|
-
Prishtinė,
24 tetor 2005 /TN /QIK -
Njė nga ngjarjet e pakta tė ruajtura nga tradita
popullore qė nga lashtėsia, ėshtė shėnuar mbrėmė nė Prishtinė
nėn patronatin e Presidentit Rugova - "Darka e lamės".
-
-
Kjo festė tradicionale e quajtur si
Dita e falėnderimit, pėr Zotin, qė gjatė vitit u ka falur gjithė
begatinė nė ushqime, por edhe nė jetė, ka mbledhur mbrėmė nė
darkė figurat mė tė rėndėsishmė politike dhe kulturore, qė nga
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram
Kosumi, komandanti i KFOR-it gjenerali Xhuzepe Valoto,
zėvendėskryeadministratori Lari Rosin, ministra, kori
diplomatik, kryetarė komunash dhe mysafirė tė tjerė, tė ftuar
pėr tė shijuar kuzhinėn tradicionale nė Hotelin Grand.
-
Vetė Presidenti Rugova i ėshtė drejtuar mysafirėve, ideator i sė
cilės festė zyrtare ishte vetė ai, duke qenė se veē tjerash
ėshtė njė nga njohėsit mė tė mirė tė gjithė historisė dhe
traditės shqiptare. Ai mysafirėve ua ka sqaruar se kjo darkė
ishte shėnimi i tretė zyrtar i kėsaj feste nė Kosovė, "Darka e
lamės", tė cilėn pėr herė tė parė e shėnuan paradhėsit tanė
ilirėt diku rreth pesė shekuj para eresė sonė.
-
"Dita e falėnderimit ėshtė njė festė tradicionale nė Kosovė qė
njihet qė nga kohėrat antike ilire-shqiptare-shekulli V para
Krishtit, pra qė 2500 vjet. Ajo ka qenė e gjallė nė popull dhe
tash e kemi zyrtarizuar dhe do tė shėnohet ēdo vit tė enjten e
parafundit tė tetorit qė lidhet me 23 tetorin e antikitetit",
tha Presidenti Rugova, duke iu drejtuat tė pranishmėve.
-
Presidenti rikujtoi se mbledhja nė kėtė darkė, ku shėrbehen
gjithė tė mirat tradicionale, qė nga brumėrat si flija, mishėrat
e qingjit, viēit, pijet si vera, pastaj turshitė, e deri tek
ėmbėlsirat, ėshtė shėnim i gjithė begatisė sė falur nga Zoti
Brenda vitit.
-
"Mund tė themi se sivjet kemi pasur prodhime tė mira nė tė
gjitha fushat. Njėherėsh ne do tė shtojmė kujdesin pėr bujqėsinė
dhe do tė krijojmė mė shumė mundėsi pėr eksportin e prodhimeve
tė Kosovės", tha ai.
-
-
Por, edhe kjo darkė, qė nėnkupton
nxjerrjen e tė gjitha bereqeteve, do tė ishte edhe mė e pasur me
njohjen e Kosovės shtet i pavarur dhe demokratik e i integruar
nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA, qė ėshtė
vullneti politik i popullit dhe i qytetarėve tė Kosovės.
-
"Jemi sonte kėtu sė bashku, po ashtu, pėr t'iu lutur Zotit qė nė
vitin tjetėr tė na falė mė shumė tė mira. Darka e lamės sivjet
bėhet mė madhėshtore sepse bie nė vitin e shėnimit tė 600-
vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut", tha
Presidenti Rugova nė fund tė fjalės sė tij, i pėrcjellė me
duartrokitje dhe pėrzemėrsi si gjithėherė prania e tij.
|
|