|
-
Prishtinė, 24 tetor 2005 / TN
-
-
Nga: Komiteti i Prindėrve tė Arsimit tė Kosovės (KPAK)
-
-
Pėr: Ministrin e MASHT z. Agim Veliu
-
Opinionit dhe mediave
-
SBASHK-ut
-
-
-
z.
Ministėr,
-
-
Tė
shqetėsuar tej mase me rrjedhat nė arsimin e Kosovės dhe pėr
shkak tė humbjeve tė mėdha tė nxėnėsve dhe fėmijėve tanė, por
edhe pėr shkak se greva ka humbur kuptimin social dhe ajo mund
tė quhet gjithēka por jo mė grevė,
-
-
Ascociacioni i prindėrve tė Kosovės ndanė shqetėsimin dhe
brengėn e thellė pėr gjendjen e rėndė tė arsimtarėve tė tė
gjitha niveleve tė arsimit.
-
-
Ne
jemi tė bindur qė kėrkesat e mėsimdhėnėsve janė tė arsyeshme,
sikur qė Qeveria dhe MASHT i ka vlerėsuar qė nga fillimi.
-
-
Mirėpo, pas marrėveshjes sė 6 tetorit 2005 nė mes tė Qeverisė,
BSPK-sė dhe Kėshillit grevist si dhe pas fillimit tė punės sė
komisioneve tė pėrbashkėta, greva e vazhduar nga SBASHK,
konsiderojmė se ėshtė thellėsisht e pakuptueshme, e papranueshme
dhe nuk mund tė tolerohet mė nga ne prindėrit.
-
-
Kjo sidomos pas bėrjes publike tė ofertės sė mundshme tė
Qeverisė sė Kosovės e cila i ka dhėnė prioritet nivelimit tė
pagave nė sektorin e arsimit, ndėrkaq qė kanė mbetur pėr tu
trajtuar edhe sektorėt tjerė gjatė viteve tė ardhshme.
-
-
SBASHK-u duhet tė jetė i vetėdijshėm se me grevėn, mė sė shumti
humbin fėmijėt, nxėnėsit dhe studentėt. Por edhe sistemi i
arsimit dhe Kosova gjithashtu, sepse institucionet e zgjedhura
me votėn e lirė janė nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr
pavarėsinė e vendit.
-
-
Ne
e kuptojmė kontributin e madh tė arsimtarėve gjatė 15 viteve tė
fundit, por i pėrkujtojmė ata se ne prindėrit kemi ndarė nga
kafshata e gojės pėr sigurimin e atyre pagave simbolike qė kanė
qenė dedikuar vetėm pėr mėsimdhėnėsit.
-
-
Prandaj, duke marrė parasysh faktin se fėmijėt tanė tash e 4
javė kanė humbur shumė orė mėsimi, duke qenė tė bindur se oferta
e Qeverisė sė Kosovės ėshtė e sinqertė dhe ajo e mundshmja pėr
shkak tė buxhetit tė pamjaftueshėm dhe restrikisoneve nga
organizmat financiarė ndėrkombėtarė, me qėllim tė normalizimit
tė procesit arsimor nė tė gjitha shkollat e Kosovės,
-
-
KPAK, nė emėr tė tė gjithė prindėrve tė Kosovės, kėrkon nga Ju
z. Minsitėr, marrjen e tė gjitha masave ligjore qė mėsimi tė
rifillojė nė tė gjitha shkollat e Kosovės. Poashtu kėrkojmė
pėrgjegjėsi nga drejtorėt e shkollave dhe mėsimdhėnėsit.
-
-
Prindėrit e Kosovės kėrkojnė mirėkuptim nga SBSHK-u dhe i ftojnė
qė sot ta deklarojnė ndėrprerjen e grevės, kurse nga MASHT
angazhim tė shtuar pėr realizimin e marrėveshjes sė 6 tetorit.
-
-
Dr. Mentor Rruka, Kryetar i KPAK
|
|