|
23
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.10.2005)
Isabela Ēoēoli
- Daniel Serwer,
Drejtor i Programit pėr Paqen e Stabilitetin dhe Nismėn Ballkanike
nė Institutin amerikan tė Paqes, thotė se e ardhmja e Kosovės ėshtė
nė Bashkimin Evropian, megjithėse negociatat pėr satatusin e saj
pėrfundimtar do tė jenė tė vėshtira. Pėr arsye tė ngarkesės sė
madhe politike tė negociatave, ai thotė se nuk i duket ide e mirė qė
peshėn kryesore tė tyre ta mbajė OKB-ja.
Zėri i Amerikės:
Zoti
Serwer, tani qė komuniteti ndėrkombėtar ka vendosur tė fillojnė
negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, duke patur parasysh
qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė shqiptarėve, qė duan asgjė mė
pak se pavarėsia dhe tė serbėve qė janė shprehur pėr njė autonomi mė
tė madhe por nė asnjė mėnyrė pavarėsi, si e parashikoni ju ecurinė e
negociatave?
Daniel Serwer:
Unė mendoj se do tė zhvillohen negociata midis autoriteteve nė
Prishtinė dhe ekipit ndėrkombėtar si dhe midis Beogradit dhe ekipit
ndėrkombėtar. Nuk mendoj se do tė ketė shumė negociata direkte midis
Prishtinės dhe Beogradit. Ata mund tė mblidhen sė bashku po tė
paraqitet nevoja, por edhe nė Marrėveshjen e Dejtonit tek tė cilat
referohen shumė analistė nuk pati bisedime direkte midis palėve nė
konflikt.
Mendoj se
dinamika e kėtyre negociatave do tė jetė midis komunitetit
ndėrkombėtar dhe palėve. Me sa duket kėtė herė bisedimet do tė jenė
midis tė dėrguarit tė OKB-sė dhe palėve. Sinqerisht mua nuk mė
pėlqen shumė kjo ide. Unė nuk mendoj se OKB-ja mund tė pėrballojė
ngarkesėn e madhe politike qė pėrfshihet nė kėto negociata.
Mendoj se
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janė mė tė pėrshtatshme
pėr ti pėrballuar ato. Nė qoftė se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e
Bashkuara do tė tėrhiqen pėr tė lėnė OKB-nė tė provojė, pa e pajisur
me njė vendim tė qartė pėr statusin, mendoj se OKB-ja mund tė
dėshtojė dhe kjo mund tė ketė pasoja katastrofike nė Ballkan sepse
mund tė shkaktojė shpėrthimin e dhunės.
Zėri i Amerikės:
Nė botėn
e sotme ne kemi ende kombet-shtete. Pavarėsisht se cili do tė jetė
statusi pėrfundimtar i Kosovės, si e shikoni ju konfigurimin e
Ballkanit dhe mė gjerė tė Evropės me kėtė entitet tė ri?
Daniel Serwer:
Nuk mendoj se
ne mund ta lejojmė Kosovėn tė jetė njė pėrjashtim nė Evropė. Ajo
nuk mund tė mbetet jashtė programit Evropian. Bashkimit Evropian hyn
nė bisedime pėr anėtarėsim vetėm me shtete sovrane. Duhet ta bėjmė
tė qartė qė nė fillim se cilido tė jetė statusi i saj, Kosova do tė
bėhet anėtare duke hyrė nė negociata tė drejtpėrdrejta me Bashkimin
Evropian si shtet sovran ose si pjesė e Sėrbisė. Ky i fundit ėshtė
njė variant qė vėshtirė se realizohet.
A do tė jetė
Serbia gati tė qendrojė jashtė Bashkimit Evropian deri sa Kosova tė
pėrmbushė kushtet pėr anėtarėsim? Unė mendoj se jo. A do tė
anėtarėsohet Serbia nė Bashkimin Evropian duke patur Kosovėn si
pjesė tė saj por pa patur autoritetin tė negociojė nė emėr tė saj?
Mendoj se jo. Tė gjitha kėto do tė diskutohen gjatė negociatave. Nuk
e di se cili do tė jetė rezultati i negociatave, por e di se Kosova
duhet tė jetė si gjithė pjesa tjetėr e Ballkanit, anėtare e
Bashkimit Evropian.
Pra, Kosova
duhet tė jetė shtet sovran ose pjesė e njė shteti sovran kur tė hyjė
nė Bashkimin Evropian. Ky do tė jetė njė kusht pėr anėtarėsim. Ka
disa raste kur pjesė tė shteteve janė lėnė pėrkohėsisht jashtė
Bashkimit Evropian, si pėr shembull njė pjesė e Qipros. Por askush
nuk ėshtė i kėnaqur me statusin e Qipros. Ėshtė shumė e vėshtirė tė
mendohet mėnyra e hyrjes nė Bashkimin Evropian e kėsaj pjese tė
Qipros. Nuk mendoj se ky ėshtė njė shembull qė Brukseli kėrkon tė
ndjekė nė tė ardhmen.
Unė mendoj se
rruga e Kosovės ėshtė e qartė. Ajo do tė arrijė atje si njė shtet
sovran ose si pjesė e njė shteti sovran. Kjo do tė vendoset gjatė
negociatave.
Zėri i Amerikės:
Krahas
hartės ndoshta tė re politike tė rajonit tė Ballkanit, si e
parashikoni zhvillimin e dinamikės sociale nė Kosovė? A ėshtė
realisht i mundur pajtimi mes komuniteteve shqiptare dhe serbe?
Daniel Serwer:
Ekziston njė
bazė e vogėl pajtimi midis pak njerėzve. Mendoj se ka tė rinj qė
shkojnė mirė me njėri-tjetrin, tė cilėt kanė organizuar aktivitete
tė rėndėsishme sė bashku, si fushatat kundės korrupsionit e tė tjera.
Por nė pėrgjithėsi ėshtė bėrė shumė pak nė kėtė drejtim. Kufizimet e
lėvizjes sė lirė kanė qenė tė mėdha. Serbia ka ndaluar kosovarėt, tė
cilėt i konsideron shtetas tė saj, tė hyjnė nė Serbi, duke refuzuar
tė pranojė dokumente tė Kombeve tė Bashkuar ose targa makinash tė
OKB-sė.
E njejta gjė
edhe nė Kosovė. Kėto janė kufizime tepėr tė rėnda tė lirisė sė
lėvizjes, qė pengojnė marrėdhėniet midis serbėve dhe shqiptarėve.
Sipas mendimit tim ajo qė kėrkon Beogradi ėshtė qė serbėt tė ndihen
nė territorin e tyre nė Kosovė. Ata kėrkojnė njė ndarje etnike. Kjo
ėshtė njė zgjidhje qė u provua dhe dėshtoi nė Bosnjė dhe nuk mendoj
se duhet tė praktikohet pėrsėri.
Zėri i Amerikės:
Cili do
tė ishte rezultati logjik i negociatave qė do tė pranohej nga tė dy
palėt?
Daniel Serwer:
Tė gjithė
pėrpiqen tė mė bėjnė tė shpreh mendimin tim lidhur me rezultatin e
negociatave. Nuk ka rėndėsi se ēfarė mendoj unė. Do tė jetė njė
zgjidhje komplekse, me shumė marrėveshje dhe jo njė status tė
vetėm. Probleme si shtetėsia, kompensimi pėr rrogat dhe pensionet e
prapambetura, borxhet tek banka botėrore dhe njė seri problemesh tė
tjera do tė duhet tė zgjidhen.
Nuk do tė
ēuditesha tė shikoja disa institucione tė pėrbashkėta midis Kosovės
dhe Serbisė. Kosova ndodhet nė Ballkan, ka njė pakicė serbe e cila
duhet tė lejohet tė qendrojė atje dhe tė ruajė kulturėn dhe
monumentet e saj. Ka mjaft raste nė botė kur armiqtė e sotėm janė
bėrė miqtė mė tė ngushtė tė sė nesėrmes.
|