|
23 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.10.2005)
Sabina Castelfranco -
Dhjetra arrestime
janė bėrė kudo nė Evropė nė kuadrin e masave kundėr krimit tė
organizuar pas vrasjes sė njė politikani nė Kalabri tė Italisė
jugore. Ndėrkohė, politikanėt italianė po reagojnė ndaj njė
deklarate tė bėrė nga prokurori i ri i anti-mafias, sipas tė cilit
njė nga bosėt kryesorė mafiozė tė vendit, i cili prej 40 vjetėsh i
ka shpėtuar drejtėsisė, vazhdon tė mbrohet nga politikanėt dhe nga
zyrtarėt e policisė.
Policia
italiane thotė se mbi 50 vetė nė tė gjithė Evropėn janė arrestuar
pėr trafik droge, nė kuadrin e hetimeve rreth njė rrjeti
ndėrkombėtar tė kontrolluar nga ndrangheta me qendėr nė Kalabri.
Operacioni
dyditor ka ēuar nė arrestime nė Itali, Spanjė, Francė, Belgjikė,
Holandė dhe Serbi e Mal tė Zi. Nga kėrkimet u sekuestruan mė shumė
se 45 kilogram kokainė.
Pėr shumė
vite me radhė, trafiku ndėrkombėtar i kokainės ėshtė kontrolluar
kryesisht nga organizata kriminale 'ndrangheta, thotė Komandanti i
Policisė Gianpaolo Ganzer.
Autoritetet
thonė se n'drangheta cilėsohet sot si grupi mė i rrezikshėm dhe mė i
fuqishėm i krimit nė Itali, i cili ka zėnė vendin e Mafias siciliane.
Arrestimet u bėnė si kundėrpėrgjigje ndaj vrasjes tė dielėn tė
nėnkryetarit tė qeverisė rajonale tė Kalabrisė.
Hetimet rreth
vrasjes sė kėtij politikani tė qendrės sė majtė vazhdojnė por
mendohet se autore e vrasjes ėshtė 'ndrangeta.
Ministri i brendshėm
italian Giuseppe Pisanu tha se po dėrgon forca tė tjera tė
specializuara nė Kalabri.
"Ne e shohim 'ndranghetėn si njė
shumėkombėshe tė madhe tė krimit e cila ka bazėn e saj historike nė
Kalabri."
Ai shtoi se
kjo nuk do tė jetė thjesht njė kundėrgoditje e pėrkohshme por njė
angazhim qė do tė zgjasė deri sa kjo organizatė e krimit tė jetė
mposhtur.
Ndėrkohė,
politikanėt reaguan ndaj komenteve tė prokurorit tė ri tė antimafias
Pietro Grasso, i cili tha se politikanė dhe zyrtarė tė policisė
vazhdojnė tė mbrojnė bosin kryesor tė mafias Bernardo Provenzano
dhe se kjo ėshtė arėsyeja qė ai vazhdon ti shpėtojė drejtėsisė prej
4 dekadash.
Zoti Grasso tha se
njerėz tė profesioneve tė ndryshėm, politikanė, biznesmenė dhe
zyrtarė policie vazhdojnė ta mbrojnė bosin e mafias duke lejuar qė
ai ti shpėtojė drejtėsisė, tha zoti Grasso..
Ministri i Drejtėsisė Roberto Castelli tha se prokurori i antimafias
duhet tė japė shpjegime pėr komentet e tij. Por zoti Grasso tha se
nė komentet e tij nuk kishte asgjė tė re. Politikanėt janė tė ndarė
midis atyre qė mendojnė se deklaratat e prokurorit ishin tė
guximshme dhe atyre qė thonė se kishin mbetur tė habitur dhe
kėrkojnė sqarime pėr kėto deklarata.
|