|
22
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.10.2005) -
Siria e cilėsoi
si tė pabazė dhe tė motivuar politikisht, raportin e OKB-sė, qė e
lidh njė prej zyrtarėve tė saj tė lartė tė zbulimit me vrasjen e ish
Kryeministrit tė Libanit Rafik Hariri.
Hetuesi i OKB-sė, Detlev Mehlis, botoi dje raportin prej 54 faqesh
ku thuhet se vrasja ishte e planifikuar para disa muajsh. Ai thotė
se tė dhėna tė shumta tė ēojnė nė njė drejtim, nė pėrfshirjen e
Sirisė dhe Libanit. Ish kryeminsitri Hariri u vra nė shkurt nga
shpėrthimi i njė makine bombė.
Mes
personave tė pėrfshirė nė atentat ėshtė shefi i shėrbimeve siriane
tė zbulimit, i cili ėshtė kunati i Presidentit tė Sirisė Bashar
al-Asad.
Nė
Bejrut ligjvenėsit anti-sirianė, tė cilėt dyshonin prej kohe nė
pėrfshirjen e Sirisė, e pėrshėndetėn raportin dhe bėnė pėrsėri
thirrje qė Presidenti i Libanit Emile Lahud, njė aleat i ngushtė i
Sirisė, tė japė dorėheqjen.
Tė
martėn zoti Mehlis do tė informojė Kėshillin e Sigurimit pėr
raportin e tij, i cili pritet ta izolojnė mė tej kėtė vend.
Shtetet e Bashkuara reagojnė pėr raportin e OKB-sė
Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se raporti i Kombeve tė
Bashkuara pėr vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri, qė
implikon zyrtarė sirianė dhe libanezė ėshtė shumė shqetėsues. Ajo
thotė se pėrpjekjet diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara pėr kėtė
ēėshtje do tė bėhen nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve
tė Bashkuara.
Zyrtarėt amerikanė e prisnin qė nė raport do tė flitej pėr lidhje tė
figurave siriane dhe libaneze tė shėrnbimeve tė fshehta me vrasjen e
Haririt dhe sekretarja Rice ėshtė kosultuar me zyrtarė tė lartė
rusė, britanikė dhe francezė ditėt e fundit, si edhe me Sekretarin e
Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan pėr hapat e
mundshme.
Sekretarja e Shtetit bėri komentet e para pėr raportin e hetuesit tė
OKB-sė Detlev Mehlis nė shtetin e saj tė Alabamės, ku ajo ka ftuar
Sekretarin e Jashtėm britanik, Jack Straw pėr tė kaluar fundjavėn.
Ajo
u tha gazetarėve qė udhėtojnė me tė se edhe njė lexim fillestar i
raportit, ėshtė trodnitės, pasi implikon zyrtarė sirianė dhe se
duket qartė se Siria nuk ka bashkėpunuar nė hetimin e OKB-sė.
Ajo
tha se Shtetet e Bashkuara do tė konsultohen me anėtarė tė tjerė tė
Kėshillit tė Sigurimit gjatė dy ditėve tė ardhshme dhe se kėshilli
qė do tė mblidhet gjatė dy ditėve tė ardhshme pėr kėtė ēėshtje do tė
jetė qendra e vendim-marrjes pėr hapat e mėtejshme.
Nė
Washington, zyrtari mė i lartė i Departamentit tė Shtetit pėr
Lindjen e Mesme, David Welch bėri komente edhe mė tė detajuara.
Zoti Welch, nėnsekretari i shtetit pėr ēėshtjet e lindjes sė afėrt
tha nė Qendrėn e Shtypit nė Washington se pėrfundimet kryesore tė
hetimit, sjellin implikime tė rėnda.
Cilat janė
kėto elemente? Po i pėrsėris edhe njė herė pėr ju. Ky krim ėshtė
kryer pėr motive politike. Sė dyti, mesa duket ka patur njė
konspiracion tė sofistikuar, organizimi i sė cilės ėshtė shpjeguar
me hollėsi nė raport. Sė treti, pėrmenden deklarata tė rreme,
mungesė bashkėpunimi dhe dėshmi tė sajuara dhe arrihet nė
pėrfundimin se prokurori ka arsye qė tė japė argumentin qė ishte
marrė njė vendim pėr tė vrarė Rafik Haririn dhe se kjo nuk mund
tė bėhej pa miratimin e zyrtarėve tė lartė sirianė
dhe nuk mund tė ishte organizuar pa bashkėpunimin e homologėve tė
tyre libanezė.
Zoti Welch tha se Shtetet e Bashkuara janė nė krah tė popullit
libanez, tė familjeve tė viktimave tė sulmit me makinė bombė ndaj
zotit Hariri shkurtin e kaluar dhe nė krah tė komunitetit
ndėrkombėtar, duke bėrė thirrje pėr tė gjetur fajtorėt pėr atė qė
ai e quajti njė akt tė tmerrshėm.
Ai
theksoi se Shtetet e Bashkuara tėrhoqėn ambasadorin e tyre nga
Damasku, pak pas vrasjes sė ish-kryeministrit dhe kanė vendosur disa
sanksione kundėr qeverisė sė Damaskut, nė bazė tė njė ligji miratuar
nga Kongresi para dy vjetėsh.
Presidenti Bush mund tė vendosė masa mė tė ashpra ndėshkuese, nė
bazė tė ligjit. Pėrveē shprehjes sė shqetėsimeve pėr vrasjen e
Haririt, administrata e Presidentit Bush ka thėnė se Siria ka lejuar
ekstremistė islamikė tė kalojnė tranzit nė territorin e saj, pėr
tu bashkuar me kryengritėsit nė Irak, si edhe ka mbėshtetur
fraksionet palestineze qė janė kundėr pėrpjekjeve pėr paqe me
Izraelin.
Nė
njė dėshmi nė senat kėtė javė, Sekretarja Rice tha se administrata
po shyrton masat diplomatike lidhur me aktivitetet siriane dhe
iraniane nė lidhje me Irakun, por se gjithashtu nuk do tė
pėrjashtonte mundėsinė e pėrdorimit tė forcės, duke shtuar se ajo
nuk mund tė komentonte mbi kompetencat qė i takojnė presidentit.
|