|
22 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.10.2005) -
Ministri
hungarez i shėndetėsisė Jeno Racz tha se provat me vaksinen e gripit
tė shpendėve tė prodhuar nga vendi i tij tregojnė se vaksina ėshtė
100 pėrqind e efektshme tek njerėzit.
Shtypi hungarez thotė se 8 vende kanė shprehur interes pėr vaksinėn.
Edhe vende tė tjera, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara po punojnė pėr
njė vaksinė kundėr gripit tė shpendėve.
Ndėrkohė zyrtarėt tailandezė tė shėndetėsisė thonė se djali shtatė
vjeēar, i njė burri qė vdiq kohėt e fundit nga gripi i shpendėve, po
pėrmirėsohet dhe ai pritet qė ta marrė veten plotėsisht.
Ende nuk dihet nė se ai e mori virusin nga i jati, apo nga kontakti
me shpendėt. Nė Hong Kong, autoritetet thanė se do tė mbyllin
kufirin me Kinėn, nėse virusi i gripit tė shpendėve shndėrrohet nė
njė formė qė transmetohet mes njerėzve.
Virusi u gjet kėtė javė nė shpendė tė rajonit tė Mongolisė sė
Brendshme. Gripi i shpendėve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60
personave nė Azi qė nga viti 2003.
Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort tė
negociojė me 4 firma tė tjera pėr ti lejuar ato tė prodhojnė
variante tė ilaēit Tamiflu, qė pėrdoret pėr trajtimin e gripit tė
shpendėve tek njerėzit.
Marrėveshjen e bėnė tė ditur dy senatoirė amerikanė pas takimit me
drejtues tė firmės zvicerane. Firma Roche mban patentėn eskluzive
tė ilaēit Tamiflu, qė po blehet nga qeveri tė ndryshme nė mbarė
botėn.
|