| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Asht turp pėr
Ferizajn, qė njė rrugė a shesh tė ketė emrin e E.H., kėtij monstri
tiranik mishngranės tė shekullit bashkėkohor...! |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 21
tetor 2005 /TN
Nga
Sami Repishti
-
Personalisht, jam arrestue, torturue, dhe dėnue me 15 vjet
burg tė randė nė moshėn 21 vjeēare, qė nga viti 1946, nga
aparati shtypės i kriminelit komunist E.H. Njera nga akuzat ka
qenė kėrkesa ime pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipninė. Pėr 60
vjet me rradhė, e papushim, kam punue pėr suksesin pėrfundimtar
tė popullit kosovar, e pavarėsinė e plotė tė Kosovės shqiptare.
-
I nderuari zoti Rexhepi,
-
Kėto ditėt e fundit, kam lexue nė gazetėn ILLYRIA tė Nju Jork-ut
(nr. 1482, dt. 23-26 shtator 2005, f. 14), nji artikull, qė
mbante titullin: "Kosovė, 500 firma pėr Enver Hoxhėn", dhe
"Korrieri" Tiranė. Sipas kėtij artikulli, rreth "
500
nėnshkrime tė protokolluara dhe tė dorėzuara nė Komisionin pėr
Emėrtimin e Rrugėve dhe Shesheve, nėpėrmjet tė cilave, kėrkohet
emėrtimi i njė rruge a sheshi me emrin e ish - udhėheqėsit
komunist nė qytetin Ferizaj."
-
Ky propozim, shkruhet nė artikull, pėrkrahet nga zyrtarėt e
lartė tė komunės Ferizaj, Remzi Hasani, Rexhep Sadiku e Hamdi
Reka (kryetar i Shoqatės pėr Bashkimin Gjithėkombėtar), i cili,
shprehet kėshtu: "
Ferizaj, ėshtė njė qytet revolucionar. Ėshtė
turp qė njė rrugė a njė shesh mos tė ketė emrin e Enver Hoxhės,
kėtij kolosi tė historisė sonė
etj."
-
Nji informatė e tillė, ka tronditur thellėsisht lexuesit e
bashkėsisė shqiptaro - amerikane. Shumica e tyne, janė viktimė e
pafajshme ose familjarė tė viktimave tė terrorit 45 vjeēar
komunist nė Shqipni, nji sistem i frymėzuem e i imponuem
kryesisht nga satrapi aziatik, E.H.
-
Kur mendohet se kėrkuesit, janė individė me nji shkallė arsimore
pak e shumė tė naltė, nji kėrkesė e kėtillė kalon kufijtė e sė
zakonshmes. Ajo paraqitet si nji shtrembėrim i qėllimshėm i
realitetit komunist enverist nė Shqipni dhe nji monstruozitet
moral, njikohsisht.
-
Tė zėsh me gojė emnin e dikatorit mė tė keq, qė ka njohur atdheu
ynė shqiptar nė historinė e tij tremijėvjeēare Ballaban Pasha,
Esat Toptani, Haxhi Qamili dhe Sinan Hasani juaj, janė tė vegjėl
para tij, tė tregosh respekt pėr kėtė figurė, qė trathtoi ēdo
gjė, qė asht ma e shejtė pėr ēdo shqiptar, qė nga humbja e
pavarėsisė shqiptare nė 1945 - 1948, deri tek trathtia e madhe,
qė ai i bani Kosovės martire gjatė gjithė jetės sė tij, t'a
quash atė "kolos i historisė sonė", tregon se "historianėt" e
revizionizmit komunist shqiptar tė Kosovės, janė aq symbyllur
dhe fanatikė, sa qė nuk shohin gjakun e pafajshėm tė mė shumė se
6.000 vėllazėnve dhe motrave tė pushkatuem ose tė vrarė nė
torturė nga monstri komunist nė Shqipni;
do tė thotė tė mos dėgjosh gjamet, ulėrimat, vajtimet e ma shumė
se 50.000 tė burgosunve politikė e tė familjeve tė tyne (shumė
nga ata tė denuem pse kėrkuen bashkimin e Kosovės me Shqipninė);
do tė thotė tė mos kesh asnji ndjenjė njerėzore pėr familjet e
internuera prej vitit 1945 dhe deri nė vitin 1990, katėrdhetė e
pesė vjet pa nderpremje;
do tė thotė tė mos kesh asnji shqetėsim pėr qindra mijėra
punėtorė, qė u banė robėr modernė tė punishteve shtypėse
shtenore;
tė injorosh qindra mijėra fshatarė, bujkrobė tė klikės sunduese,
qė i shfrytėzoi deri nė palc nė kooperativat bujqėsore, qė nuk
ushqyen as edhe familjet e tyne;
don me thanė tė mos mėshirosh mijėra intelektualė tė aftė dhe tė
ndershėm shqiptarė, qė u zhdukėn pa gjurmė, u mbytėn nė burgjet
e errėta komuniste shqiptare, ose u internuen nė fshatrat ma tė
humbuna tė Shqipnisė, qė tė ndėrpritej krijimtaria e tyne, dhe
qė shpiegon shkretėtirėn letrare tė Shqipnisė pėr ma shumė se 45
vjet
I nderuemi zoti Rexhepi,
-
Pėrsonalisht, jam arrestue, torturue, dhe dėnue me 15 vjet burg
tė randė nė moshėn 21 vjeēare, qė nga viti 1946, nga aparati
shtypės i kriminelit komunist E.H. Njera nga akuzat, ka qenė
kėrkesa ime pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipninė. Pėr 60 vjet me
rradhė, e papushim, kam punue pėr suksesin pėrfundimtar tė
popullit kosovar, e pavarsinė e plotė tė Kosovės shqiptare.
-
Sot, kam kėnaqėsinė e madhe tė shoh se Kosova asht e lirė, shtet
qė po lind nėn protektoratin e OKB-s, me pushtetet e veta
legjislative, ekzekutive dhe pjesėrisht gjyqsore, e nė
pėrgaditje pėr fazėn ė fundit: pėrcaktimin e statusit final tė
Kosovės.
-
E gjithė bota shqiptare, asht e mobilizueme, pėr nji qėllim kaq
tė naltė, nė tė dy anėt e kufinit artificial shqiptar. Synimi i
ēdo shqiptari sot, asht tė ndėrtohet nji Kosovė e lirė, e
pavarun, demokratike, e bashkueme dhe europiane
-
Besoj, se edhe ju jeni dakord me kėtė pėrcaktim.
-
Por "demokraci", nuk do tė thotė aprovimi, dhe akoma ma keq,
naltsimi, himnizimi i diktaturės sė proletariatit, shpikja ma e
shemtueme e shekullit njizet. Me ngritė "komunizmin" e sidomos
"enverizmin", si forma ma e pėrēudnueme e komunizmit nė Europė,
don me thanė, njeriu duhet tė jetė ose krejt ekstra-territorial,
banor i nji bote tjetėr jashtė botės sonė tė pėrbashkėt, ose nji
qėllimkeq, qė pėrpiqet tė sjellė mbrapa katastrofen
vdekjeprurėse tė Shqipnisė ish-rregjimin enverist.
-
Vetėm kėshtu e kuptoj unė pėrpjekjen me "rihabilitue" ose ma keq
"me nderue" E.H. kėtė pjellė tiranike tė historisė sonė
bashkėkohore. Prandej, asht turp pėr Ferizajn, qė nji rrugė a
shesh tė ketė emrin e E.H., kėtij mostri mishngranės tė
shekullit tonė bashkėkohor
!
-
Si vėlla shqiptar, e quej pėr detyrė morale dhe qytetare tė
dorės sė parė me ēfaqė mendimin tim, nė lidhje me "kerkesėn" e
masipėrme.
-
Uroj me gjithė zemėr qė tė vini dorėn nė zemėr, e tė gjykoni me
zemėr tė hapun dhe mendje tė lirė tė kaluemen tragjike tė 3.5
milion vėllazėnve e motrave tueja shqiptarė nė ish- Shqipninė
komuniste, para se tė merret vendimi i fundit.
-
Unė kam besim nė arsyen dhe ndėrgjegjėn tuej.
-
Me nderime mė tė mira,
-
Sami Repishti Ph.D.
-
City University of New York
-
Ish i burgosun politik (1946 - 1956)
-
dhe aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|