|
21
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.10.2005)
Ardita Simiēia,
Uashington
Organizata pėr lirinė e shtypit Gazetarėt pa Kufi, nxori sot
raportin
e pėrvitshėm mbi lirinė e shtypit nė botė. Shqipėria ka
shėnuar kėtė vit njė rėnie, duke u renditur 12 vende mė poshtė se
vitin e kaluar. Ndėrkohė Kosova pėr herė tė parė shfaqet nė
raportet e kėsaj organizate, nė vend tė 100 nga 167 vende gjithsej,
pra me probleme tė shumta pėrsa i takon shtypit. Nė njė bisedė
pėrfaqėsuesja e kėsaj organizate pėr Evropėn, Paskal Bonamur foli
pėr faktorėt kryesorė mbi tė cilėt u bazua organizata pėr
klasifikimin e saj:
Faktori kryesor i rėnies sė Shqipėrisė nė renditje, thekson zonja
Bonamur, ishte dhuna fizike e ushtruar nga njė zyrtar i qeverisė
lokale tė Korēės ndaj gazetares, Juliana Dimitri, gjatė njė debati
tė tij politik me njė rival. Siē shpjegon shefja e zyrės pėr
Evropėn e Organizatės Gazetarėt pa Kufi, raporti ėshtė bazuar nė
rezultatet e njė pyetėsori me 50 kritere, qė plotėsohet nga dy
burime tė pavarura nga shtatori 2004 deri nė shtator 2005.
Problem tjetėr serioz nė Shqipėri ėshtė ndikimi i interesave tė
biznesit mbi shtypin, gjė qė bėn tė nevojshme kualifikimin e
gazetarėve pėr tė balancuar nevojat financiare tė shtypit me
pėrgjegjėsinė e tyre pėr informim tė pavarur:
Gazetės i duhen fonde, por ekziston edhe problemi i etikės
profesionale dhe vija ndarėse ndėrmjet kėtyre dy pėrparėsive pėr fat
tė keq nė Shqipėri ėshtė disi e zbehtė. Zgjidhje tė mundshme tė
kėtij problemi, do tė ishin ndryshime nė kodin ligjor dhe caktimi i
standarteve pėr shtypin qė pėrputhen me ato ndėrkombėtare.
Por
ky ėshtė njė problem qė kėrkon shumė kohė, thotė zyrtarja e
organizatės. Raportet pėr lirinė e shtypit nė botė, Organizata
Gazetarėt pa Kufi filloi ti botojė para 4 vjetėsh dhe sivjet, pėr
herė tė parė nė to ėshtė renditur edhe Kosova.
Kosova
ndodhet nė vendin e 100-tė nga 167 vende nė renditje.
Kjo renditje tregon se Kosova ka marrė vlerėsim shumė tė dobėt. Njė
ndėr arsyet ėshtė vrasja e njė gazetari tė sė pėrditshme Bota Sot nė
muajin qershor nga plagėt e marrė nga persona tė paidentifikuar.
Sipas zonjės Bonamur, njė problem i mprehtė nė Kosovė, ėshtė
anėshmėria e shtypit nė vija etnike:
Nė
Kosovė gjendja ėshtė veēanėrisht e vėshtirė pasi ka komunitete tė
ndryshme tė detyruara tė bashkėjetojnė me njėri-tjetrin. Kjo ka
ēuar edhe nė politizimin e gazetarėve.
Megjithatė, zonja Bonamur shprehet optimiste se Kosova do tė lėvizė
nė njė pozicion mė tė mirė me konsolidimin e demokracisė dhe se me
pėrparimin e procesit politik do tė pėrmirėsohet edhe liria e
shtypit. Ky ėshtė edhe funksioni i kėtij raporti, thotė zyrtarja,
pra vėzhgimi nga afėr i mbarėvajtjes sė lirisė sė shtypit nė vende
tė ndryshme nga njė vit nė tjetrin.
Organizata Gazetarėt pa Kufi nuk ėshtė e angazhuar nė ndihmė tė
drejtėpėrdrejtė pėr shtypin nė kėto vende, por pėrdor kėtė raport si
mjet pėr tė ushtruar presion mbi qeveritė pėrkatėse qė ti krijojnė
hapėsirėn e nevojshme shtypit tė lirė.
Raporti arrin nė njė numėr pėrfundimesh interesante, dhe disi tė
papritura: Pėr shembull, nuk ka lidhje ndėrmjet zhvillimit ekonomik
tė njė vendi dhe nivelit tė lirisė sė shtypit. Pėr shembull disa
vende si Benini dhe Mali, renditen mė lart edhe se vende anėtare
tė Bashkimit Evropian si Italia dhe Spanja.
Raporti thekson gjithashtu se liria e shtypit nuk varet nga
jetėgjatėsia e njė shteti dhe se ka edhe shtete tė sapo-krijuara si
Sllovenia, Estonia, Letonia, apo Bosnje-Hercegovina, qė renditen
lart nė listė.
|