|
-

-
- 21
tetor 2005 /TN
-
Nga Gjon Frani IVEZAJ, historian
-
Kelmendi
tokė e trimave tė lirisė
-
-
"Mbas shekullit VIII zhduken ngadalė tė gjitha kėshtjellat
romako - bizantine, tė cilat, nuk morėn karakter qyteti. Duket
se mė sėshumti qėndroi fortesa Klementina (te Prokopi), e cila,
duhet kėrkuar te dogana mesjetare e Shėn Spasit nė Drin. Nė
shek. XII nga ky fortifikim merr emrin fisi shumė i fortė i
klementinėve (shqip Kelmen) embrioni mesjetar i tė cilit zinte
vendin nė rrugėn romake ushtarake Shkodėr - Pukė - Prizren."
-
Milan Shuflaj
-
-
Ushtarė shqiptarė, burimi:
Londėr 1809
-
"Serbėt dhe shqiptarėt"
-
-
Kelmendi, ėshtė njė krahinė e madhe, i njohur, me emėr tė madh
nė historinė e popullit shqiptar. Duke ndjekur gjurmėt e kėsaj
krahine ende sot ushtrojnė si jehonė krismat e armėve, thirrjet
e malėsorėve pėr kushtrimin pėr liri, si kreshta qė kanė shkruar
historinė pėrmes tytės sė flaktė tė pushkės, baruti i sė cilės,
ėshtė gatuar mes bjeshkėve, qė i kėndonte me zjarr lirisė e
flamurit kombėtar.
-
Orėt e zanat ishin bashkėudhėtare tė banorėve tė kėtyre maleve,
qė u jepnin bukuri, zgjuarėsi e pathyeshmėri kreshnike trimave
legjendarė gjatė historisė, duke mbijetuar deri nė ditėt tona.
Nora dhe Kelmendi e anasjelltas, janė sinonim tė njera tjetrės.
Nėna Hana dhe babai i saj Vok Mirash Uci ishin nga Selca. I
tillė ishte dhe trimi Memė Smajli, Prenkė Cali (1872 - 1945),
etj., tė cilėt, luftuan pėr mbrojtjen e trojeve tona me armė nė
dorė.
-
Cok Kiri Rudaj erdhi nė jetė nė njė shtėpi tė thjeshtė malėsori
mes kreshtave tė thepisura tė Selcės sė Kelmendit nė vitin 1853.
Ky fshat shtrihet atje ku lugina e Selcės ėshtė mė e zgjeruar.
Sipas legjendės, emri i fshatit, ėshtė trashėguar nga njė
paraardhės i banorėve qė quhej Seli, por mė e besueshme ėshtė
prejardhja e emrit nga fjala sllave sellac, qė shqip do tė thotė
fshat.
-
-
Pėrsa i pėrket fiseve Edith Durham shkruan, se Selca rrjedh nga
dy fise Selcė Gjonoviqi, shumica nga stėrgjyshi Klimenti, dhe
Selcė Rabijenoviqi, gjak tjetėr me lidhje fisi afėr Rjekės.
Banorėt e Selcės, kanė gjetur forcėn dhe burimet e jetės nė
peisazhin malor, duke u bėrė kompakt si toka dhe mali. Dėshira
pėr tė qenė tė lirė, bėri qė tė ngrihen kundėr ēdo pushtuesi.
Objektet e natyrės sė kėtij vendi janė nė tė vėrtetė edhe pjsė
tė njė kėshtjelle trimėrie.
-
Betejat antiturke i tregon qafa e Kėstecit dhe Suka e Mkushit.
Aty nė Zall tė Bruzit, trimėresha e Kelmendit, Nora, ruajti
nderin e lirinė, duke therė Pashain turk. Kėtu ėshtė vendlindja
e Dedė Gjerit, Nikė Lekės, komandantė tė pamposhtur nė luftrat
pėr liri.
-
Gjyshi Gjergj Rudi, ka luftuar me Kaēel Turkun. Ai ka
pėrfaqėsuar krahinėn e Kelmendit, duke qenė Bajraktar, nė ballė
pėrherė si flamurtar nė luftrat heroike tė zhvilluar, kundėr
ushtrive pushtuesve turke dhe malaziase. Brez pas brezi kjo
shtėpi ka nxjerr trima, mendimtarė, prijės tė luftės e kuvendit,
pėr tė cilėt flet vetė nėna histori. Janė tė njohura lėvizjet
emėdha tė popullsisė nė tė gjitha viset dhe kohėt. Prej luftrave
Cok Kiri, ka ilur nga vendlindja e tij Kelmendi nė moshėn 24
vjeē dhe vendoset nė Shtoj tė Ulqinit nė vitin 1854.
-
Gjithnjė si njė trim i vėrtetė, ka pas nė zemėr lirinė e vendit,
duke marrė pjesė nė tė gjitha luftrat ēlirimtare. Ai arriti tė
behet kryekomandanti i ushtrisė shqiptare, qė luftonte me
vetmohim dhe me njdjenjė tė lartė krenarie kundėr ushtrisė dhe
garnizone turke tė stacionuar nė Shkodėr, Ulqin etj. Ai shembull
tė lartė heroizmi tregoi sėbashku me trimat e tjerė qė e
shoqėronin edhe nė betejat e ashpra e tė pėrgjashme kundėr
ushtrisė shoviniste serbe e malaziase.
-
-
-
Cok Kiri Rudaj, pjesėmarrės nė "Lidhjen e Prizrenit" 1878
-
-
Tashma nė librat e historisė, krahas figurave tė shquara tė
kombit tonė qė nėnshkruan pėr kėtė dalėzotje tė interesave tė
shenjta tė kombit shqiptar, qėndron edhe firma e trimit energjik
e sypatrembur bajraktarit tė Kelmendit Cok Kiri Rudaj.
-
Aatij natyra e Zoti i kishte dhuruar zgjuarėsinė, trimėrinė,
besėn, urtinė, vendosmėrinė pėr t'i ēuar gjėrat deri nė fund,
bujarinė, mikpritjen nė oden e madhe plot burra, tolerancėn,
nderin pėr mikun e plumbin pėr armikun, zmergjerėsinė dhe
dashurinė pėr njerėzit qė kishin nevojė pėr ndihmen e tij
bujare.
-
Mbi tė gjitha tek ai spikati dhe u ruajt nė lartėsinė e maleve
kreshnike besa e dhėnė, gjė qė i ruajti atij gjithmonė nderen si
prijes malesh, konakut, kuvendesh nė logun e burrave dhe pranė
sofrės pėrherė tė shtruar me bukė e krypė e zemėr pėr tė miqtė
dhe kalimtarėt qė trokitėn nė shtėpinė e famshme tė tyre.
-
Cok Kiri i kishte dhuruar Zoti, cilėsinė pėr tė gjykuar ngjarjen
politike tė kohės nė vendlindje, shtoj tė Ulqinit qė u vė atdheu
i dytė i tij, trazimet dhe erėrat e kėrcėnimeve qė do t'i vinin
trojeve etnike shqiptare e popullit tonė nga synimet grabiqare
tė fiqnjėve, tė nxitur dhe pėrkrahur nga oborret e diplomacisė
europiane asokohe.
-
Ai e dinte se Europa kishte mbetur nė heshtje kur trojet e
Arbėrit u mėsyen nga bisha e egėr e Perandorisė Otomane tė
sulltanėve tė Bosforit qė me shpatė nė dorė kėrkonin tė
asgjesonin popujt, kultura, civilizime, fenė e krishterė, duke u
pėrpjekur pėr tė ngritur flamurin e tyre tė gjelbert me henė e
yllė, nė vend tė flamurit tė kryepijėsit shqiptar Gjergj
Kastrioti, qė pėr 25 vjet me radhė u bė njė kėshtjellė e
pamposhtur pėr popullin arbėror e gjithė Europėn.
-
Cok Kirin e shohim me armė nė dorė, gjatė diteve tė zjarrta nė
luftrat e zhvilluar nė Shkodėr, pranė kalasė legjendare Rozafat,
i mbėshtur nga trimat e zonės sė Ulqinit. Me kėto heronj
legjendarė ai vijoi tė rezistoi pėr tė marrė edhe kalanė e
Ulqinit, duke ngritur krenarė flamurin e Gjergj Kastriotit.
Fuqitė e mėdha europiane asokohe i dhuruan mbretėrisė sė
krajlave tė Cetinės tokat shqiptare, si: Ulqinin, Tivarin,
Malėsinė, Plavėn e Gucinė.
-
-
-
Cok Kiri Rudaj,
ushtria serbe i merr 500 hektar tokė
-
-
Nė
vitin 1911, kur flakėt e luftės kishin arritur kulmin ushtria
serbe e malaziase e armatosur gjerė nė dhėmb, me dhunė e nėn
tytėn e armėve i marrin forcėrisht familjes sė Cok Kiri Rrukaj
500 hektarė tokė. Por i pari i shtėpisė nuk e harronte kollaj
kėtė grabitje dhe me tė gjithė mėnyrat u rezistoi me armė nė
dorė vazhdimisht ushtrive serbo - malaziase.
-
Gjatė vitit 1913 filloi lufta kundėr malaziasve e cila zgjati
pėr 6 muaj. Trimat malėsorė, ishin tė vendosur pėr tė ngritur
flamurin shqiptar, nė vend tė ngjyrave tė falmurit tė pushtuesve
malazias.
-
Kjo familje patriotike, jetėn e ka shkrirė nė luftėn pėr kombin
e vet shqiptar. Ai ka zhviliar jė luftė heroike sėbashku me
trimat e besės dhe tė nderit malėsor, si: Nik Lekėn, Sokol Luca,
Mirash Gjeti etj.
-
Cok Kiri Rudaj, gjithnjė ka ruajtur lidhje tė ngushta me
luftėtarėt e maleve dhe ēetave ēlirimtare, duke marrė pjesė dhe
koordinuar veprimet ushtarake pėr liri sė bashku me tė gjithė
patriotėt e Komitetit tė Ēlirimit, qė vepronte nėn Flamurin Kuq
e Zi me shkaben dykrenare nė zonat e Malėsisė dhe qytetin e
Shkodrės nė vitin 1874.
-
-
Midis tyre dallohet Gjeto Gjoni antar i Komitetit tė Ēlirimit
pėr zonėn malore tė Rrjollit, i cili gjtithmonė bashkėpunoi
ushtarakisht me malėsorėt e Kelmendit, Ulqinit, Tivarit e
Krahinave tė malit tė Zi, pėr tė bashkuar armėt e lirisė kundėr
taborreve tė ushtrive turke e malaziase.
-
Nė vitin 1875 Cok Kiri Rudaj, u bė Komandant i Forcave tė
Ushtrisė Shqiptare tė zonės sė Tivarit e krahinave tė Ulqinit.
Pėr kėto veprime liridashėse ai kishte ra nė sy tė keq nga
ushtarėt e krajlave tė Cetinės dhe vezirave tė Shkodrės, tė
cilėt kishin hartuar planin e zhdukjes fizike tė tij me kurth
ose trathti. Tashma ai ishte nė rrethin e kuq tė njerėzve qė nuk
pajtoheshin me pushtimin dhe mjerimin e popullit tė shtypur
shqiptar.
-
Cok Kiri Rudaj, ishte i vetdijshėm se armiqtė e popullit
shqiptar njė ditė do t'i dalin nė pritė dhe do ta vrasin. Ai nuk
trembej edhe pse vdekjen e kishte tė sigurtė, duke qėndruar si
burrat pa iu trembur ēerpiku i syrit nga kėrcėnimet e forcave tė
huaja turke e malaziase dhe trathtarėt e atdheut.
-
Krajl Nikolla i Cetinės, me gjithė suitėn e tij kishte bėrė tė
gjithė pėrpjekjet maksimale me forma dhe metoda tė holla tinzare
tė tyre pėr tė shtirė nė dorė kėtė trim tė Malėsisė, duke shuar
nė kėtė mėnyrė njė pishtar tė lirisė sė popullit shqiptar.
Shpesh herė garda dhe forcat e oborrit tė mbretit tė Cetinės, u
pėrpoqėn qė t'i dalin nė pritė pėr ta vrarė Cok Kiri Rudaj,
paguan njerėz tė gjakut shqiptar pėr t'a vrarė kudo qė ta
hasinin atė, por deshtuan sepse njeti dhe qėllimi i patriotit tė
madh tė lirirė e Malėsisė ishte mė i pastėr dhe fisnik pėrballė
pushtuesve 5 shekullorė dhe krajlave tė Cetinės.
-
Gjaku i lirisė sė popullit tėnd ėshtė mė i shenjtė se akti i
florive tė trathitisė, qė nuk ka dete qė e lajnė. Cok Kiri Rudaj
gjendej kudo mes malėve, nė pyjet me dėborė, nė ngrica, shpella,
shi me bukė e shumė herė pa bukė, por qė asnjėherė nuk kishte
menduar qė tė dorėzohej kėlyshėve tė vezirave tė Shkodrės dhe
krajlave tė Cetinės. Ai e kishte "ba deken si me le", sikurse ka
shkruar Poeti ynė i madh At Gjergj Fishta.
-
-
Fuqitė e Mėdha tė Europės bėnė padrejtėsi historike
-
-
Nė
vitin 1877 nė mbledhjen e Shėn Stefanit Fuqitė e Mėdha, bėnin
pėrpjekje qė tokat shqiptare t'ia jepnin Malit tė Zi. Luftėtarėt
malėsorė tė lirisė, iu drejtuan Konsullit tė Francės nė Shkodėr
Alere AMIRE, pėr ēėshtjen e tokave shqiptare, (Shih Alere Amire,
CPC Vėll. 21, f. 348 -349. Letra ėshtė nėnshkruar mė 1882 -
1883)
-
Mė 1 mars tė vitit 1880 Cok Kiri Rudaj, Marash Gjeti, Nik Leka,
me krerėt e Malėsisė nėnshkruan letrėn pėr t'ia dėrguar
Konsullatės Angleze nė Shkodėr. (Shih PPTRI BLENI 114, f. 215,
ACCO, Cetin)
-
Esenca e pėrmbajtjes sė letrave tė mėsipėrme ishte bashkimi i tė
gjithė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.
-
Pas Mbledhjes sė Berlinit gjatė vitit 1880 shohim se ushtritė e
mbretėrisė sė Carit tė Rusisė, pėrsa i pėrket interesave
politike ata ndanin qėllime tė njėjta, duke pėrkrah shoviniszmin
e tėrbur ardhacakėve sllav nė dėm tė trojeve etnike shqiptare.
Pra si Serbia dhe mali i Zi kishin krahė tė ngrohta nė synimet e
tyre shoviniste tė nxitur direkt nga Perandoria Ruse e carėve
asokohe.
-
Mė 1886 luftari i paepur Cok Kiri Rudaj me malėsorėt e Tivarit,
Ulqinit dhe patriotėt e vendosur shkodranė luftuan afėr Ulqinit
nė njė fshat tė quajtur Dobrovoda, kundėr Generalit Mark Milani,
qė ishte nisur me 7000 ushtarė pėr tė rrafshuar trojet e lashta
tė Ulqinit e Tivarit. Moti i keq, me reshje tė dendura shiu,
terreni i rėnduar me lym, pengoi depėrtimin e ushtrisė sė
Generalit Mark Milani me vazhdu planin e mėsymjes dhe nė kėtė
situatė tė rėndė pėr ushtrinė e tyre ata u detuan tė ktheheshin
mbrapa nga kishin ardhur.
-
Njė ndėr shkaqet e tjera qė e bėri tė mundur kthimin e ushtrisė
sė Generalit Mark Milanit, sipas burimeve historike ėshtė edhe
fama e madhe qė kishin marrė trimat malėsorė tė kryesuar nga
luftėtari trim Cok Kiri Rudaj, tė cilėt jo vetėm e njihnin shumė
mirė vendin e tyre, por ishin pėrgatitur pėr tė bėrė njė
rezistencė tė fuqishme "pėr jetė a vdekje", kundėr ushtrisė tė
generalit Mark Milanit.
-
-
Pėr luftėtarėt shqiptarė koha me shi ishte shumė e pėrshtatshme,
mbasi nė lftė e sipėr ushtarėt malazias do tė ēorientohen dhe
kėshtu ishte mė ė lehtė shpartallimi i tyre me turp nga ēetat e
Cok Kirit qė luftonit poėr ideale tė shenjta tė lirsė dhe
flamurit kuq e zi.
-
-
Malėsia arenė e luftrave tė pėrgjakshme
-
-
Nė
vitet 1910 - 1913, zhvillohen lufta tė njėpasnjėshme kundėr
ushtrive turke dhe malaziase. Malėsia, sėrisht bėhet arenė e
pėrleshjeve tė pėrgjakshme pėr liri e flamur. Ishin momente tė
dhimbshme pėr popullin shqiptar dhe vetė Malėsinė e cila po
humbte nėnėn e saj Shqipėrinė, si pasojė e ndajes sė padrejtė tė
kufijve politike, ku pjesėt mė tė mira tė Veriut kreshnik i
jepen si peshqesh nė tabaka shovinistėve fiqinj krajlave tė
Mbretėrisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė.
-
Cok Kiri Rudaj edhe pse u vu kufiri shqiptaro - serbomalazias,
edhe pse Tivari, Plava, Gucia ishin tashmė tokė e robėruar prej
Fuqive tė Mėdha tė Europės asokohe asnjėherė nuk u dorėzua dhe
pėr mė tepėr kurrė nuk u pajtua me nėnshtrimin ndaj tė huajve.
-
Ushtria malaziase nė tokat e pushtuara synojnė tė ngrejnė
flamurin e tyre nė kalanė e Ulqinit nė vitin 1913. Malėsorėt
ishin tė vendosur qė tė mos e nėnshtronin flamurin e Gjergj
Kastriotit qė ndėr shekuj ishte larė me lot nėnash e gjak
trimash malėsorė. Cok Kiri Rudaj, vazhdon i pamposhtur luftėn
pėr liri kombėtare dhe valėvitjen e flamurit kuq e zi.
-
Ai i drejtohet pėr ndihmė patriotėve tė Shkodrės pėr t'a
ndihmuar me municion dhe trima patriotė. Shkodra, iu pėrgjigj se
nuk mund t'a ndihmojė me ushtarė e armė, sepse ėshtė vėnė kufiri
nga Fuqitė e Mėdha. Nė Zogaj tė Ulqinit, Vladimir, Dobrovda,
Porto Milena valonte i lirė flamuri kuq e zi nė qiellin shqiptar
prej dorės sė trimit Cok Kiri Rudaj.
-
Kur Shkodra nuk i dha ndihmė, ai iku nga prej malėsisė dhe
uvendos nė Shkodėr. Pėr 7 vjet ky trim jetoi nė Shkodėr deri nė
vitin 1924. Ai gjithė familjen e la nė Shtoj tė Ulqinit. Familja
e Cok Kiri Rudaj, ishte njė derė e njohur nė tėrė Malėsinė e
Shkodėr, pėr urti, trimėri, bujari, besnikėri, zemėrgjerėsi,
tolerancė, besimtarėt tė zellėshėm e patriot tė flaktė qė i
mbėshtetėn pėrherė luftrat pėr liri e flamur, duke dhėnė shumė
bij tė mirė pėr interesat e vatanit.
-
-
Ndershmėria e familjes sė Cok Kiri Rudaj la gjurmė nė histori
-
-
Kjo familje e ndershme, nėn pushtimin e Malit tė Zi ruajti
nderin e shqiptarėve me faqe tė bardhė, pranoj kalvarin e gjatė
e tė rėndė tė mundimeve e pėrsekutimeve nga qeveritė malaziase,
por asnjėherė nuk u bė rajė ose mashė pėr pushtuesit e rinj.
Krenaria dhe lavdia e madhe e kėsaj dere e njohur pėr burrėri
ėshtė njė histori qė gjithnjė e mė tepėr koha dhe historianėt
kanė pėr ta studiuar dhe nxjerrė nė shesh, sepse e pastėr ėshtė
edhe gjaku qė ata dhanė pėr trojet etnike shqiptare.
-
Mė 1925, Cok Kiri prej Shkodrės u kthye nė Shtoj tė Ulqinit. Me
Kushtetutėn e Austro - Hungarisė, mė parė ishin marrė nė
mbrojtje patriotėt shqiptarė qė luftonin kundėr Turqisė dhe
kleri (qė shkollohej falas nė Europė e Austri) me Kishėn
katolike nė Shqipėri me ndarjen e re politike tė trevave
shqiptare kjo ndihme ndėrpritet.
-
Kujtesa e historisė dhe nderimi sot
-
-
"Dedė Coku dhe vėllai i tij. vėllezėrit mė nė zulm tė asaj
treve" - Ē.T.Erikson
-
-
Nė
kėtė vit mbyllė sytė edhe trimi legjendar e i paharruar i maleve
shqiptare Cok Kiri Rudaj (1853 - 1925), duke mbetur i nderuar
dhe respektuar nga tė gjithė brezat malėsorė tė Veriut tė
Shqipėrisė dhe nė Malėsi. Tė gjithė krahinat e Shqipėrisė dhe
Kosovės marrin pjesė nė hatrin dhe pėrcjelljen e trupit tė
kryetrimit kreshnik pranė vorrezave nė Shtoj tė Ulqinit.
-
Nikollėn e Cokut, e ka marrė ushtria komuniste dhe e kanė
dėrguar pėr internim nė Bitol tė Maqedonisė, tė cilin mė vonė e
kanė vrarė barbarisht nė vitin 1946. Djemtė e tij Martini dhe
Gjergji kanė vazhduar jetėn normale. Ata ishin burra tė nderes,
trimėrisė, bujarisė, dashurisė pėr miqtė, bujar tė njohur e
mikpritėsa tė pėrhershėm.
-
-
Martini i ka mbyllur sytė nė vitin 1995 nė Shtoj tė Ulqinit,
kurse Gjergji ka ndėrruar jetė nė vitin 1993. Nga kjo shtėpi e
njohur pėr besė urti, bujari, mikpritje e tradita tė hershme
kombėtare ka dalė edhe nipi i tyre Gjekė Pjetri. Dera e tyre ka
qenė mė e njohur nė Shtoj, Tivar, Ulqin, Shkodėr etj. Nė vitin
1944 Mali i Zi i ka marrė me dhunė kėsaj familje 500 hektarė
tokė deri nė vitin 1968. Kjo familje e ka riblerė tokėn e vet
nga shkjetė, vetėm e vetėm mos me e lanė nė dorė tė tyre.
-
Prej familjes sė tyre, nė kohėn e gjeneratave tė reja rrjedh
edhe stėrnipi i Cok Kirit njoh kėtu nė Amerikė Luigj Gjergjin, i
cili, studioi pėr Drejtėsi nė Universitetin e Prishtinės mė
1975. Ai jeton kėtu dhe ėshtė i nderuar dhe respektuar nga tė
gjithė malėsorėt.
-
-
Adresa elektronike e autorit:
queens72@aol.com
|
|