|
21
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.10.2005)
Armand
Mero,
Tirane
Fondi shqiptaro amerikan i Ndėrmarrjeve ka investuar afėr 62 milion
dollarė nė shumė sektor tė ekonomisė shqiptare.
Drejtuesit e kėtij fondi aktiviteti i tė cilit nisi 10 vjet mė parė
me njė financim tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara thanė sot se
Transparenca, sundimi i ligjit dhe korrupsioni janė disa nga
ēėshtjet me tė cilat Shqipėria duhet tė pėrballet nė tė ardhmen.
Nė
fillim tė viteve 90 Shtetet e Bashkuara ngritėn njė program i cili
kishte si qėllim nxitjen e zhvillimit tė sektorit privat nė ish
vendet komuniste. Ky program financiar u konsiderua si njė mundėsi
alternative e ndihmės sė huaj pėr tė vepruar jashtė burokracisė
tradicionale administrative. Nė Shqipėri Fondi shqiptaro amerikan i
ndėrmarrjeve lindi nė vitin 1994 dhe ushtroi aktivitetin jashtė
kornizave tė njė asistence financiare, si njė investitor direkt qė
financon biznese fitimprurėse.
Nė
10 vjet ka realizuar 62 investime nė 25 kompani duke investuar nė
totral 62 milion dollarė e duke dyfishuar nė kėtė mėnyrė kapitalin
fillestar qė ishte akorduar nga qeveria e shteteve tė Bashkuara.
Investimi mė i madh ėshtė Banka amerikane e Shqipėrisė, po ashtu dhe
pėrfshirja nė koncesionin e aeroportit Nėnė Tereza . Ndėrkohė qė
shtrirja e tij ėshtė nė shumė sektorė tė ekonomisė qė nga kompanitė
e sigurimeve deri te aktivitetet prodhuese.
Kryetari i nderit i kėtij Fondi, Dominik Scalione tha sot se gjatė
kėtyre viteve ėshtė bėrė njė punė e madhe dhe e vėshtirė:
"Qėllimi i parė ka qenė hapja e vendeve tė punės dhe sė dyti tė
nxisim inisiativėn e lirė private me sa mė shumė kishim mundėsi
nėpėrmjet financimeve tona, tė nxisnim eksportet dhe tė reduktonim
importet".
Ndėrsa kryetari i Bordit tė Fondit Michael Granoff u shpreh se
aktiviteti nė Shqipėri ėshtė njė nga eksperiencat mė tė suksesshme
pavarėsisht problemeve tė hasura vecanėrisht nė 5 vitet e para pėr
shkak tė trazirave civile, skemave piramidale korrupsionit tė gjerė
dhe varfėrisė sė madhe.
Ashtu si dhe tė gjithė investitorėt e tjerė tė huaj, edhe
pėrfaqėsuesit e Fondit theksojnė se vendosja e rregullave tė tregut
dhe funskionimi i institucioneve do tė krijojnė mė shumė mundėsi.
"I
gjithė ky progress i bėrė nė kėto 10 vite paraprin sfidat qė e
presin Shqipėrinė. Transparenca, sundimi i ligjit dhe korrupsioni
janė disa nga cėshtjet qė Shqipėria duhet tė pėrballojė nė vitet nė
vijim. Janė tė vėshtira pėr ėshtė njė luftė qė vlen tė luftohet" tha
zoti Granoff.
Kompanitė nė tė cilat Fondi shqiptaro amerikan i Zhvillimit ka
investuar kanė kontribuar me mė shumė se 419 milion dollarė nė
Prodhimin e Brendshėm bruto tė vendit dhe kanė krijuar mbi 2700
vende pune. Mė shumė se sa tek financimet, Fondi ofron ndihmesė nė
drejtimin e aktiviteteve private, nė teknologjinė e informacionit si
dhe nė praktikat mė tė avancuara tė drejtimit financiar. /al
PNUD nė mbėshtetje tė projekteve nė Shqipėri
21
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.10.2005)
Ilirian
Agolli,
Tirane
Ndihmės - administratori i PNUD-it dhe drejtori i Zyrės Rajonale pėr
Europėn, Kalman Mishei, i tha Zerin e Amerikes se Programi i OKB-se
pėr Zhvillim do ta mbėshtesė Shqipėrinė nė realizimin e katėr
projekteve tė tjera madhore.
Ndihmat kanė tė bėjnė me regjistrimin e ekonomisė informale,
vendosjen e internetit nė shkolla, njohjen ndėrkombėtare tė turizmit
shqiptar dhe kthimin nė atdhe tė dijetarėve tė fushave tė ndryshme.
Zoti Mishei thotė se imazhi ndėrkombėtar i Shqipėrisė ėshtė nė
rritje dhe se qeveria ka pėrcaktuar njė program pė trajtimin e
problemeve mė tė rendėsishme tė vendit./al
|