| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
A.Salihaj: Kompromisi ėshtė pavarėsia e Kosovės, pasi qė kėrkesė
maksimaliste do tė ishte bashkimi me Shqipėrinė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Bruksel,
21 tetor 2005 /TN /QIK -
Zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj ka takuar ministrin
e Punėve tė Jashtme tė Belgjikės, Karel ee Guht, gjatė vizitės
sė tij nė Bruksel.
Zėvendėskryeministri Salihaj ka falėnderuar shefin e diplomacisė
belge z.Guht pėr ndihmėn e madhe qė Belgjika i ka dhėnė Kosovės
nė periudhėn e para dhe pasluftės, respektivisht pėr prezencėn e
kontingjentit tė saj ushtarak nė kudėr tė KFOR it, por edhe pėr
kontributin e saj nė rindėrtimin e Kosovės, duke theksuar faktin
se progresi i arritur nė Kosovė ėshtė rezultat i punės sė
pėrbashkėt tė institucioneve vendore dhe faktorit ndėrkombėtar.
Nė vazhdim, Salihaj e njohu ministrin e Jashtėm belg me
zhvillimet politike dhe tė sigurisė nė Kosovė, pėr angazhimet
dhe objektivat e Qeverisė sė Kosovės nė fushėn e decentralizimit
dhe tė integrimit tė tė gjitha grupeve etnike nė Kosovė.
Duke u ndalur rreth punės sė qeverisė nė pėrmbushjen e
standardeve, Salihaj theksoi se nė Kosovė ėshtė bėrė punė e
madhe nė kėtė drejtim dhe vlerėsoi pozitivisht raportin e
ambasadorit Kai Eide, duke potencuar faktin se nė kėtė raport
janė evidentuar progresi dhe angazhimet e Qeverisė sė Kosovės.
Nė kėtė kontekst, zėvendėskryeministri i Kosovės ka theksuar
rėndėsinė e takimit tė 24 tetorit tė Kėshillit tė Sigurimit tė
OKB sė, pasi nė kėtė takim do tė emėrohet emisari special pėr
statusin e Kosovės.
"Ne jemi tė interesuar qė bisedimet pėr ēėshtjen e definimit tė
statusit final tė fillojnė gjatė muajit nėntor dhe qė ato tė
pėrfundojnė deri kah mesi i vitit tė ardhshėm", ėshtė shprehur
zėvendėskryeministri Salihaj, duke shtuar se "institucionet e
Kosovės angazhohen qė kėto bisedime tė pėrmbyllen me pavarėsi tė
plotė pėr Kosovėn, meqė pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr
tė gjithė dhe nuk lė probleme tė hapura midis Kosovės dhe
Serbisė, tė cilat pastaj do tė ishin faktor frenues pėr
integrimet e rajonit nė Bashkimin Evropian dhe nė institucionet
tjera ndėrkombėtare".
Zėvendėskryeministri ka theksuar se pėr pavarėsinė e Kosovės
ėshtė njė kompromis, pasi nė kėtė mėnyrė Kosova heq dorė nga
kėrkesat e saj maksimaliste pėr bashkim me Shqipėrinė, duke
shtuar se ēdo zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė do tė
destabilizonte rajonin.
Gjatė kėtij takimi, Salihaj ka theksuar edhe angazhimet e
Qeverisė sė Kosovės pėr kthimin dhe integrimin e tė gjitha
grupeve etnike, veēanėrisht tė minoritetit serb nė shoqėrinė dhe
institucionet e Kosovės.
-
- Nė
funksion tė kėsaj, Salihaj ka veēuar angazhimin e Qeverisė sė
Kosovės pėr implementimin e pilot projekteve pėr decentralizim,
duke vlerėsuar se njė projekt i tillė paraqet edhe njė ofertė
dhe mundėsi tė mirė pėr integrimin gjithėpėrfshirės tė tė gjitha
pakicave qė jetojnė nė Kosovė, nė kėtė kontekst edhe tė pakicės
serbe, e cila pėr fat tė keq vazhdon tė pengohet nga politika e
Beogradit pėr kthim nė dhe integrim nė Kosovė.
"Politika e Beogradit po ushtron njė ndikim negativ pėr tė
penguar serbėt e Kosovės qė tė kthehen dhe tė integrohet nė
institucionet e Kosovės, duke synuar kėshtu tė pengohet krijimi
i pavarėsisė sė Kosovės", ėshtė shprehur Salihaj, duke theksuar
se Qeveria e Kosovės do tė mbetet e pėrkushtuar maksimalisht pėr
zgjidhjen e tė gjitha vėshtirėsive tė pakicės serbe dhe pėr
krijimin e njė ambienti pėr jetė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė ata
qė jetojnė nė Kosovė.
Zėvendėskryeministri Salihaj ka iniciuar ēėshtjen e hapjes sė
njė zyre tė Kosovės nė Bruksel, me qėllim qė pėrmes saj Kosova
tė jetė mė e pranishme dhe tė ketė kontakte jo vetėm me
institucionet belge, por edhe me ato evropiane.
-
- "Ne
jemi tė vetėdijshėm qė kjo fushė ėshtė nė kompetencė tė UNMIK
ut, por konsiderojmė se mund tė gjendet njė marrėveshje dhe njė
mėnyrė e pėrshtatshme qė nė bashkėpunim me UNMIK un ta
realizojmė hapjen e njė zyre tė tillė nė Bruksel", theksoi
zėvendėskryeministri Adem Salihaj nė takim me shefin e
diplomacisė belge.
Nga ana tjetėr, ministri i Jashtėm i Belgjikės, Karel de Guht,
ka pėrgėzuar zėvendėskryeministrin Salihaj pėr angazhimet e tij
dhe tė Qeverisė sė Kosovės pėr progresin qė ėshtė shėnuar nė
Kosovė, duke shtuar se Kosova duhet tė vazhdojė me plotėsimin e
standardeve edhe pas fillimit tė negociatave pėr statusin.
-
- Ai
gjithashtu premtoi vazhdimin e mbėshtetjes sė Belgjikės dhe
sidomos kjo mbėshtetje pėr Kosovėn do tė jetė e rėndėsishme
gjatė vitit tė ardhshėm kur shteti belg tė marrė kryesimin e
radhės sė OSBE sė. Nė kėtė kuadėr, Karel de Guht ka premtuar se
ai do tė jetė shumė i angazhuar nė ēėshtjen e definimit tė
statusit tė Kosovės.
Zėvendėkryeministri Adem Salihaj ka zhvilluar njė takim tė
rėndėsishėm edhe me ministrin e Punėve tė Jashtme tė rajonit tė
Flandrisė Gert Burzhua. Dy personalitetet kanė vlerėsuar se
takimet e tilla paraqesin momente tė rėndėsishme pėr zhvillimin
e mėtejmė tė marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Flandrisė, duke
ndarė tė njėjtin vlerėsim se duhet tė ketė njė bashkėpunim mė tė
madh nė fushėn e ekonomisė me njė agjendė konkrete pėr tė nxitur
investitorėt dhe sipėrmarrėsit belgė tė investojnė nė Kosovė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|