|
20 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (19.10.2005)
Armand Mero
Nė Shqipėri
policia ka arrestuar dy persona tė cilėt konsiderohen si pjestarė tė
njė rganizate ndėrkombėtare tė drogės me shtrirje nė disa vende tė
Europės. Arrestimet u kryen pas mbledhjes sė materialeve tė shumta
tė ardhura kryesisht nga Italia, pas hetimeve disa vjecare.
Autoritetet policore dhe ato tė drejtėsisė deklarojnė se bėhet fjalė
pėr njė organizatė mjaft tė fuqishme qė merrej me trafikun e
heroinės dhe po hetojnė dhe mbi katėr persona tė tjerė.
Gjergj Dervishi dhe Fatjon Skėnderaj dy tė arrestuarit nga policia
shqiptare, zhvillonin tė ndarė nga njėri tjetri aktivitete private.
I pari kryente tregti dhe kishte njė dyqan elktroshtėpiakesh ndėrsa
Skėnderaj kishte njė servis nė Tiranė. Tė dy megjithatė i bashkonte
trafiku i drogės dhe bizneset e tyre shėrbenin si fasadė pėr njė
trafik tė pėrmasave ndėrkombėtare tė heroinės.
Me
anė tė importimit tė pajisjeve elektroshtėpiake, Dervishi pėrdorte
mjetet e transportit pėr tė sjellė nė Shqipėri, nėpėrmjet
Bullgarisė, heroinėn e marrė nė Turqi. Skėnderaj nga ana tjetėr,
pėrdorte servisin e tij pėr tė bėrė modifikimet e shumė makinave ku
fshihej droga. Me anė tė korrierėve tė ndryshėm lėnda narkotikea
nisej drejt Italisė dhe vendeve tė tjera tė Europės.
Tė
dy tė arrestuarit janė pjesė e njė rrjeti tė madh ndėrkombėtar,
hetimet ndaj tė cilit kanė nisur qė pėrpara vitit 2000 dhe janė
shtrirė nė Itali, Gjermani, Spanjė e Bullgari. Vetėm nė Itali pėr
kėtė grup janė angazhuar prokuroritė e tre qyteteve tė ndryshme,
Palermos, Barit dhe Foxhias.
Nė
dy muajt e fundit, nė Itali, ishin sekuestruar 120 kilogram heroinė
e trafikuar nga kjo organizatė e megjithatė ajo ka vazhduar
aktivitetin duke gjetur rrugė tė tjera pėr shpėrndarjen e drogės.
Sipas hetuesve ky fakt dėshmon qartė pėr potencialin ekonomik dhe
infrastrukturėn e qėndrueshme tė kėtij grupi. Gjatė kėtyre viteve,
shumė pjesėtarė tė kėtij rrjeti janė kapur, pėrfshirė edhe
shqiptarė.
Hetimet e drejtėsisė italiane kanė nxjerrė nė dritė pėrfshirjen edhe
tė zyrtarėve apo mbėshtetjen qė kjo organizatė kishte edhe mes
eksponentėve tė politikės shqiptare. Por deklarimet e autoriteteve
tė kėtushme nuk shkojnė deri nė kėtė pikė. Pėrvec dosjeve tė tėra me
pėrgjime telefonike tė realizuara nga drejtėsia italiane, hetuesit
shqiptarė dhe policia thanė sot se nga kontrollet e banesave tė tė
arrestuarve por dhe tė personave tė tjerė janė gjetur prova tė
rėndėsishme pėr hetimin e mėtejshėm.
Nga
deklarimet e sotme mėsohet vetėm se Skėnderaj ka qenė efektiv i
policisė dhe Gardės sė Republikės e ka shėrbyer si shofer e
shoqėrues i disa ish-drejtuesve tė Komisariateve tė policisė sė
Tiranės. Tė paktėn edhe katėr persona tė tjerė janė nėn shėnjestrėn
e autoriteteve tė drejtėsisė pėr pėrfshirjen nė kėtė rrjet, i cili
nga prokurorėt mund tė konsiderohet i pėrmasave tė grupit tė
kokainės tė zbuluar nė vitin 2001 dhe qė realizonte trafikun e
drogės nga Kolumbia drejt vendeve tė Europės.
|