|
-
Prishtinė,
20 tetor 2005 /TN /QIK
- Historia e Evropės nuk njeh pavarėsi tė kushtėzuar, prandaj
Parlamenti Evropian do tė deklarohet pėr pavarėsi tė pakushte
pėr Kosovėn, ka shfaqur shpresėn sot nė Prishtinė,
europarlamentari belg Bart Staets. Ai tha se mbėshtjetja e njė
pavarėsie tė kushtėzuar, si po flitet do tė ishte diēka "shumė e
ēuditshme dhe joreale", pas takimeve tė ndara me kryekuvendarin
Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
-
Mesazhin pėr njohjen e pavarėsisė sė pakushtėzuar, kėrkesė kjo
edhe e institucioneve dhe e popullit tė Kosovės, do t'ia
pėrcjellė Parlamentit Evropian.
-
"Muajt e ardhshėm Parlamenti i Evropės do tė diskutojė pėr
Kosovėn dhe jam shumė optimist qė ky institucion do ta mbėshtesė
Kosovėn e pavarur, e cila duhet tė jetė e pakushtėzuar, sepse
vėnia e kushteve pėr pavarėsi ėshtė diēka shumė e ēuditshme",
tha europarlamentari Staets.
-
Ndėrsa, kryeministri Bajram Kosumi tha se ėshtė e drejtė
demokratike e popullit tė Kosovės qė sė bashku me bashkėsinė
ndėrkombėtare, si dy faktorė themelor tė vendosin pėr zgjidhjen
pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. "Ėshtė krenari qė shtetin
e Kosovės po e ndėrtojmė bashkėrisht me shumė shtete evropiane
dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės", konstatoi Kosumi.
-
Nė takim ėshtė diskutuar edhe ēėshtja e tė zhdukurve, pėr tė
cilėn kryeministri Kosumi i ka kėrkuar ndihmė nga Parlamenti
Evropian, qė tė ushtrojė presion ndaj SMZ-sė, pėr gjetjen dhe
kthimin e tė vdekurve.
-
"Kryeministri mė ka sugjeruar pėr tė bėrė njė presion nė
Parlamentin Evropian, i cili kohė mė parė ka hapur procesin e
Stabilizim-Asociimit ndėrmjet BE-sė dhe Serbisė. Dhe se do tė
bart sugjerimet e tij te bordi dhe do t'i shkruajė njė letėr
komisionarit evropian Oliver Ren, pėr kėtė ēėshtje", premtoi
z.Staets.
-
Kryekuvendari Nexhat Daci nuk ėshtė prononcuar pas takimit me
eurodeputetin Staets.
|
|