| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Besnik Mustafaj ėshtė nė
mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, si forma pėrfundimtare e
zgjidhjes |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Tiranė, 2O tetor 2005 /TN QIK
- Ministri i
Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj dhe Kryeadministratori i
Kosovės Soren Jessen Petersen nė njė takim dje nė Tiranė kanė
shkėmbyer mendime rreth situatės nė Kosovė, mėnyrės se si do tė
zhvillohet procesi i statusit pėrfundimtar, si dhe rreth nivelit
tė marrėdhėnieve dypalėshe mes Shqipėrisė dhe Kosovės.
-
"Ministri i Punėve tė Jashtme pėrsėriti edhe njė herė qėndrimin
e qeverisė shqiptare nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, si
forma pėrfundimtare e zgjidhjes e cila do tė kalojė nėpėrmjet
njė procesi qė do tė kėrkojė mbėshtetjen dhe monitorimin e
bashkėsisė ndėrkombėtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe
dhėnien e garancive dhe pėr siguri e stabilitet ekonomik dhe
shoqėror jo vetėm nė Kosovė por edhe nė rajon", thuhet nė njė
njoftim nga ky takim.
-
Menjeherė bie nė sy se ministri Mustafaj ka shmangur sintagmėn
"pavarėsi e kushtėzuar" tė cilėn e ka pėrdorur nė paraqitjet e
tij tė mėhershme.
-
Ministri Mustafaj ka shprehur besimin se komuniteti serb do tė
pėrfshihet nė procesin e statusit pėr t'u bėrė pjesė e zgjidhjes
sė pėrbashkėt si qytetarė me tė drejta tė plota nė Kosovė.
-
"Nė pėrfundim tė takimit Ministri Mustafaj siguroi pėr
vazhdimėsinė e politikės sė fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit
reciprok me tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshirė Beogradin, pa
u kushtėzuar nga ēėshtja e Kosovės dhe e sė ardhmes sė saj".
-
Nga ana e tij, Petersen ka vėnė nė dukje se ka ardhur koha qė
tashmė tė zgjidhet edhe problemi i fundit nė rajon. Petersen i
ka vlerėsuar si pozitive arritjet e deritanishme nė Kosovė, si
rezultate tė punės dhe angazhimit tė institucioneve
vetėqeverisėse, dhe ēmoi nivelin e bashkėpunimit qė ekziston mes
qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK ut, KFOR it dhe OSBE sė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|