|
19 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (18.10.2005)
Keida
Kostreci
Njė
ekspert britanik dhe autor librash pėr Ballkanin, thotė se tani qė
pavarėsia pa kushte pėr Kosovėn ėshtė njė nga alternativat pėr tė
ardhmen e saj, sfida mbetet sesi do tė realizohet ajo. Profesor
James Pettifer i cili ndodhej kėto ditė nė Washington, tha nė njė
intervistė pėr Zėrin e Amerikės se mesa duket komuniteti
ndėrkombėtar ka parasysh pėr Kosovėn njė marrėveshje tė tipit tė
Gjenevės, apo Dejtonit. Profesor Pettifer, i cili sė bashku me
autoren Miranda Vickers po shkruan njė libėr pėr ngjarjet e vitit
1997 nė Shqipėri, tha se zgjedhjet e kėtij viti atje ishin njė hap
pėrpara pėrsa i takon kalimit paqėsor tė pushtetit.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Pettifer, nėnsekretari amerikan i
shtetit Nicholas Burns gjatė vizitės sė tij nė Ballkan, shprehu
shpresėn se procesi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės do tė ecė pėrpara me shpejtėsi. Si mendoni ju se do tė
shkojė procesi i negociatave?
James
Pettifer:
Raporti i tė dėrguarit tė posaēėm Kai Eide u bė
publik dhe jep pėrgjithėsisht njė pamje pozitive pėr hapjen e
negociatave. Mendoj se ēėshtja tani do tė jetė sesi tė realizohet
njė gjė e tillė dhe duhet tė marrim vesh mė shumė se cili do tė
jetė qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara.
Zėri i Amerikės: Por si mendoni ju se do tė arrihet nė njė emėrues
tė pėrbashkėt lidhur me rezultatin e kėtyre negociatave, pra si mund
tė arrihet njė kompromis mes shqiptarėve dhe serbėve, ndėrkohė qė
shqiptarėt duan vetėm pavarėsinė, ndėrsa serbėt pikėrisht njė gjė tė
tillė nuk duan. Si e shihni ju mundėsinė e njė kompromisi tė tillė?
James
Pettifer:
Tani ėshtė vetėm fillimi i procesit dhe procesi mund tė zgjasė
shumė, siē ndodh zakonisht nė kėto raste. E rėndėsishme pėr tė
ardhmen e afėrt ėshtė se sa seriozisht e merr qeveria serbe gjithė
procesin. Cila do tė jetė pėrbėrja e delegacionit, sa kompetenca do
tė ketė delegacioni dhe si do tė merren vendimet, sepse nėse
kujtojmė
Rambujenė njė nga vėshtirėsitė nė atė proces ishin se nė fillim,
qeveria serbe as nuk e mori seriozisht. Ishte njė delegacion i
nivelit tė ulėt qė nuk ishte nė gjendje tė merrte vendime tė
rėndėsishme. Gjėja e parė qė do tė shihet me kureshtje ėshtė
pėrbėrja e delegacionit serb dhe ēfarė kompetencash do tė ketė.
Zėri i
Amerikės:
Pėrpara lėvizjeve tė pėrshpejtuara
diplomatike tė kėtij viti lidhur me statusin pėrfundimtar tė
Kosovės, ishte krijuar ideja se nuk kishte njė strategji tė qartė
nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e saj dhe sesi do tė
veprohej pėr tė shkuar drejt saj. A mendoni se tani komuniteti
ndėrkombėtar e ka tė qartė tani se cila do tė jetė strategjia drejt
kėtij statusi?
James
Pettifer:
Mendoj se kanė njė strategji mbėshtetur nė faktin qė mund tė arrihet
njė marrėveshje e llojit tė asaj tė Gjenevės, ose e Dejtonit, apo
bisedimeve tė Rambujesė dhe mendoj se ėshtė njė strategji e mirė dhe
sigurisht qė duhen bėrė pėrpjekje qė tė funksionojė.
Vėshtirėsia do tė jetė nėse pėr ndonjė arsye, qė mund tė jetė e
parashikueshme, apo qė ne as nuk mund tė na shkojė mendja, bisedimet
nuk funksionojnė. Por nuk mendoj se kjo do tė ndodhė. Shpresoj qė
bisedimet tė funksionojnė. Njė nga arsyet se pse ėshtė e domosdoshme
qė bisedimet tė funksionojnė ėshtė se pėrndryshe do tė krijohej njė
vakuum politik, ēka do tė krijonte destabilizim.
Zėri i
Amerikės:
Le tė kalojmė pak tek zhvillimet politike
nė Shqipėri, ku pati njė ndryshim tė pushtetit, ku tani Partia
Demokratike dhe aleatėt e saj janė nė pushtet. Cili do tė ishte
komenti juaj pėr kėto ndryshime?
James
Pettifer:
Mendoj se gjithkush, pavarėsisht nga prirjet apo bindjet politike
duhet tė pėrshėndesė faktin qė kalimi i pushtetit nė Shqipėri u
realizua nė mėnyrė paqėsore, me parti demokratike qė kėmbejnė rolet
nga qeveria nė opozitė dhe kjo ėshtė diēka shumė pozitive.
Kjo
do tė ndihmojė pėrparimin e Shqipėrisė drejt integrimit nė
institucionet euroatlantike. Mendoj se rezultati i zgjedhjeve ishte
njė befasi e madhe pėr shumė njerėz nė komunitetin ndėrkombėtar.
Mendoj se ekziston njė pėrshtypje shumė e pėrhapur sidomos nė
komunitetin diplomatik tė Tiranės se megjithėse zoti Nano nuk
gėzonte shumė popullaritet tek shumė njerėz, gjatė kohės qė ai ishte
nė qeveri, ishin futur shumė para nė vend dhe ndoshta kjo do tė
kishte qenė e mjaftueshme qė ai tė rizgjidhej. Mendoj se ajo qė ne
nuk arritėm ta kuptonim, ishin pakėnaqėsitė ndaj qeverisė sė zotit
Nano, veēanėrisht pakėnaqėsia e tė rinjve dhe dėshira pėr ndryshim.
Ata
ishin tė gatshėm tė rrezikonin duke i dhėnė Partisė Demokratike tė
doktor Berishės njė shans dhe tė harronin vėshtirėsitė e para disa
viteve me tė, nė kėmbim tė njė qeverie tė re. Dhe mendoj se shumė tė
huaj e nėnvleftėsuan kėtė fakt nė ecurinė e ngjarjeve.
|