|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Pėrkujtohen Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku nė Prishtinė dhe zbulohet lapidari nė Skenderaj

 
 

 
Prishtinė, 19 tetor 2005 /TN /QIK - Nė katėrvjetorin e vrasjes sė gazetarit Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut, sot u zbulua lapidari nė afėrsi tė Skenderajt, ndėrsa me njė akademi solemne janė pėrkujtuar nė Prishtinė.
 
Nė kėtė akademi pėrkujtimore nė Teatrin Kombėtar ishin tė pranishėm udhėheqės tė LDK-sė, ministra, kryetarė komunash dhe familjarėt e tė vrarėve tė cilėt kanė nderuar me njė minutė heshtje, vdekjen e Kastratit dhe Dajakut.

Bekimi, gazetar i tė pėditshmes "Bota sot", dhe Besim Dajaku, truproje i Presidentit Rugova, u vranė katėr vjet mė parė nė njė pritė tė organizuar nga persona ende tė panjohur.

Fadil Geci, deputet nė Kuvendin e Kosovės, tha se qė tė dy ishin luftėtarė tė lirisė. Edhe Bekimi edhe Besimi, qė tė dy ishin luftėtarė nė radhėt e UĒK-sė, tė rreshtuar nė vijėn institucionale.
 
Geci tha se ata u vranė nė Kosovėm e lirė, po ashtu sikur shumė aktivistė dhe patriotė tė tjerė. "Ajo ishte vrasje tinzare pėr tė vrarė tė kaluarėn e lavishme", tha deputeti Geci, pėr tė shtuar se kjo ishte edhe njė pėrpjekje pėr tė vrarė mendimin e lirė, ndėrsa vlerėsoi se gati tė gjitha vrasjet e pas luftės ishin me motive politike.
 
Ai me kėtė rast rikujtoi vrasjen e Haki Ymerit, Baki Behramit, pastaj tė intelektualit tė shuar Xhemail Mustafės, tė deputetit Smajl Hajdaraj, Ukė Bytyēit dhe tė gjithė tė tjerėve tė vrarė pėr motive politike, deri te vrasja e fundit e gazetarit Bardhyl Ajeti, para disa muajsh. Ai tha se ata qė vranė Bekimin, Besimin, dhe plagosėn Gani Gecin, nuk janė nga Drenica edhe pse mund tė kenė lindur atje.

Ndėrsa, Avdullah Bytyēi, redaktor nė tė pėrditshmen "Bota sot", tha se prita e pabesė ua ndėrpreu tepėr herėt jetėn, dy tė rinjve, Kastratit e Dajakut. Ai tha se institucionet ndėrkombėtare qė janė nė mbrojtje tė gazetarėve, kanė kėrkuar ndriēimin e fatit tė Kastriotit e Dajakut, por as thirrjet e tyre nuk janė dėgjuar nga hetuesit e rastit.

Nė fund tė akademisė, Bajrush Morina, qė ka udhėhequr kėtė akademi, ftoi tė pranishmit, qė tė merrnin pjesė nė ceremoninė e zbulimit tė lapidarit nė vendin e vrasjes sė Bekimit e Besimit, nė hyrje tė Skenderajt, afėr fabrikės sė tjegullave.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.