|
-
Prishtinė, 1 tetor 2005 /TN /QIK - Pas KFOR-it edhe
komisioneri i policisė sė UNMIK-ut Kai Vitrup konfirmoi se nė
zonėn perėndimore dhe juperėndimore tė Kosovės janė vėrejtur "grupe
tė armatosura kriminale". Por, sipas tij, bėhet fjalė pėr njė
grup tė vogėl njerėzish tė cilėt nuk kanė mbėshtetjen e
popullsisė lokale.
Vitrup kėta njerėz i ka cilsuar si "kriminelė qė veprojnė
kryesisht nė zonėn perėndimore tė Kosovės", qė sipas tij, "pėr
ta bėrė situatėn mė dramatike, janė tė veshur me uniforma tė
zeza". Komsioneri i policisė thotė se kėto grupe tė armatosura
janė tė organizuara, pėrndryshe nuk do tė paraqiteshin nė tė
njėjtėn kohė dhe tė gjithė tė veshur nė tė zeza", tha Vitrup,
duke mohuar qė policia tė ketė pasur kontakte me to, ndryshe "do
t'i arrestonte", tha ai.
Komisioneri i policisė bėri thirrje qė tė mos zmadhohet problemi,
meqė bėhet fjalė pėr njė grup tė vogėl "kriminelėsh" tė cilėt
nuk pėrkrahin rrugėn demokratike tė sjelljeve nė njė shoqėri
demokratike", tha Vitrup.
Pėrdryshe Vitrup situatėn e sigurisė e vlerėson stabile ndonėse
sipas tij, ka pasur aktivitete kriminale, por policia ėshtė
pėrgjegjėse qė tė ruajtur situatėn stabile tani nė kohėn e kur
Kosova po ecėn drejt bisedimeve pėr statusin, tha Vitrup.
NATO i quan banditė
Edhe njė zyrtar i NATO-s tė martėn ka njoftuar pėr praninė e njė
grupi tė armatosur, i cili ndalon dhe bastis automjetet gjatė
natės nė Kosovėn perėndimore, por ka mohuar njoftimet pėr njė
armatė tė re kryengritėse nė Kosovė.
Ky zyrtar i NATO-s, i sistemuar me forcat paqeruajtėse nė
Kosovė, ka thėnė se personat nė fjalė nuk janė tjetėr veēse
banditė qė vjedhin automjete nė kalim.
"Ata janė kriminelė. Me sa dimė ne ata nuk janė tė organizuar
dhe ne nuk i njohim ata si njė organizatė", ka thėnė pėr
agjencinė Rojters ky zyrtar i NATO-s me kusht anonimiteti.
|
|