| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Gjergj Kastrioti (1405 1465), ėshtė
modeli i Atit tė Nacionit, njė Shenjt i Shqiptarisė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
19
tetor 2005 /TN
-
-
Nga Klajd Kapinova Nju Jork (ShBA)
-
-
Skėnderbeu,
asht fatosi i lirisė dhe i pamvarėsis sė kombeve, tue qenė qė
dėshira e lirisė qe ajo qė ma spari e shtyni at burrė tė
pėrmendun me rrok armėt pėr Shqipnin. Prandaj tė gjith
shqiptarėt e vėrtet, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta
nderojnė Skėnderbeun, si nji fatos tė kombit e do tu bahet nam
me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu, asht ideali i liris
e i pamvarsis sė Shqipnis.
At
Gjergj Fishta (1870 1940)
-
NEW ROCHELLE.
Buzė brigjeve tė oqeanit, nė restorantin Greentree Country
Club nė New Rochelle, New York, tė dielėn, mė 25
shtator 2005 ora 7:00 P.M. (dy orė me vonesė), u zhvillua
akademia me darke solemne pėrkujtimore nė nderim tė 600 -
vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriot.
Njė bust i madh i Gjergj
Kastriotit, punuar nė fibėr glass, krijim artistik i skuptorit
tė talentuar Kristaq Kapidani, hijeshtonte ambientin shqiptar,
tė cilėt, ndiheshin krenar pėr Kryetrimin e njohur tė trojeve tė
Arbėrisė. Ndėr miqtė special tė ftuar ishte Mr. Andy Spano
Yonkers County Executive, Don Pjetėr Popaj, Don Nikolin
Pergjini, i cili, bekoi darkėn, Don Viktori, aktivisti Marjan
Cubi kryetar i kėshillit tė Kishės Zoja e Shkodrės, Fran
Shkreli, Drejtor Ekzekutiv i KKShA, Prof. Robert C. Austrin nga
Universiteti Toronto - s (Canada), shkrimtari e publicisti Agim
Shehu me bashkėshorten tė ardhur nga Zvicra etj.
Organizatori
ftoj muzikantin Fran Shala me tė bijėn Lizen dhe Ylli Isufaj,
pėr tė kėndur hymnet nacionale tė ShBA dhe Shqipėrisė. Lutja
fetare u bė nga Dom Nikolin Pergjini ndihmėsfamullitar nė Kishėn
Zoja e Shkodrės nė Hartsdale New York. Famullitari i Kishės
Don Pjetėr Popaj pėrshėndeti tubimin kulturor dhe darken
solemne. Pėr shumė orė grupi muzikor i Fran Vulaj dhe Bashkimi
Kombėtar, luajtėn pjesė muzikore vallėzimi dhe kėngė
tradicionale popullore. Sokol Muhadri recitoi krijimin e vet
poetik Rruga jote ėshtė mė e mira. Me veshje popullore plot
ngjyra interpretoi disa kėngė popullore vogėlushi M. Stanaj, qė
shoqėrohej me ēifteli dhe fyell nga pjesėtarėt e orkestrės
popullore.
-
-
-
Kisha katolike Zoja e Shkodrės - besėlidhje e vlerave etnike
arbėrore nė SHBA
-
-
Gjatė viteve tė fundit istitucionet kulturore tė Kishės katolike
shqiptare nė New York, janė bėrė epiqendra nė pėrkujtimin e
fytyrave tė ndritshme tė pushkės (liri) dhe pendės (dituri).
Krahu i djathtė i meshtarėve Don Pjetėr Popaj e Don Nikolin
Pėrgjini, aktivisti i Kishės katolike Zoja e Shkodrės dhe
editor i revistės fetaro kulturore Jeta Katolike moderatori
Mark K. Shkreli, ėshtė bėrė bashkėideatori i shumė paraqitjeve
me kulturė tė personaliteteve mė tė shquara tė krenarisė sė
nacionit tonė.
-
-
Nė
fjalėn hyrėse Mark K. Shkreli, falėnderoj klerikėt, muzafirėt e
nderuar pėr pjesėmarrjen nė tubim, i cili, nė njė mėnyrė modeste
tentoi tė shėnojė njė datė tė rėndėsishme tė historisė tė
nacionit shqiptar 600 - vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit.
Ai theksoi, se Kjo figurė legjendare, Gjergj Kastrioti, i
cili nė shekullin XV, me mjeshtri i bashkoi principatat
shqiptare dhe fiset e ndryshme tė trojeve tona, edhe sot e kėsaj
dite ėshtė fuqia qendrore e katalizatori, qė vazhdon tė na mbajė
tė bashkuar rreth flamurit tė tij, ngjyrė tė kuqe me shqiponjėn
e zezė dykrenare nė mes. Me flamurin nė ballė tė luftėtarėve dhe
me shpatėn nė dorėn e tij tė fortė, Kryeprijėsi e mundi fuqinė
mė tė madhe tė asaj kohe, Perandorinė Osmane. Ishte pikėrisht
ai, qė i ndaloi hovin dhe u bė mur mbrojtės, jo vetėm i trojeve
shqiptare por i tėrė Europės, heroizmin e sė cilės e vlerėsoi
edhe Selia e Shenjtė nė Vatikan, e quajtur me tituj: Atlet i
Krishtit, Mbrojtės i Krishterimit dhe Kapiten i Pėrgjithshėm
i Selisė sė Shenjtė.
-
-
Mė
pas editori i revistės, duke ndjekur nga afėr shtypin e huaj
mbi keqpėrdorimin e jetės e veprės sė Kryeprijėsit Gjergj
Kastriotit, me njė frymė kritike analizoi dukuritė e ēuditshme,
nė lėmin e propagandės qė kėrkojnė tė pėrvetėsojnė arbėrorin e
gjakut ilir. Mė poshtė ai tha: Njė gjė shumė e ēduditshme,
kur fqinjėt tanė, qė nga Grekėt e deri tek kroatėt, me
propagandėn e tyre, pėrpiqėn ta pėrvetėsojnė Gjergj Kastriotin,
disa individė, qė e quajnė vetėn shqiptarė, po bėjnė ēėshtė e
mundur ta anatemojnė atė, duke e quajtur renegat dhe tradhėtarė.
Atyre u dhemb zemra pėr njėzetepesė vitet vonesė tė pushtimit
otoman tė ēlirimit siē thonė ata. Kjo edhe nuk do tė ishte
njė gjė e madhe sikur tė mos ndodhte, qė nga e vona, kėta
persona janė duke gjetė pėrkrahjen edhe tek disa organizata,
madje edhe nga disa klerikė. Nuk deshiroj qė tju jap
kėnaqėsinė, duke u pėrmendė emrat, sepse ai edhe ėshtė qellimi i
tyre: tė hapin debate dhe tė fitojnė prominencė. Injorimi, ose
heshtja, ėshtė armė e fortė e komunikimit. Besoj se edhe
desertacionet e tyre do tė mbarojnė nė oblivion, qė e meritojnė.
Sidoqoftė, ne jemi mė se tė sigurtė se shqiptarėt e vėrtetė
kurrė nuk do da mohojnė Gjergj Kastriotin
-
-
-
Kryetrimi i Kastriotėve shkoj pas mendjes sė trimave arbėror e
ata mbas tij
-
-
Vera A. Gjata
- Lindur mė 1972 nė Fier, e martuar me dy femijė, jeton nė
Boston, Mass. Edhe pse bashkėshorte dhe nėnė, Vera gjenė kohėn
tė jetė business ėoman, aktiviste e artit, kulturės dhe kauzės
ēame. Ka ndjekur Universitetin Ekonomik Tiranė, dega Ekonomi
Finance, Universitetin Juridik Elbasan, ka pėrfunduar
Universitetin Clark, Boston Mass. pėr kompjuter (programim).
Ėshtė bashkėthemeluese, Sekretare e Pėrgjithshme dhe Financiere
e Shoqatės Ēamėria pėr tė Drejtat e Njeriut nė Amerikė.
-
-
E
para ligjėroi zj. V. Gjata Historia e jetės
dhe veprave tė Skenderbeut, Princit tė epirotėve. Ajo mbasi
pėrgėzoj inisiativėn e Kishės Zoja e Shkodres si dhe
organizatorėve tė tubimit shkencor, pėr punėn e madhe qė bejnė
pėr ruajtjen e vlerave tona nacionale e historike siē ėshtė edhe
rasti i heroit legjendar Gjergj Kastrioti.
-
-
Ajo pėrcolli mesazhin e urimit tė Shoqatės pėr tė Drejtat e
Njeriut Ēamėria, urimet prej kryetarit Z. Ahmet Giaffo. Zonja
Vera, tregoi pėr vizitėn e fundit nė Shqiperi, ku kishte blerė
ribotimin e veprės sė At Marin Barletit (1460 1513) mbi
Historine e Skenderbeut shqipėruar nga Stefan Prifti
(Tiranė, 2005), rreth sė cilės e kishte ndėrtuar kumtesėn e saj.
-
-
Ne
hyrje ribotimi, pas portretit tė Gjergj Kastriotit nė gravure
(nxjerre me botimin e pare te At Marin Barletit), gjendet kopja
e kopertinės sė botimit nė latinisht botuar nė tė njejtėn kohė
1508 -1510 me titull: Historia e jetės dhe veprave tė
Skėnderbeut, princit tė epirotėve.
-
-
Kumtuesja Gjata tha se mbase kėtu e kanė zanafillėn pretendimet
e disa qarqeve tė caktuara shoviniste greke, qė kėrkojnė me
ngulm tė fallsifikojnė historinė tonė, duke e quajtur atė
mbretin e tyre. Pėr vetė kohėn e kushtet kur jetoi dhe luftoi
legjendari ynė, ka disa pasaktėsira dhe here mbas here kemi
dėgjuar variante tė ndryshme pėr prejardhjen e tij, por njė gjė
ėshtė e sigurtė, qe Gjergji kishte gjak tė pastėr shqiptar.
-
-
Folėsja citoi autorė tė ndryshėm si Fransua Pukevill, studiues
freng e Konsull i Francės pranė Ali Pashė Tepelenės, nė librin e
tij (botuar 1820) skicon tabllonė e fizikut dhe tė moralit tė
shqiptarit, shkruan: Shqiptari ndryshon nga greku... shtati
i tij ėshtė mbi pesė kembė e katėr puse, (pra mbi 1 metėr e
shtatedhjetė centimetėr), janė tė muskuluar, faqet me ngjyre,
syri i shkėlqyer, qafėn e gjatė, kraharorin e gjerė e tė mbuluar
me pak qime, shtatin e kanė tė bukur, janė tė shpejt e tė
shkathėt, kėrcinjtė tė hollė etj., pra karakteristika, qė i
shohim fare qartė nė pėrshkrimet qė bėjnė Barleti, Bardhi si dhe
studiues tė tjerė tė kohės. Gjithashtu autori flet, pėr
dashurinė e pavarėsisė, qė kanė shqiptarėt e sa vėshtirė do tė
jetė tė hyjnė nėn njė sundim tė huaj ky popull, tė cilin, nuk e
tremb kurrgjė ditėn qė mbron lirinė e tij.
-
-
Shqiptarėt, tė cilėt e kanė lexuar kryeveprėn e At Marin
Barletit, nuk harrojnė pėr asnjė ēast cilėsitė e paraardhėsve tė
tyre arbėror, ku, midis tė cilėve veēohet zgjuarsia e talenti
pėr gjuhėt e huaja, Skėnderbeu ėshtė mendjelartė dhe mendjehollė
me shpirt tė madh e tė fortė. Pėrshtypje tė lėnė letrat, qė i
dėrgon sulltan Muratit e Mehmetit pėr maturinė dhe forcėn e
pėrmbajtjes. Specifik ėshtė karakteri i tij i dashur e popullor.
Kur ndonjė nga ushtarėt e tij plagosej, ai u shkonte tek koka
dhe kujdesej vetė pėr ta si ndonjė shok i thjeshtė i tyre. Ai
nuk bente asgje pa u kėshilluar me ta. Unė sjam nga ata u
thotė ai ushtareve qė tė tėrheq njerėzit nė rreziqe, pa ditur
se ēbėjnė. Mė pas vazhdon: Dua tė di mė parė mendimin
dhe vullnetin e gjithsecilit, kėshtu qė ose unė do tė vij mbas
mendjes tuaj ose ju mbas simės.
-
-
Merita kryesore i takon pėr faktin se nė njė periudhė shumė tė
shkurtėr mbas mbėrritjes nė Krujė, arriti tė mbledhė tė gjithė
shqiptarėt sėbashku pėr ti bere ballė njė fuqie tė tillė si
Perandoria Osmane pėr mbi 25 vjet, e qė mbuloi me lavdi vendin e
tij, na bėn tė ndihemi krenar, qė jemi bijtė e nėnės Shqipėri,
pėrfundoi kumtesėn historike folėsja nga Bostoni aktivistja e
komunitetit Vera Gjata.
-
-
-
Let me start by saying that national heroes are extremely
important for people
-
(Heronjt
nacional janė jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr popujt)
-
-
Robert Austin
-
teaches at the Centre for European, Russian and Eurasian
Studies at the Munk Centre for International Studies at the
University of Toronto. He received his PhD specializing in East
Central and Southeastern European history with a special focus
on twentieth century Albania. In the past, Austin was a
Tirana-based journalist for Radio Free Europe Radio Liberty, a
correspondent for the Economist Group of Publications in
Slovakia and a writer for the Canadian Broadcasting Corporation
in Toronto. He is a frequent visitor to Albania and Kosova. He
was very happy to fly all the way from Toronto to be with us
tonight. Robert C. Austin: referoi temen: "Skenderbeg
and the Albanian National Identity".
-
-
Nė
diskutimin e tij Profesor Robert C. Austin, falenderoi nga zemra
Don Pjetėr Popen dhe aktivistėt Marjan Cubi, Sejdi Bytyēi
(Sergio Bitici), Prof. Nicholas Pano, Dr. Elez Biberaj, tė
cilėt, e kanė ndihmuar bujarisht pėr historinė e popullit
shqiptar.
-
-
Mė
poshtė referuesi, qė me sa duket kishte vizituar Shqipėrinė
(kėshtjellėn e Petrelės nė Tiranė) dhe Kosovėn (monumentin e
Gjergj Kastriotit nė Prishtinė) kishte vėnė re, se trashigimia e
Gjergj Kastriotit ėshtė e pranishme. Ai pėrkufizoi nė anglisht,
se heronjtė janė shumė tė rėndėsishėm pėr popujt.
-
-
Profesori Austin shtoi se: New, lets devote some time to
George Kastriot, the fitting national hero to Albanians wherever
they reside. Let me start by saying that national heroes are
extremely important for people. When you visit Albania or
Kosova, you are confronted at all times with the legacy of
Skenderbeg. His statue dominates Tiranas center and you can
visit any of his famous castles to reflect on his heroic battles
in the 15th Century. My favorite castle is the one at
Petrela, not so far from Tirana. I appreciate its serenity now.
My preferred monument is the one we can now find in downtown
Prishtina.
-
-
Sipas studiuesit tė huaj shqiptarėt zgjodhėn pikėrisht Gjergj
Kastriotin si heroin e tyre nacional. Kalimi i tij nė amshim
bėri qė Kryetrimi tė mbesė thellė e ngulitur nė kujtesė, si pikė
referimi pėr tė ringjallur ndjenjėn nacionale arbėrore. Ndėrsa
mė poshtė argumentoi Gjergj Kastrioti, u tregon shqiptarėve
si askohe edhe tashti se janė tė aftė tė bėjnė punė tė mėdha dhe
se bashkimi ėshtė i mundur edhe kur larushia ėshtė e pasur.
Tek Gjergj Kastrioti, mishėrohet trimėria, besnikėria
dhe bujaria
-
-
-
Atlet i Krishtit DOMINIUS ALBANIAE
-
-
Bardhyl Ukcamaj
Ka kryer studimet nė fakultetin e filologjisė nė
Universitetin e Tiranės. Eshtė specializuar nė shkencat politike
nė Universitetin Thomas Valley nė Londėr. Merr pjesė aktive nė
drejtimin e lėvizjes studentore tė dhejtorit tė viteve 90.
Ishte Kryetar i degės sė universiteteve tė PD - sė e anėtar i
Kėshillit Kombėtar. Mė 1992 dekorohet nga Presidenti i
Republikės Dr. Sali Berisha me titullin Pishtar i Demokracisė.
Ish - President i Rinisė sė Shqipėrisė. Autor i librit:
Qytetėrimi kundėr Terrorizmit.
-
Zoti Ukcamaj mbajti temen: "Gjergj Kastrioti (Skėnderbe)
Atlet Krishtit DOMINIUS ALBANIAE" ai kujtoi se sonte ne
pėrkujtojme Atin e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotin, rreth tė
cilit shekuj mė parė shqiptarėt, pėr here tė parė u bashkuan nė
emėr tė lirisė, tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė,
pravosllavė dhe unitė apo edhe ajo pakice e vogėl e sapokthyer
nė islamė.
-
-
Referuesi e nisi diskutimin e tij me njė vlerėsim tė At Gjergj
Fishta me rastin e 450-vjetorit tė pėrkujtimit tė heroit. Ndėrsa
mė poshtė kėrkon nga krerėt e bashkėsive fetare shqiptare
pėrkrah njėri-tjetrit duhet tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe, Atin
e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė
krishterėve, por dhe tė myslimanėve dhe do te duhej te ftohen,
siē janė ftuar sonte dhe tė jenė sėbashku nė aktivitete.
-
-
Gjergji, ishte princ i shqiptarėve tė shekullit XV-tė, atėkohe
tė krishterė e sot me pėrkatėsi tė ndryshme fetare, po pasardhės
tė tė njėtit gjak, bij e bija tė tė njėjtit komb. Ukcamaj,
pėrshkroi histori tė jetės e veprės sė heroit nacional, duke
cituar, se: Gjon Kastrioti dhe gruaja Vojsava nga Tribalda e
Pollogut, kishin 9 fėmijė, katėr djem (Stanishin, Reposhin,
Konstantinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza. Gjergj Kastrioti,
ishte djali i katėrt i Gjonit dhe lindi nė Mat ne vitin 1405,
simbas At M. Barletit, i cili u muar peng nė moshė tė vogėl
(gjashtė vjec, po sipas At Barletit), u stėrvit e luftoi nė
ushtrinė e sulltanit, duke arritur tė merrte gradėn e
gjeneralit. Nė kohėn kur tė krishterėt e perėndimit dhe lindjes
(katoliket dhe ortodoksit) krijuan frontin e pėrbashkėt
kundėrislam, Gjergj Kastrioti, kthehet nė Krujė, pėr tė shėnuar
nė historinė e shqiptarėve faqen mė tė ndritur, ndėrsa nė
historinė e qytetėrimit europian, kontributin mė tė vlerėsueshėm
tė kėtij kombi. Pasi merr Keshtjedhen nisė pėrgatitjen e
kryengritjes sė pėrgjithshme kundėrosmane tė shqiptarėve.
-
-
Shqiptarėt do ti bashkoheshin frontit tė krishterė, sėpari duke
krijuar besėlidhjen mes tyre jo rastėsisht nė Katedralen
Katolike. Mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėn Nikolles
tė qytetit tė Lezhės, qe ishte nė zotėrimin e Venedikut, u mbajt
i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė
shek.XV - tė. Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr
pushtuesve, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin
nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Gjergj Kastriotit, tė gjitha
principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė
konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet
krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare.
-
-
Me
krijimin dhe drejtimin pėr 25-vjet tė kėtij shteti, Gjergj
Kastrioti mbeti Ati i Kombit Shqipėtar DOMINIUS ALBANIAE. Nė
pjesėn e mbasme tė kumtesės studiuesi e publicisti Ukcamaj foli
pėr Testamentin e madh tė Kastriotėve, qė ishte Aleancė me
Pėrėndimin. Studiuesi, citoi shprehje tė historianit Tajar
Zavalani, marrė nga libri "Historia e Shqipnis", dhe
autorė shqiptarė e tė huaj, si: Fan S. Noli, A.Galanti: (LAlbania.
Notizie geografiche, etnografiche e storiche, Roma 1901),
poeti amerikan i shekullit XIX, Longfelloė, poeti francez,
Ronsard, F. Kayser, A.Theiner (Monumenta Slavorum...),
Antonio Vivaldi kompozoi operėn Scanderbeg, baroni danez Ludvig
Holberg (1684 1754) shkroi librin "Historia e heronjve" etj.
-
-
Referuesi trajtoi edhe marrėdhėniet e mira qė ekzistonin mdis
Papatit nė Vatikan dhe Gjergj Kastriotit dhe kontributin e tyre
nė dobi tė luftės sė popullit arbėror, duke e trajtuar ndryshe
me sa i ka trajtuar historia komuniste kėto marrėdhėnie.
Theksojmė se ishte Papati ndėrhyri edhe nė shuarjen e
konflikteve te brėndshme mes princėve shqiptare sidomos mes
Gjergj Kastriotit dhe Nikollė e Pal Dukagjinit etj.
-
-
Epoka e Gjergj Kastriotit, pėrfaqėson njė nga elementėt kyesore
qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė
i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Kjo ėshtė edhe
arsyeja qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej
shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, edhe nė kohėn kur
shqiptarėt pėr tė ruajtuar ekzistėncėn e tyre nė kushtet e
pushtimit, nė njė masė tė konsiderueshme ndėrruan fe. Njė gjė e
tillė u ridėshmua sidomos gjatė Rilindjes Shqiptare, kur ridel
nė drite heroi dhe testamenti i tij u bė moto e Rilindjes sonė
Kombetare.
-
-
Njė pikė interesante e kumtesės sė Ukcamaj ishte periudha e
kobshme mbas kalimit nė amshim tė heroit nacional
pėr te mbetur tek shqiptaret,
pėrjetesisht hero kombetar, simboli i shtetit te tyre.
Princi i shqiptareve dhe epirioteve u varros ne Katedralen
Katolike te qytetit te Lezhes. Leke Dukagjini i pari i
principates se Dukagjinaseve do te shkulte floket nga dhimja dhe
do te vajtonte me gjame burrash (nje tradite e mbetur qe nga ajo
dite ne disa treva veriore te shqiperise se sotme) vdekjen e
heroit, i cili u ngrit ne vetedijen e shqiptareve nė cilėsinė e
Shejtit te tyre mbrojtes.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit, pas
vitesh lufte, Shqiperia ra nėn sundimin aziatik. Turmat otomane
nen famurin e gjysmehenes se bashku me shkaterrimin e
keshtjedhave, vrasjet e meshkujve, dhunimin e grave,
shkaterrimin e pjeses kryesore te trazhgimnise sone kombetare,
shkaterrimin e objekteve te kultit qe shqiptaret kishin ngritur
qe nga koha e apostujve, tentuan te zhduknin edhe endrren e
lirise se bashku me eshtrat e heroit.
-
-
-
Nuk pret shpata qė ėshtė njė hekur i dheut, Por dorė e fuqishme
e Skenderbeut
-
Naim Frashėri
-
-
Naum Prifti,
shkrimtar me aktivitet tė pasur artistik. Krijimtarinė letrare e
filloi nė vitin 1950 e vijon sot. Ka shkruar 74 vepra: 18
vėllime me tregime, 7 drama, 5 skenare, pjesė pėr kukulla,
biografi, pėrralla pėr fėmijė, etj. Ėshtė nderuar me ēmime
nacionale e ndėrnacionale. Kritika shqiptare e botėrore ka
vlerėsuar sidomos gjininė tregimit tė shkurtėr. Shkrimtar,
aktivist shoqėror, publicist qė ka vazhduar krijimtarinė letrare
nė Amerikė, si aktiv nė jetėn politike e kulturore tė diasporės.
-
-
Ai
referoi temen: Jehona e Skėnderbeut matanė Atlantikut,
duke e pėrshkruar Gjergj Kastriotin, si shqiptarin mė tė famshėm
nė botė. Ai sot figuron nė enciklopeditė serioze tė ēdo shteti,
pėr veprėn e tij madhėshtore, ndalimin e vėrshimit Osman drejt
Europės pėr 25 vjet me radhė. Kryetrimi me luftėtarėt e tij u bė
ledhi mbrojtės i qytetėrimit europian, duke lartėsuar emrin e
tij dhe Arbėrinė, vendit qė i pėrkiste.
-
-
Shkrimtari Prifti, vuri nė dukje se: Ai e pasuroi artin luftarak
me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtėse studiohet
edhe sot nėpėr akademitė ushtarake. Ai mrekulloi botėn me
fitoret qė arriti me ushtrinė e tij tė vogėl, kundrejt armatave
osmane dhjetrafish mė tė mėdha nė numėr, prandaj pėr tė janė
shkruar me qindra vepra nga dijetarė, historianė, strategė
ushtarakė, shkrimtarė, poetė, dramaturgė, kompozitorė,
libretistė.
Bibliografia e tij rivalizon me atė tė
personaliteteve mė tė shquar tė botės si nga numri, po ashtu
edhe nga larmia e gjinive. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur
Aleksandėr, (Isqender) nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh, sepse
ai pėrtėriti pas 18 shekujsh lavdinė luftarake tė gjeneralit tė
famshėm. Gjithsesi ka njė ndryshim, Aleksandri Madh pushtoi
botėn nga Egjypti, Persi, Afganistamėn e deri nė Indi, ndėrsa
Skenderbeu mbrojti me dinjitet lirinė e tokėn arbėrore nga furia
osmane, forca mė e madhe dhe mė e organizuar ushtarake e
Mesjetės, prandaj ne pėrkulemi me pėrkushtim nė 600 vjetorin e
lindjes sė tij.
-
-
Pseudodijetarėt sllavė e grekė u munduan tia mohojnė kombėsinė
shqiptare Skenderbeut ashtu sikurse Nėnė Terezės sot. Kėto
pėrpjekje tė pandershme janė tė kuptueshme, mbasi njerėzit e
lavdishėm i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjetė qytete tė
Greqisė pretendonin tė ishin vendlindja e Homerit.
Njė nga
shkrimtarėt e hershėm shqiptarė, prelati Frang Bardhi me veprėn
madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg,
Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus (Gjergj
Kastrioti i Epirit, i quajtur pėrgjithėsisht Skenderbeg, princ
shumė trim e i pathyeshėm i shqiptarėve) botuar nė Venedik mė
1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshtė me argumente
pretendimet e njė peshkopi bosnjak qė i mohonte Skenderbeut
prejardhjen shqiptare. Emri dhe vepra e Skenderbeut ka
rrezatuar prej shek XV nė katėr kontinente Europė, Azi, Afrikė
dhe Amerikė. Sot tė befasuar vėmė re Skėnderbeu erdhi nė Amerikė
gjysmė shekulli pėrpara se tė vinte shqiptari i parė Kole
Kristofori.
-
-
Merita i takon poetit Clement C. Moore, i cili botoi mė 1850 njė
biografi tė plotė me titull George Castriot Surnamed
Scanderbeg, King of Albania, (Gjergj Kastrioti i mbiquajtur
Skenderbe, Mbret i Shqiptarėve). Vitet '50 tė shek XIX shėnojnė
njė pėrkim fatlum me Rilindjen shqiptare qė nis me pararendėsin
Naum Veqilharxhi. Kush ishte Clement Moore? Ai lindi nė New York
mė 1799 nė njė familje pastorėsh anglikanė, u gradua nė Columbia
dhe mė vonė dha mėsime pėr letėrsinė orientale dhe greke. Njihet
si autori i poemit klasik pėr fėmijė A visit from St.
Nicholas qė nis me vargun Twas the night before
Christmas, kėngė tė cilat edhe sot emetohen nė vigjilje tė
Krishtlindjes.
-
-
Nga pėrmbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur veprėn e
Barletit nė origjinal, latinisht, ose tė pėrkthyer. Shėnojmė se
vepra e Barletit Historia e Skenderbeut ishte pėrkthyer
e ribotuar nė gjuhėt kryesore europiane. I mrekulluar nga
heroizmat e Kryetrimit, autori i derdhi mendimet nė letėr qė
tua bėnte tė njohur figurėn bashkatdhetarėve e anglishtfolėsve
anė e mbanė botės.
-
-
Ai
evidencon cilėsitė e karakterit tė Skenderbeut, duke pohuar, se
gjithė jeta e tij ishte shembull guximi heroik dhe
pathyeshmėrie. Moore pėrmend betejėn e Shkodrės qė u zhvillua
teksa Skenderbeu ishte nė shtratin e vdekjes. Tė 15,000 ushtarėt
turq qė ishin nė fushim pranė Shkodrės, sapo panė luftėtarėt
shqiptarė qė po vinin drejt tyre, duke pandehur se u printe
Skenderbeu, ikėn nga mundėn duke braktisur fushimin dhe pajisjet
e tyre. Moore pėrmend se Skenderbeu u varros nė katedralen e
Shėn Nikollės (Shėnkollit) nė Lezhė, dhe sapo turqit kapėn
qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Skenderbeut. Kushdo e
quante veten fatlum tė merrte njė copė sado tė vogėl nga eshtrat
e Skenderbeut, tė cilat i mbėshtillnin me ergjėnd e flori dhe i
mbanin si hajmali nė trupin e tyre, me besim se ato i mbronin
dhe u jepnin guxim, theksoi shkrimtari Naum Prifti.
-
Adresa elektronike e autorit:
klajdkapinova@yaho.com
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|