|

18 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.10.2005)
Korrikun e
kaluar, nė Vali tė Arizonės u hap njė shkollė e re e mesme e pajisur
me tė gjitha burimet qė pritet tė gjenden nė shkollat e sotme, me
pėrjashtim tė librava shkollorė.
Nė vend tė librave, nxėnėsit janė pajisur me nga njė kompjuter
portativ, duke e bėrė kėtė shkollėn e parė nė Amerikė qė nuk pėrdor
libra shkollorė.
Ideja pėr
pėrdorimin e kopjuterėve portativė nė vend tė librave lindi ndėrkohė
qė administruesit, mėsuesit dhe prindėrit po hartonin planet pėr
shkollėn e re, e cila gjendet nė periferi tė qytetit Tuscon.
Inspektori i arsimit, Calvin Baker, thotė se njė komision vizitoi
klasat qė po pėrdornin pjesėrisht kompjuterėt portativė dhe nxorri
dy pėrfundime.
"I pari ishte se nxėnėsit qė pėrdornin kompjuterė portativė ,ishin
mė tė angazhuar dhe sė dyti, ne menduam se mund tė bėnim mė tepėr me
kompjuterė portativė sepse ne kishim rastin tė hapnim njė shkollė tė
re dhe nė njė farė mėnyre tė detyronim ndryshimin e mėnyrės
tradicionale duke mos blerė asnjė libėr, thotėzoti Baker.
Mėsuesit
ndihmuan nė pėrpilimin e programit shkollor, shpesh duke
eksperimentuar me ide tė ndryshme nė klasa ku ata kishin dhėnė mėsim
mė parė. Rrezultati ėshtė njė shkollė ku kompjuterėt portativė mund
tė gjenden nė ēdo lėndė, duke filluar nga spanishtja deri tek muzika
dhe biologjia.
Michael Frank
ėshtė mėsues i biologjisė pėr vitin e parė ku nxėnėsit bėjnė
eksperimente me veezė tė qėruara. Ata shfrytėzojnė kompjuterėt
portativė pėr tė gjetur udhėzimet pėr punėn e tyre nė laborator, tė
organizojnė tė dhėnat dhe rezultatet grafike. Zoti Frank thotė se
ėshtė i vetėdijshėm pėr teknologjinė kompjuterike nė mėsimdhėnie
edhe nė shkolla tė tjera nė tė kaluarėn, por kompjuterėt portativė i
shtyjnė nxėnėsit tė angazhohen edhe mė tepėr.
Inspektori i
arsimit, Calvin Baker, thotė se Shkolla e Mesme Empire ka epėrrsinė
sepse ėshtė e re, kėshtu qė qė administruesit mund tė pėrzgjedhnin
mėsues qė parapelqejnė teknologjinė e kompjuterėve portativė.
Nxėnėsit kishin mundėsinė tė vendosnin nėse dėshironin tė
regjistroheshin nė kėtė shkollė kėshtu qė edhe ata janė mjaft
entuziastė. Dhe qė nga hapja e dyerve, shkolla Empire nuk ka
shpenzuar asnjė dollar pėr libra. "Pajisja e njė nxėnėsi me libra
pėr katėr vjet kushton rreth 500 dollarė. Kėshtu qė ne investuam ato
para nė kompjuterė portativė, thotė inspektori Baker.
Mirėpo, kjo
pėrpjekje u ndesh nė shumė sfida. Njė prej tyre, thotė zoti Baker,
ėshtė vėshtirėsia teknologjike. Ėshtė vėshtirė tė kesh qasje tė
shpejtė nė internet pėr 350 nxėnės nė tė njejtėn kohė. Ka pasur edhe
tė papritura qė kur filloi kjo pėrpjekje. Matt Federof ,Drejtori
Teknologjik i shkollės, thotė se shfrytėzimi i kopmjuterit vetėm pėr
argtim nuk ndihmon me deomos tė fitosh edhe aftėsi tė nevojshme nė
shkollė. "Ne mendonim se fėmijėt do tėp ishin mė tė aftė nė
spėrdorimin e kompjuterit, thotė zoti Federov.
Por
administruesit thonė se pėrgjithsisht sistemi po punon mirė dhe duke
se edhe nxėnėsit pajtohen me kėtė mendim. Justin Platt, nxėnės i
vitit tė dytė, thotė se ėshtė njė lehtėsim pasi nuk tė duhet tė
sjellėsh libra nė shkollė. "Je shumė mė i organizuar. Nuk duhet tė
mendosh tė sjellėsh materiale tė ndryshme ēdo ditė, sepse gjithmonė
i ke me vete, thotė Justin.
Krysie
Granillo, gjithashtu nxėnese e vitit tė dytė, thotė se nė kėtė
shkollė nota e saj mesatare ėshtė ngritur. A ėshtė kjo njė valė e sė
ardhmes?
Calvin Baker
beson se gjithnjė e mė tepėr shkolla do tė shkojnė drejtė pėrdorimit
tė kompjuterėve portativė nė vitet e ardhshme, por ai thotė
gjthashtu se do tė jetė vėshtirė tė thyhet tradita e vjetėr e tė
mėsuarit. Zoti Baker theksoi gjithashtu se ai nuk po pėrpiqet ta
bėjė shkollėn Empire njė shkollė teknologjike.
Ai thotė se arsimimi i cilėsisė sė lartė ende varet nga puna a madhe,
disiplina dhe mėsimdhėnia e mirė me kompjuterėt portativė, duke u
bėrė njė pjesė e natyrshme e klasave siē janė bėrė pjesė e zakonshme
e vendit tė punės nė mbarė Amerikėn.
|