|
-
Prishtinė, 17 tetor 2005 /TN /QIK
- Qeveria e Kosovės ka pranuar t'i pėrmbushė tė
gjitha kėrkeasat e Universitetit tė Prishtinės, bėri tė ditur
sot zėvendėskryeministri Adem Salihaj. "Qeveria ka ofruar njė
propozim pėr nivelimin e pagave, zgjidhje e pėrshtateshme qė i
plotėson kėrkesat e UP-sė", tha Salihaj pas takimit qė pati dhe
ministri i Arsimit dhe Shkencės, Agim Veliu me Kėshillin
Drejtues tė UP-sė nė rektoratin e UP-sė. Pas arritjes sė kėtij
mirėkuptimi, propozimin e bėrė nga qeveria, pritet ta miratojė
edhe formalisht sot pasdite Kėshilli i UP-sė.
Mirėkuptimi i arritur nėnkupton pranimin e kėrkesės sė UP-sė pėr
ēėshtjen e nivelimit tė pagave, dhe po ashtu sipas Salihajt
ėshtė arritur mirėkuptimi qė tė nėnshkruhet njė memorandum
ndėrmjet Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT-it)
dhe UP-sė, pėr vetė menaxhimin nga kjo e fundit tė tė hyrave
vetanake, me ndryshimin e Ligjit pėr Menagjimin e financave
publike.
Salihaj tha se Qeveria ėshtė e gatshme ta pėrmbushė kėtė
marrėveshje, dhe se nė mėnyrė retroaktive nga korriku do tė
pėrmbyllej edhe nivelizimi i pagave. Kjo marrėveshje, shtoi a,
do tė zbatohej edhe vitin e ardhshėm, deri nė gjetjen e njė
zgjidhjeje tjetėr. Zėvendėskryeministri Salihaj, tha se tė
hollat do tė sigurohen nga buxheti i Kosovės.
Kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, prof.dr.Jahja Hoxha, tha
se ėshtė arritur pajtimi pėr plotėsimin e kėrkesave tė UP-sė, jo
vetėm pėr nivelimin e pagave, por edhe tė nėnshrkimit tė
memorandumit si dhe tė rregullimit ligjor pėr qeverisjen e UP-sė
me mjetet e gjeneruara nga ky institucion.
-
- Por,
pavarėsisht nga plotėsimi i tė gjitha kėtyre kėrkesave qė pritet
tė pėrcillet me marrėveshje, Hoxha nuk pranoi tė pozicionihet as
pro, as kundėr grevės. "Ne as nuk kemi bėrė thirrje tė fillojė
greva, dhe as nuk do ta bėjmė pėr t'u ndalur", tha Hoxha, duke u
mbrojtur, sipas tij, me arsyetimin se Kėshilli Drejtues vazhdon
ta kryejė punėn e vet ēdo ditė.
Arritja e njė marrėveshjeje tė tillė ėshtė paralajmėruar edhe tė
premten, nė takimin ndėrmjet Bordit tė UP-sė dhe Kryetarit tė
Kuvendit, kur z.Daci premtoi edhe ndryshimet e nevojshme
ligjore, pėr realizimin e kėsaj mundėsie.
Ndėrsa, sa i pėrket grevės, pėr tė cilėn Salihaj tha se nuk
ėshtė negociuar nė takim, qeveria ėshtė nė pritje tė ofertės qė
i ka bėrė SBASHK-ut, qė tė ulet tė bisedojė me MASHT-in. "Por,
ata nuk po pranojnė ende ta bėjnė kėtė duke kėmbėngulur qė
kėrkesat e tyre tė plotėsohen nė mėnyrė ultimative, gjė e cila
ėshtė e pamundur", tha ai. Kjo pasi vetėm pėr pėrmbushjen e
kėrkesės sė tyre pėr nivelin e shkollimit tė ulėt nevojiten hiq
mė pak se 5 milionė euro, tė cilat nuk ka mundėsi buxhetore t'i
sigurojė.
-
-
Ndėrkohė, pėrmbushja e njė kėrkese tė tillė do tė kishte
implikime tė ndryshme, njėra nga tė cilat do tė ishte
diskriminimi i punėtorėve tė tjerė tė shėrbimeve publike, tė
cilėt edhe ashtu kanė paga diē mė tė ulėta.
Por, tha Salihaj, "nėse ata nuk ulen me MASHT-in ta bėjnė
nivelimin, atėherė ne do ta bėjmė kėtė vetė", tha ai.
"Shkollat njė ditė do tė fillojnė tė punojnė tė gjitha", u
pėrgjigj Salihaj pėr grevistėt.
|
|