|
- 17
tetor 2005 /TN
-
-
- Ato dinė mė sė miri se ēfarė pozite kishte Kosova si pėrbėrės
i ish-Federatės, prandaj do tė duhej tė njihej edhe si pėrbėrės
i shpėrbėrjes sė saj, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe
suksesion -
-
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė
Prishtinės
-
-
Shkas i drejtpėrdrejtė i kėtij shkrimi ėshtė njė deklaratė e z.
Dimitrij Rupel, kryesuesit tė rradhės sė OSBE-sė, njėkohėsisht
ministrit tė jashtėm slloven, gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė,
se Sllovenia ende nuk ka qėndrim tė qartė rreth statusit tė
Kosovės. Nuk ėshtė vetėm Sllovenia qė ende nuk ka qėndrim tė
qartė, por janė edhe Kroacia, Bosnjė e Hercegovina dhe
Maqedonia, vende tė sovranizuara nga shpėrbėrja e
ish-Jugosllavisė qė ende nuk e kanė bėrė tė qartė qėndrimin e
tyre rreth statusit tė Kosovės.
-
-
Indiferenca
-
-
Me
gjithė shkasin e drejtpėrdrejtė tė kėtij shkrimi janė, mė sė
paku, edhe dy arsye tė tjera, qė mė shtynė tė shtroj kėtė temė:e
para, aktualiteti i saj, nė kohėn kur ēėshtja e Kosovės gjindet
nė buzėtė hapjes dhe tė zhvillimit tė diskutimeve pėr tė;e
dyta, indiferenca e republikave tė ish-Jugosllavisė pėr tė marrė
njė qėndrim ndaj statusit tė Kosovės qė, nė mos asgjė tjetėr,
flet pėr mungesėn e ndjenjės sė korrektėsisė ndaj njė njėsie
federale tė ish-Jugosllavisė, ndonėse jo me statusin e
republikės me tė cilėn, siē thuhet, kanė krijuar dhe kanė ndarė
fatet e pėrbashkėta.
-
-
Askush nuk di mė mirė pėr pozitėn qė kishte Kosova nė
ish-Jugosllavi se ēdinė republikat e mėparshme tė saj tė cilat,
mbi bazėn e tė drejtės pėr vetėvendosje, u sovranizuan dhe u
krijuan si shtete tė pavarura.
-
-
Shtrirja e kėsaj teme sot dhe vendosja nė njė rrafsh e
shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė me statusin e Kosovės bėhet pėr
shkak tė ndikimeve tė ndėrsjella qė kishin ato ndėrmjet tyre, me
mundėsinė e ndikimit nė pėrcaktimet nė lidhje me statusin e
Kosovės, nga njėra anė, pėr shkak se procesi i shpėrbėrjes sė
ish-Jugosllavisė filloi nė Kosovė dhe rreth Kosovės, ndėrsa nga
ana tjetėr, pėr arsye se ēėshtja e Kosovės mu pėr shkak tė
shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sot paraqitet me njė dimension
tė ri politik, por edhe konstitucional juridik e ndėrkombėtar,
me shumė interes pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj
statusit tė saj.
-
-
Me
shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, Kosova si dhe shqiptarėt qė
jetonin nė hapėsirėn e saj, nė territore ku pėrbėnin shumicėn,
kanė pritur qė objektivisht dhe realisht tė paraqitėn si subjekt
tė vetvetės, pra subjekt i vendosjes pėr fatin e vet nė
rrethanat e reja historike, nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes.
-
-
Mirėpo, zhvillimet qė ndodhėn pas shpėrbėrjes sė
ish-Jugosllavisė nuk morėn nė konsideratė kėtė parim nė asnjerin
prej rasteve me shqiptarėt, as nė ish-Republikėn Jugosllave tė
Maqedonisė, as nė Kosovėn Lindore, as nė Mal tė Zi dhe para sė
gjithash, nė Kosovė qė, pa asnjė mėdyshje, paraqet pėrbėrėsin
themelor tė ēėshtjes ende tė pazgjidhur shqiptare.
-
-
-
Pėr ēfarė flasin realitetet
-
-
Kosova paraqet sot njė rajon politiko-territorial tė
individualizuar nė Ballkan. Ėshtė ky njė fakt qė nuk mund tė
injorohet, po sikurse qė nuk mund tė injorohet fakti tjetėr pėr
realitetin nacional-demografik tė popullit tė Kosovės qė i
kundėrvihet ēdo pėrpjekjeje pėr ta paraqitur Kosovėnsi njė
mjedis shumėetnik. Mirė iu tha z. Rupel, gjatė qėndrimit
tė tij tė fundit nė Kosovė se Kosova ėshtė po aq multietnike sa
ėshtė edhe vetė Sllovenia.
-
-
Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia e dinė mė mirė se
asnjė vend tjetėr se Kosova nė ish-Federatėn multinacionale tė
Jugosllavisė kishte status tė njėsisė konstitutive, ndonėse jo
edhe tė republikės;ato e dinė mė mire se asnjė shtet tjetėr se
Kosova nė ish-Jugosllavi kishte kufijtė e saj interfederalė qė
nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj, po sikurse qė edhe
kufijtė e jashtėm tė ish-Jugosllavisė, nuk mund tė ndryshoheshin
pa pėlqimin e Kuvendit tė Kosovės, fakte kėto shumė tė
rendėsishme pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj tė ardhmes
sė Kosovės, mbi bazėn e garancisė sė kufijve nga Kushtetuta e
ish-Jugosllavisė e vitit 1974.
-
-
Pėrfundimi ėshtė i qartė se parimi i njohur nė tė drejtėn
ndėrkombėtare uti possidetis, ashtu siē ėshtė zbatuar pėr
republikat e ish-Jugosllavisė(1991-1992), ka qenė dashur tė
zbatohet edhe nė rastin e Kosovės. Pra, ky parim u zbatua nė
mėnyrė selektive:iu njoh karakteri ndėrkombėtar vetėm kufijve tė
republikave dhe jo edhe tė kufijve tė krahinave autonome, me
gjithė faktin konstitucional-juridik se edhe kufijtė e krahinave
autonome, do tė thotė edhe tė Kosovės, pėrcaktoheshin dhe
garantoheshin me tė njėjtin akt kushtetues, madje edhe me tė
njėjtėn normė kushtetuese. Nėse nuk ėshtė zbatuar dje, pse
tė mos zbatohet sot e nesėr.
-
-
-
A do ti kushtojnė dhe sa do ti kushtojnė Kosovės
interpretimet politiketė Badinterit?
-
-
Kosova nuk mund tė jetė penge interpretimeve, mė shumė
politike, se sa konstitucionale juridike e Komisionit tė
Badinterit, nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė trajtohet nė dritėn e
atyre interpretimeve. Qėndrimet e Komisionit tė Badinterit do tė
duhej tė zbatoheshin njėsoj edhe pėr kufijtė e Kosovės, si
njerės nga tetė konstituentėt e ish-Jugosllavisė. Nė fakt,
Kosova, nė pėrputhje me parimin uti possidetis, me plebishtin e
popullit (1991) ndėrkombėtarizoi kufijtė e saj, por ai
ndėrkombėtarizim i kufijve tė Kosovės nuk u pėrligj.
-
-
Kosova, po sikurse edhe republikat e ish-Jugosllavisė, tė cilat
shpallen sovranitetin dhe pavarėsinė, paraqet rast tė
vetėvendosjes sė jashtme. Shtetet e sovranizuara nga
ish-Jugosllavia e kanė shumė tė qartė se rikonstrukturimi i
plotė dhe i drejtė ndėrkombėtar i ish-Jugosllavisė nuk mund tė
quhet i kryerpa zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, pra
pa valorizimin e plotė dhe tė drejtė ndėrkombėtar tė trungut
etnik tė Kosovės dhe tė vullnetit politik tė artikuluar dhe tė
institucionalizuar tė shumicės dominante shqiptare tė popullsisė
sė Kosovės.
-
-
Prandaj, nuk mund tė kuptohet qėndrimi ende indiferent i
shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia nė lidhje me
statusin e Kosovės, kur, nga ana tjetėr, disa nga shtetet e
perėndimit dhe SHBA-tė ose favorizojnė pavarėsinė e Kosovės ose
angazhohen drejtpėrsėdrejti pėr tė si zgjidhje tė drejtė.
-
-
Jam shumė i vetėdijshėm se ekzistojnė njė varg i tėrė rrethanash
tė cilat mund tė ndikojnė nė indiferencėndhe luhatjenose
lėkundjen e shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia ndaj
statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Po qe se vėshtrohen nga njė
plan mė i gjerė, ato sikur arsyetohenme kryqėzimin e
interesavenė Ballkan. Serbia e konsideron Rusinė mbrojtėsen
kryesore historike tė vetėn.
-
-
Rumania mban marrėdhėnie tė mira me Serbinė. Hungaria frikėsohet
nga konflikti ushtarak me Serbinė. Bullgarisė nuk i
pėrgjigjet konflikti me Serbinė, pėr shkak tė Maqedonisė. Turqia
pretendon tė bėhet fuqia e parė e Ballkanit dhe ta neutralizojė
ndikimin grek. Greqia i mban rezervė kėrkesat territoriale ndaj
Maqedonisė dhe Shqipėrisė, ndėrsa Serbinė e ruan si aleat dhe e
bashkėrendon me tė politikėn ndaj Shqipėrisė.
-
-
-
Rėndėsia e trefishtė e pavarėsisė sė Kosovės pėr raportet e
shqiptarėve dhe serbėve
-
-
Mirėpo, nė gjithė kėtė vorbullė, pavarėsia e Kosovės paraqitet
me rendėsi tė trefishtė, sepse involvohet njėkohėsisht nė tri
rrafshe hapėsinore :sė pari, nė raportin interetnik
shqiptaro-serb nė Kosovė, sė dyti, nė raportin interetnik
shqiptaro-serb nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė dhe, sė treti,
nė raportin interetnik global tė kombit shqiptar dhe kombit
serb nė Ballkan.
-
-
Nisur nga rėndėsia e madhe qė ka zgjidhja e drejtė e ēėshtjes sė
Kosovės pėr ekuilibrin politik nė Ballkan, shtetet e
sovranizuara nga ish-Jugosllavia, po sikurse edhe shtetit e
rajonit nė pėrgjithėsi, do tė duhej qė, tė ndihmonin nė
krijimin e ekuilibrit, me mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Pavarėsia e Kosovės paraqitet me shumė favore pėr ruajtjen e
stabilitetit nė Ballkan. Ēdo zgjidhje qė do tė injoronte
vullnetin e popullit tė Kosovės, qoftė ajo edhe kaluese, me
kėrcėnimin qė tė konservojė gjendjen, do tė linte tė hapur
mundėsinė pėr konflikte.
-
-
Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia janė tė ndėrgjegjshme
se me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, pjesė e sė cilės ishin,
bashkė me Kosovėn, do tė duhej tė konsideroheshin edhe si
faktorė tė shpėrbėrjes sė saj, sėrish bashkė me Kosovėn, me tė
drejtėn pėr vetėvendosje dhe suksesion. Mė nė fund, Kosova edhe
sot paraqet njė entitet nacional dhe social-politik, me
identitet dhe individualitet tė pamohueshėm qė paraqesin
argumente tė fuqishme pėr tė pėrmbyllur dosjen e saj me
pavarėsi.
-
-
-
Pėr Kosovėn, shteti paraqet njė pėrfundim logjik dhe
konstitucional-juridik
-
-
Nga pikėpamja logjike, po sikurse edhe nga pikėpamja
konstitucionale-juridike, ėshtė e padiskutueshme se shqiptarėt
paraqesin njė etnikum tė qartė me tė cilin identifikohet
popullata kompakte me territorin e vetė, prandaj, si logjikisht,
ashtu dhe polito-gjenetikisht, secilit etnikum, pra edhe
etnikumit shqiptar, si popull me shumicė tė theksuar nė Kosovė,
i takon e drejta pėr tė ndėrtuar shtetin nė tė cilin, ēėshtė e
vėrteta, me shqiptarėt do tė bashkėjetojnė edhe pjesėtarėt e
pakicave dhe tė grupeve etnike.
-
-
Ata qė e shohin Kosovėn si shtetin e dytė shqiptarsikur
injorojnė tė vėrtetėn se ekzistimi i dy shteteve shqiptare nė
Ballkan, pėrpara se tė konsiderohej pėrparėsi, do tė duhej tė
kualifikohej hendikep, pėr shkak tė synimeve shekullore tė
shqiptarėve pėr tė ndėrtuar dhe jetuar nė njė shtet tė vetėm.
-
-
Qe pra, pse shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia do tė
duhej qė indiferencėn ndaj statusit tė Kosovėsta zėvendėsonin
me pėrcaktimin e qartė dhe mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės.
|
|