|
-
Prishtinė,
14 tetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova priti sot kryetarin e Aleancės pėr
Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinajn. Presidenti Rugova tha
se me Haradinajn ka biseduar pėr gjendjen nė Kosovė, tė cilėn e
ka vlerėsuar stabile.
-
-
Presidenti Rugova tha se nga Haradinaj ėshtė njoftuar pėr
vendimin e Gjykatės sė Hagės, e cila ia lejon tė drejtėn e
pjesėmarrjes nė aktivitete politike nė Kosovė, vendim qė ai e
quajti pozitiv.
-
- "Unė
besoj se ai (Haradinaj) do tė ndihmojė proceset pozitive dhe
proceset pėr zhvillimin e Kosovės, pėr tė mirėn e popullit dhe
tė gjithė qytetarėve, si dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr tė
cilėn do tė punojmė sė bashku", tha presidenti Rugova.
Ndėrsa, Haradinaj, i cili takimin e parė politik e mbajti me
Presidentin Rugova, pas kthimit tė kėsaj tė drejte nga Gjykata e
Hagės, e ka pėrgėzuar Presidentin pėr unitetin politik qė ka
krijuar me krijimin e Grupit Negociator.
"Unė e pėrgėzova pėr punėn qė ka bėrė Presidenti pėr unitet nė
Kosovė, me pėrcaktimin e delegacionit, dhe koordinatorit, si dhe
me angazhimin qė po bėn, pėr tė avancuar proceset nė Kosovė,
proceset pozitive pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės", tha
Haradinaj, i cili i ka premtuar Presidentit se do tė vazhdojė ta
mbėshtesė nė procesin e filluar drejt pavarėsisė.
|
|