| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Shpenzime tė larta tė pėrdorimit tė veturave, telefonave, nė mėditje
e udhėtime zyrtare, u tha nė Komisionin pėr buxhet |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė, 13 tetor 2005 /TN /QIK
- Komisioni pėr
Buxhet dhe Financa i Kuvendit tė Kosovės, i kryesuar nga Naser
Osmani, kryetar i Komisionit, nė kuadėr tė nismės qė ndėrmori
kohė mė parė, qė Qeverisė sė Kosovės t'i propozohet njė Program
i kursimit tė shpenzimeve, nė mbledhjen e sotme, nė tė cilėn
merrnin pjesė edhe zėvendėsministri dhe drejtori i Departamentit
tė Buxhetit tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave,
pėrkatėsisht Muharrem Ibrahimi dhe Agim Krasniqi, zhvilloi njė
debat tė gjerė rreth mundėsive tė racionalizimit tė shpenzimeve
nga ana e organizatave buxhetore.
-
Megjithėse disa diskutues ishin tė mendimit se para se tė
fillojė debati do tė ishte mirė qė tė kenė si mbėshtetje njė
material, i cili nė mėnyrė mė specifike do tė tregonte se nė
cilėt lėmenj shpenzohet nė mėnyrė tė paarsyeshme, ata u pėrpoqėn
tė identifikojnė segmentet ku vėrehen lehtė shpenzime tė larta.
-
-
Nė kėtė vėshtrim u tha se shpenzime
tė larta hetohen gjatė pėrdorimit tė veturave, nė mėditje,
reprezentacione, udhėtime zyrtare etj. Konstatime tė ngjashme
kishin edhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Ekonomisė dhe
Financave.
-
-
Nė pajtim me kėtė u propozua qė tė
bėhet njė normativ lidhur me kriteret e shpenzimeve nė kėta
lėmenj, pėr tė bėrė reduktime tė mėdha. Kontrolli i shpenzimeve
ėshtė mė se i nevojshėm, ndėrsa nė praktikėn e deritashme,
sidomos mėditjet, nuk i nėnshtrohen kurrfarė kontrolli.
-
U fol edhe pėr shpenzimet nė mallra, shėrbime dhe nė investimet
kapitale. Edhe kėtu ka vend pėr racionalizim, por duhet tė kihet
parasysh se reduktimet e tilla nuk duhet tė shkojnė nė dėm tė
funksionimit dhe mirėmbajtjes sė investimeve.
-
Debati ishte edhe njė kontribut i rėndėsishėm nė prag tė
pėrgatitjeve tė Planit tė Buxhetit tė Kosovės pėr vitin 2006, i
cili do tė jetė 14 milionė mė i vogėl se buxheti i sivjetshėm.
Nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė u theksua se drafti i Buxhetit
pėr vitin e ardhshėm do tė jetė shumė mė i detajizuar, pėr tė
parė se nė cilėt lėmenj duhet kėrkuar racionalizimin e
shpenzimeve.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|