| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
 
|
|
| |
Presidenti Rugova, nė
takimin me nėnsekretarin Bėrns, kėrkoi njohjen direkte tė pavarėsisė
sė Kosovės |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
13 tetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i
Kosovės dr.Ibrahim Rugova, i ka kėrkuar sot Nėnsekretarit
amerikan tė shtetit Nikolas Bėrns, fuqizimin e pėrkrahjes sė
SHBA-ve pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, ndėrsa i ka
kėrkuar edhe njohjen direkte tė pavarėsisė sė vendit.
-
-
Presidenti Rugova kėto kėrkesa ia bėri gjatė takimit nė
rezidencėn e tij nė Velani nėnsekretarit amerikan tė Shtetit
Nikolas Bėrns.
Presidenti Rugova pas takimit tha se nėnsekretarin Bėrns e ka
njoftuar me gjendjen stabile nė vend dhe vlerėsimi pozitiv shkon
nė favor tė njohjes sė pavarėsisė.
"Presim vlerėsimin pozitiv tė gjendjes nė Kosovė, qė tė hapen
bisedimet e mundshme, takimi i mundshėm pėr tė ardhmen e Kosovės,
qė pėr ne ėshtė pavarėsia dhe nė kėtė rast ne po pėrgatitemi",
tha Presidenti.
Ai gjithashtu rikujtoi se nė rast tė negociatave ėshtė krijuar
Grupi negociator, tė cilin do ta pėrbėjnė, ekspertėt dhe
njerėzit e jetės politike tė Kosovės.
Presidenti Rugova pėrsėriti insistimin e tij para Nėnsekretarit
amerikan Bėrns pėr njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė
Kosovės. "Unė insistoj pėr njohje direkte nga SHBA-tė, BE-ja, qė
do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės, njė Kosovė
nė strukturat euroatlantike dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė",
nėnvizoi Presidenti Rugova ndėrsa ka kėrkuar pėrkrahjen e
SHBA-ve nė kėtė proces.
"Gjithsesi unė i kėrkova pėrkrahjen e SHBA-ve, qė tė marrė pjesė
nė kėto procese mė shumė se deri tash, sepse ėshtė ndėr vendet e
para qė ėshtė interesuar pėr neve dhe qė na ka ndihmuar dhe edhe
tash presim pėrkrahjen", u shpreh nė fund Presidenti Rugova.
Ndėkaq, nėnsekretari Bėrns nėnvizoi se ėshtė e drejtė e
qytetarėve tė Kosovės qė tė dinė se cili ėshtė fati i vendit tė
tyre.
"Ne mendojmė se qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė tė dinė se
cila do tė jetė e ardhmja e tyre, sepse gjashtė vjet e gjysmė
pas pėrfundimit tė luftės ėshtė arritur njė progres, por
njerėzit nuk e dinė se cila do tė jetė e ardhmja e Kosovės", tha
ai, duke iu drejtuar Presidentit Rugova, pėr tė cilin tha se
ėshtė njė mik i madh i SHBA-ve dhe e respektohet shumė.
Nėnsekretari Bėrns tha se SHBA-tė i japin mbėshtetje tė fortė
vendimit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Ananit,
pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin final tė Kosovėn. Z.Bėrns
tha se bisedimet pritet tė fillojnė nė njė periudhė tė shkurtėr
kohore, "nė nėntor ose nė dhjetor, sigurisht brenda vitit 2005",
u shpreh ai.
-
-
Bėrns shtoi se SHBA-tė sė shpejti do tė emėrojnė tė dėrguarin e
tyre special pėr ta ndihmuar OKB-nė nė procesin e negociatave
pėr Kosovėn, pa prejudikuar rezultatin e tyre. "Qeveria ime do
tė jetė shumė aktive nė kėto negociata dhe do tė emėrojmė njė tė
dėrguar special pėr tė ndihmuar Kombet e Bashkuara nė kėto
bisedime dhe ne nuk favorizojmė asnjė rezultat", tha ai.
Bėrns tha se institucioneve i takon krijimin e kushteve pėr
bisedime, ndėrsa nuk i takon SHBA-sė pėrcaktimi i statusit tė
Kosovės, por nė negociatat, tha ai, duhet tė ketė edhe
kompromise.
"Nuk i takon SHBA-ve qė tė pėrcaktojnė statusin e ardhshėm tė
Kosovės, ėshtė detyra juaj qė tė krijoni kushte pėr tė zhvilluar
kėto bisedime, pėr tė mbėshtetur kėto negociata dhe se
kompromiset duhet tė jenė pjesė e kėtyre bisedimeve dhe se
rezultati pėrfundimtar, duhet tė jetė ai i cili do tė mundėsojė
qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė jetojnė nė paqe me njėri
tjetrin, si pėr komunitetin shqiptar ashtu edhe pėr serbėt", tha
nėnsekretari Bėrns.
Nė lidhje me opsionet pėr statusin, Bėrns rikujtoi deklaratėn e
njė jave mė parė tė z.Anan se, "edhe pavarėsia ėshtė njė opsion,
por edhe autonomia". "Kjo ėshtė pėr qytetarėt e Kosovės dhe
qeverinė nė Beograd tė vendosin sė bashku, sepse kosovarėt dhe
qeveria e Beogradit duhet tė jenė pjesė e bisedimeve", tha
nėnsekretari amerikan, Qeveria e tė cilit tha se do ta mbėshtesė
kėtė proces nė baza shumė transparente.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|