|
-
Londėr,
13 tetor 2005 /TN /QIK
- Tani ėshtė momenti pėr negociata pėr statusin e
Kosovės, sepse "populli i Kosovės tash gjashtė vjet e gjysmė
pret tė mėsojė se cila do tė jetė ardhmėria e tij". "Do tė
kishim bėrė gabim nėse do t'ua shkurtonim tė drejtėn njerėzve nė
Kosovė qė tė vendosin pėr statusin pėrfundimtar", deklaroi
nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns nė prag tė vizitės
sė tij nė Kosovė.
"Ēdo popull ka tė drejtė tė dijė se nė ēfarė vendi do tė jetojė.
-
-
Ne nuk pėrkrahim status kuonė, por
do tė pėrkrahim ēdo zgjidhje me marrėveshje tė cilėn e arrijnė
pjesėmarrėst e bisedimeve. Me vite kemi folur - standardet para
statusit. Mendoj se kemi ardhur nė pėrfundim se duhet thėnė -
standardet dhe statusi.
-
-
Nėse marrin parasysh emocionet dhe
pritjet e njerėzve nė Kosovė, do tė kishim bėrė gabim nėse do
t'ua shkurtonim tė drejtėn qė tė vendosin pėr statusin
pėrfundimtar. Ata pėr kėtė kanė tė drejtė edhe gjashtė vjet e
gjysmė nga lufta kėtė edhe e kanė merituar", tha pėr BBC-nė
Nikolas Bėrns.
-
Duke komentuar njė deklaratė tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė
Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan se pėr statusin e Kosovės
ekzistojnė dy skenarė tė mundshėm - pavarėsi dhe autonomi, Bėrns
shprehu mendimin se kėto janė alternativa logjike, por shtoi se
u mbetet qytetarėve tė Kosovės, edhe serbėve edhe shqiptarėve,
si dhe qeverisė sė Beogradit tė japin pėrgjigje nė kėtė ēėshtje.
-
-
"Nuk ėshtė punė e bashkėsisė
ndėrkombėtare qė tė japė projektin e statusit tė ardhshėm tė
Kosovės. Pėrgjegjėsia jonė ėshtė qė tė organizojmė bisedimet dhe
tė marrim pjesė nė to, por vendimet do t'i marrin njerėzit qė
jetojnė atje. Qeveria ime nė kėtė proces do tė jetė e pėrfshirė
aktivisht, sepse konsiderojmė se pėr shkak tė ngjarjeve nė vitin
1999, jemi pėrgjegjės pėr kėtė", tha Bėrns.
-
Duke komentuar qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė Prishtinės
dhe Beogradit pėr pavarėsinė, Nėnsekretari i Shtetit, tha se
ėshtė e domosdoshme qė Beogradi dhe Prishtina tė bisedojnė njėri
me tjetrin, sepse ky ėshtė kuptmi i negociatave. "Do tė jetė e
domosdoshme qė autoritetet e Beogradit tė ulen pranė njė tryeze
me serbėt e Kosovės e me shqiptarėt dhe tė negociojnė. Zgjidhje
tjetėr nuk ka.
-
-
Bashkėsia ndėrkombėtare dhe Kombet e
Bashkuara nuk do tė pranojnė kurrfarė pretekstesh se nuk ėshtė
koha e duhur pėr fillimin e bisedimeve. Tani ėshtė momenti i
vėrtetė", shprehet nėnsekretari Bėnės nė prag tė vizitės nė
Kosovė.
|
|