|
-
Pragė, 12 tetor 2005 /TN /QIK
- Nė lidhje me statusin e Kosovės, ėshtė e qartė
se bashkėsia ndėrkombėtare do tė vendosė kushte.
-
- Por,
Kosova, nėse do tė arrijė qėllimin e saj - pavarėsinė, do duhet
tė japė garancione dhe tė dėshmojė siguri pėr pakicat kombėtare,
derisa bashkėsia ndėrkombėtare do tė jetė nė pozitė qė tė
vėrtetojė se kėto garanci janė pėrmbushur, tha ish-emisari
amerikan pėr Ballkanin Xhems Dobins (James Dobbins)
-
-
Ndėrkaq, nė lidhje me qėndrimin e Prishtinės dhe tė Beogradit
rreth statusit tė Kosovės, Dobins iu shmang pėrgjigjes direkte,
por sqaroi ēėshtjen e sovranitetit.
-
-
Sipas tij, nė botėn moderne sovraniteti ėshtė i kufizuar. Kjo,
tha ai, ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė Evropė, ku sovraniteti
kufizohet si pasojė e anėtarėsisė nė Bashkimin Evropian. "Shumė
nga kėto terma tradicionale, si sovranitet, sovranitet i
kufizuar, autonomi e me radhė marrin njė kuptim tė ri nė botėn
moderne", u shpreh Dobins nė njė intervistė pėr radion "Evropa e
lirė".
Dobins parashikon qė bashkėsia ndėrkombėtare do tė insistojė nė
garancitė pėr tė drejtat e pakicave nė Kosovė. Prandaj pėr njė
periudhė kohe, shtoi ai, ajo do tė ketė njė rol mbikqyrės pėr tė
siguruar kėto tė drejta, mu sikur nė Bosnje, e cila megjithėse
ėshtė njė vend sovran dhe i pavarur gjithashtu ėshtė me njė
pėrfshirje tė fuqishme ndėrkombėtare.
Pyetjes nėse Kosova duhet tė bėjė kompromis me pavarėsinė, nė
shkėmbim tė anėtarėsimit nė BE, Dobins iu pėrgjigj duke thėnė se
"si ēdo vend tjetėr nė Evropė qė do tė anėtarėsohet, duhet
plotėsuar njė sėrė kriteresh, qė nėnkuptojnė kufizim tė ndjeshėm
tė sovranitetit".
"Por kompromisi i Kosovės ndėrmjet pavarėsisė dhe anėtarėsisė nė
Bashkimin Evropian do jetė nė tė njėjtėn shkallė si edhe te
vendet e tjera. Franca, Britania apo Gjermania kanė bėrė tė
njėjtėn gjė", theksoi Dobins.
|
|