|
-
Budapest 12 tetor 2005 /TN /QIK
- Shqipėria e vlerėson statusin e Kosovės si njė
ēėshtje thelbėsore qė kėrkon njė zgjidhje imediate, ndėrkaq
status kuoja aktuale ėshtė e papėrshtatshme pėr njė paqe tė
qėndrueshme nė rajon, deklaroi ministri i Punėve tė Jashtme
Besnik Mustafaj nė njė takim nė Budapest.
"Mendoj se statusi final i Kosovės duhet tė bazohet nė vullnetin
e lirė tė popullit tė Kosovės, duke garantuar respektimin e
plotė tė tė drejtave tė minoriteteve dhe siguruar paqe dhe
stabilitet jo vetėm nė Kosovė por nė tė gjithė rajonin", theksoi
shefi diplomacisė shqiptare.
Mustafaj shprehu bindjen se e ardhmja e Kosovės, ashtu si e tė
gjithė rajonit ėshtė integrimi i plotė nė strukturat europiane
dhe euroatlantike.
Ai edhe me kėtė rast pėrsėriti qėndrimin pėr njė pavarėsi tė
kushtėzuar tė Kosovės.
"Zgjidhja mė e mirė, alternativa mė e mirė do tė ishte pavarėsi
e Kosovės, njė pavarėsi e kushtėzuar sipas akteve dhe praktikave
ndėrkombėtare, e monitoruar ngushtė nga komuniteti ndėrkombėtar
pėr tė garantuar ndėrtimin e njė shteti ligjor e demokratik. Kjo
zgjidhje do tė kontribuonte pėr njė stabilitet afatgjatė tė
rajonit", ėshtė shprehur Mustafaj.
Ai u bėri thirrje pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb tė vlerėsojė
drejt fazėn serioze nė tė cilėn po hyn historia e Kosovės.
"Kosova, ėshtė dhe vendi i tyre i pamohueshėm. Rruga mė e
sigurtė pėr tė garantuar tė drejtat e tyre sot e nė tė ardhmen
ėshtė pjesėmarrja nė kėto negociata nė pėrbėrje tė grupit me tė
cilin do tė pėrfaqėsohet atje Kosova", ka thėnė ministri
shqiptar.
Gjithashtu, ai pėrshėndeti dorėzimin e raportit pėr Kosoven nga
ambasadori Kai Aide, duke shprehur bindjen e plotė pėr
neutralitetin dhe objektivitetin qė zoti Aide ka treguar nė
mbledhjen e fakteve dhe hartimin e raportit. Njėherit ai shpreh
bindjen se vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit do ta
vleresojnė kėtė moment pėr tė dhėnė dritėn jeshile pėr ēeljen sa
mė shpejt tė negociatave pėr statusin final tė Kosovės.
Kėto vlerėsime ministri i Punėve tė Jashtme Besnik Mustafaj i
bėri nė takimin e ministrave tė jashtėm tė Partnershipit Rajonal
dhe Ballkanit Perėndimor mė 11 tetor nė Budapest.
|
|