|
12 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (11.10.2005)
Organizata
Ndėrkombėtare e tė Drejtave tė Njeriut, Amnesty International thotė
se vendet e Bashkimit Evropian po i shmangen detyrimit pėr mbrojtjen
e refugjatėve dhe po pėrqendrohen tek pėrpjekjet pėr ti mbajtur ata
jashtė kufijve tė BE-sė.
Amnesty
International i bėri thirrje Bashkimit Evropian qė ta ndryshojė
rrėnjėsisht politikėn pėr refugjatėt, tė cilėn kjo organizatė e
quajti tė gabuar.
Organizata e
bėri thirrjen para takimit tė nesėrm tė ministrave tė drejtėsisė dhe
tė brendshėm tė Bashkimit Evropian nė Luksemburg pėr ēėshtje tė
refugjatėve. Ministrat pritet gjithashtu tė diskutojnė mbi valėn e
fundit nė rritje tė emigrantėve qė pėrpiqen tė hyjnė ilegalisht nė
enklavat afrikano-veriore tė Spanjės, pėr tė kaluar pastaj nė Evropė.
Spanja ka
filluar tė dėrgojė mbrapsht nė Marok tė gjithė emigrantėt afrikanė
qė hyjnė ilegalisht nė enklava. Amnesty International thotė se
Spanja mund tė jetė duke shkelur angazhimet e saj tė Bashkimit
Evropian dhe ndėrkombėtare.
|