|
11 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (10.2005)
Armand
Mero
Nė Shqipėri,
zoti Edi Rama shkeli sot nė selinė e Partisė Socialiste si kryetari
i porsazgjedhur i saj. Ai mori pjesė nė mbledhjen e grupit
parlamentar tė socialistėve i cili ka tashmė dhe drejtuesin e vet tė
ri, sekretarin e pėrgjithshėm Pandeli Majko. Zoti Rama iu shmang
deklarimeve publike. Pas kongresit i cili rrėzoi paketėn e
ndryshimeve statutore qė do i hapnin rrugė rinovimit tė tė gjitha
strukturave drejtuese, zoti Rama gjen njė situatė statu quo-je ku do
ti duhet tė rivendosė nė lėvizje tė gjithė aparatin e coroditur nga
humbja e zgjedhjeve tė 3 korrikut
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ishte pėrgatitur pėr njė tjetėr
betejė nė kongresin e Partisė Socialiste dhe fitoi atė qė ai e
kishte parashikuar si mė tė mundimshmen, garėn pėr kreun e partisė.
Ai do tė drejtojė forcėn mė tė madhe politike tė opozitės deri nė
vitin 2007 duke marrė kėshtu atė pjesė tė mandatit tė lėnė nė mes
nga ish kryetari Fatos Nano.
Por
gėzimi pėr arritjen e njė suksesi tė rėndėsishėm nė karrierėn e tij
tė shpejtė politike vėshtirėsohet nga mungesa e instrumentave qė do
ta linin atė tė bėnte njė ristrukturim tė shpejtė tė partisė.
Rrėzimi i paketės sė ndryshimeve statutore mund tia mbajė tė
lidhura duart nė fillimet e veprimtarisė sė tij si kryetar i
socialistėve.
Zoti Rama merr drejtimin e njė partie qė pėr 14 vjet identifikohej
me figurėn e Fatos Nanos, tė tronditur nga humbja e zgjedhjeve tė 3
korrikut, tė ēoroditur pėr javė tė tėra nga mungesa e njė kryetari i
cili u shfaq vetėm pėr tė dhėnė dorėheqjen, tė gėrryer nga pushteti
8 vjeēar, tė copėtuar nga pėrēarja dhe mbi tė gjitha me struktura tė
atrofizuara dhe tė pandryshuara.
Ai
vetė dhe pėrkrahėsit e tij shohin te largimi i Gramoz Rucit njė
humbje tė madhe. Njeri i hekurt dhe figurė qėndore nė partinė
socialiste, mungesa e tij mund tė pėrbėjė njė tjetėr pengesė pėr njė
ndėrhyrje tė shpejtė rigjeneruese nė partinė socialiste. Aq mė tepėr
qė ai u zėvendėsua nga zoti Pandeli Majko i dalė haptazi si
kundėrshtar i zotit Rama dhe ideve tė tij pėr reformimin e partisė.
Zotit Rama do ti duhet ndėrkohė tė ndėrtojė nga njėra anė njė parti
qė tė pėrfaqėsojė opozitėn e fortė dhe moderne qė tė udhėheqė tė
majtėn, e nga ana tjetėr tė rivendosė urat e bashkėpunimit serioz me
aleatėt dhe veēanėrisht me Lėvizjen socialiste pėr Integrim me tė
cilėn marrėdhėniet e deritanishme kanė qenė ato tė rivalitetit.
|