|
11 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (10.2005)
Leta Hong
Fincher
Presidenti
Bush i ka kėrkuar Kongresit ti japė atij autoritetin pėr tė
pėrdorur ushtrinė qė tė detyrojė mbajtjen e njerėzve nė karantinė nė
se bie njė epidemi e gripit tė shpendėve. Presidenti ka sugjeruar qė
forcat e armatosura tė marrin kontrollin nė pėrgjigje tė
katastrofave natyrore:
Presidenti Bush tha se ėshtė i shqetėsuar se autoritetet lokale dhe
shtetėrore mund tė mos jenė nė gjendje tė pėrballojnė njė epidemi tė
gripit tė shpendėve. "Kush do ta bėnte mė mirė mbajtjen nė
karantina? Njė mundėsi ėshtė pėrdorimi i ushtrisė qė ėshtė nė
gjendje tė planifikojė dhe tė lėvizė," tha presidenti.
Presidenti Bush ka thėnė gjithashtu se kėrkon tė pėrmirėsojė
pėrgjigjen federale ndaj katastrofave natyrore si uragani Katrina qė
mori mė shumė se 1mijė jetė. Zoti Bush sugjeroi qė Kongresit mund
ti duhet tė ndryshojė njė ligj qė ekziston prej 127 vjetėsh qė
kufizon rolin e trupave federale brenda Shteteve tė Bashkuara.
Akti i vitit 1878 u krijua pas Luftės Civile Amerikane pėr tė
mbajtur ushtinė aktive nė detyrė larg zbatimit tė ligjit civil.
Ligji nuk pėrfshin anėtarėt e Gardės Kombėtare qė mund tė thirren
nga guvernatorėt e shteteve dhe janė subjekt i kontrollit tė
qeverisė lokale.
Disa ekspertė tė mbrojtjes thonė se zyrtarėt ushtarakė dhe civilė
janė skeptikė pėr ndryshime qė do ta vinin Pentagonin nė krye tė
situatave emergjente nė vend. David Mosher ėshtė analist i lartė
politik nė Korporatėn Rand nė Washington. "Ne si amerikanė vihemi nė
siklet nė se ushtria pėrfshihet nė zbatimin e ligjit civil dhe sa
herė qė ėshtė e nevojshme njė gjė e tillė, ajo bėhet me shumė
kujdes. Edhe nėse ligji nuk ndryshon disa anėtarė tė Kongresit
kėrkojnė tė mbahen seanca me pyetje-pėrgjigje pėr tė parė sesi
ushtria mund tė ndihmojė nė pėrpjekjet e shpėtimit.
John Bonsell ėshtė oficer ushtarak nė pension dhe ndihmės ushtarak i
senatorit republikan James Inhofe. "Nuk ėshtė e thėnė tė kėrkojnė mė
shumė autoritet por thjesht mundėsi pėr tu stėrvitur me qeveritė
lokale dhe shtetėrore mė shumė nė mėnyrė qė tė jemi mė tė koordinuar
dhe tė kuptojmė mangėsitė e njėri-tjetrit," thotė zoti Bonsell.
David Mosher thotė se presidenti gėzon autoritetin pėr tė
federalizuar trupat lokale, duke thirrur ushtrinė nė detyrė aktive
pėr tė zbatuar rendin nė se ėshtė nevoja. Dhe presidentė tė shkuar e
kanė bėrė njė gjė tė tillė.
Nė
vitin 1963 pėrshembull, presidenti John F. Kennedy federalizoi
Gardėn Kombėtare tė Alabamės pėr tė zbatuar tė drejtat civile tė
afrikano-amerikanėve tė cilėve guvernatori i shtetit George Wallance
u kishte mohuar tė drejtėn pėr tu regjistruar nė Universitetin e
Alabamės. Dhe nė vitin 1992 presidenti George H. W. Bush dėrgoi
trupat federale pėr tė ndihmuar pėr shtypjen e protestave racore nė
Los Angelos, pasi pesė oficerė tė bardhė tė policisė u akuzuan se
kishin rradhur afrikano-amerikanin Rodney King.
Gjatė uraganit Katrina, disa kritikė argumentuan se kishte shumė pak
trupa tė Gardės Kombėtare nė Luiziana pėr tė ndihmuar me katastrofėn
pasi shumė prej tyre ishin dislokuar nė Irak. Sekretari amerikan i
Mbrojtjes Donald Ramsfeld nuk ėshtė dakort. Nė njė konferencė shtypi
nė Pentagon, zoti Rumsfeld theksoi se edhe nė kulmin e uraganit
Katrina, ishin tė paktėn 300 mijė trupa tė Gardės Kombėtare tė
gatshme nė vend.
Ekspertėt thonė se presidenti Bush mund ta ketė tė vėshtirė pėr tė
fituar mbėshtetjen e publikut pėr ti dhėnė Pentagonit fuqi mė tė
zgjedhuar. Njė anketė e fundit e gazetės USA Today tregon se
pothuajse nuk ka aspak mbėshtetje midis guvernatorėve tė vendit pėr
tė lejuar ushtrinė tė marrė kontrollin nė pėrpjekjet e mėkėmbjes nga
katastrofat.
|