|
11
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (10.2005)
Linda
Karadaku-Ndou
Njė grup
lobist nga Shtetet e Bashkuara, i kryesuar nga ambasadori Uilliam
Uoker, mbėshtet pavarėsinė e Kosovės duke hedhur poshtė mundėsinė e
njė pavarėsie tė kushtėzuar. Ambasadori Uoker tha nė Prishtinė se
Kosova e meriton pavarėsinė, por kjo ėshtė edhe zgjidhja mė e mirė
pėr rajonin nė pėrgjithėsi. Duke komentuar idenė e njė tregu tė
pėrbashkėt pėr rajonin, zoti Ėalker, tha se kjo do tė duhet tė
ndodhė, si njė aleancė e vendeve tė ish-Jugosllavisė dhe disa tė
tjera, me kufij tė hapur, me lėvizje tė lirė, tė mallrave,
shėrbimeve dhe njerėzve.
Njė
grup lobist i quajtur Aleanca e re pėr Kosovėn, e kryesuar nga
ambasadori Uilliam Uoker, ish-shefi i misionit verifikues tė OSBE-sė
nė Kosovė, po viziton Kosovėn, nė njė pėrpjekje pėr tė treguar se
cfarė mund tė bėjė kjo aleancė pėr Kosovėn dhe pėr tė mbėshtetur
universitetin amerikan nė Prishtinė. Zoti Uoker ėshtė edhe kryetar
bordi i fondacionit tė Universitetit Amerikan nė Kosovė.
Ambasadori Uoker mbėshteti sot nė Prishtinė gjetjen e njė zgjidhjeje
tė plotė pėr problemet nė Ballkan, duke kundėrshtuar ashpėr
variantin e pėrfolur tė pavarėsisė sė kushtėzuar pėr Kosovėn. "Pikė
sė pari, Kosova e meriton pavarėsinė, por kjo ėshtė edhe zgjidhja mė
e mirė pėr rajonin nė pėrgjithėsi," tha ambasadori Uoker.
Duke komentuar idenė e njė tregu tė pėrbashkėt pėr rajonin, zoti
Uoker, tha se kjo do tė duhet tė ndodhė, si njė aleancė e vendeve tė
ish-Jugosllavisė dhe disa tė tjera, me kufij tė hapur, me lėvizje tė
lirė, tė mallrave, shėrbimeve dhe njerėzve. "Duhet tė keni mundėsi
tė shkoni nė tė gjitha vendet fqinjė dhe tė mirėpriteni si vizitorė,
ata duhet tė kenė mundėsi tė vijnė kėtu dhe tė gjejnė tė njėjtėn
mikpritje," tha zoti Uoker.
Ai
shtoi "Ėshtė e rėndėsishme qė ata qė e humbin luftėn, tė jenė humbės
tė mirė, dhe deri tani, nuk jam I sigurtė, se Beogradi ka qenė njė
humbės I mirė, por ėshtė gjithashtu e rėndėsishme qė tė ketė fitues
tė mirė, qė kushdo qė fiton luftėn, nuk I keqtrajton ata qė e humbėn
luftėn. Nuk jam I sigurtė se ky concept ėshtė bėrė ende mbizotėrues
kėtu, dhe sigurisht nuk mbizotėron nė Beograd," tha ambasadori
Uoker, duke u shprehur i sigurtė se kjo do tė ndodhė.
Aleanca pėr njė Kosovė tė re, kėrkon tė tregojė rėndėsinė e
universitetit amerikan nė Prishtinė pėr zhvillimin e Kosovės si njė
popull energjik dhe sovran. Drejtori i kėtij universiteti Rober
Kuris, i tha Zėrit tė Amerikės, se universiteti ka nevojė pėr
mbėshtetje nga gjithė rajoni dhe nga Shtetet e Bashkuara.
"Besoj se kemi nevojė pėr mbėshtetje nga institucionet, fillojmė nga
qeveria e Kosovės, kemi pasur mbėshtetje nga tė gjitha palėt, dhe
duam tė vazhdojmė ta marrin atė mbėshtetje. Ky universitet ėshtė
krijuar pėr popullin e Kosovės, nuk jemi pėr pėrfitim. Synimi ynė
ėshtė tė krijojmė njė universitet qė do tė jetė njė dhuratė pėr
rajonin.
Mund tė marrim mbėshtetje tė mrekullueshme nga Shtetet e Bashkuara,
Shtetet e Bashkuara mbėshtesin universitetet nė gjithė botėn,
USAID-I dhe departamenti ynė i shtetit veprojnė nė gjithė botėn,
kėshtu qė presim kohėn kur ata do tė vijnė tė na mbėshtesin, pėr tė
na ndihmuar tė ndėrtojmė konviktin pėr studentėt, pėr pėrmirėsimin e
bibliotekės, apo objektet e tjera.
Por
gjithmonė kemi pasur mbėshtetje tė madhe, tė paktėn moralisht nga
Shtetet e Bashkuara dhe kjo ėshtė gjithashtu e rėndėsishme," thekson
drejtori i Universitetit Amerikan nė Kosovė, Robert Kuris.
Universiteti amerikan nė Kosovė, ėshtė njė nga universitetet me
nivelin mė tė lartė tė mėsimdhėnies dhe synon tė nxjerrė kuadro tė
reja tė nivelit perėndimor.
|
|