|

11 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės
(10.2005) Roger
Wilkinson
Angela Merkel pritet tė bėhet gruaja e parė qė merr postin e
kancelarit tė Gjermanisė, pas njė marrėveshjeje midis partisė sė saj
Kristian-Demokrate dhe rivalėve Social-Demokratė. Dy partitė mė tė
mėdha tė Gjermanisė ranė dakort pėr njė pėrfaqėsim tė barabartė nė
qeverinė e re, ndonėse ende nuk kanė rėnė dakort se cilat do tė jenė
politikat e qeverisė sė re.
Marrėveshja pėr tė formuar tė ashtuquajturin koalicion tė madh, u
arrit tri javė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme, qė nuk nxorrėn asnjė
fitues tė qartė. Dy partitė nuk kishin asnjė mundėsi tjetėr pėr tė
formuar qeverinė, veē bashkėpunimit me njera tjetrėn. Megjithėse
Kristian-Demokratėt e zonjės Merkel fituan mė shumė vende se sa
Social Demokratėt e Kancelarit Shrėder, fillimisht kancelari nuk
pranoi tė largohej nga pushteti, duke thėnė se rivalja e tij, doli
mė keq se sa pritej nė zgjedhje dhe prandaj nuk duhej tė vinte nė
postin kryesor politik tė Gjermanisė. Por tani duket se zonjsa
Merkel po e realizon pretendimin pėr tė qėnė kancelare, megjithėse
pėr fillimin nga detyra ajo ka nevojė pėr dy-tė-tretat e votave tė
parlamentit.
Nė
bazė tė marrėveshjes pėr bashkėqeverisje me Social Demokratėt, ajo
duhet tu japė rivalėve 8 vende nė qeveri, pėrfshirė postet e
rėndėsishme tė ministrave tė jashtėm dhe tė financave.
Kristian-Demokratėt do tė kenė 6 ministri si dhe postin e kancelarit
dhe atė tė kryetarit tė Bundestagut, ose Dhomės sė Ulėt tė
parlamentit.
Zonja Merkel, u tha gazetarėve nė Berlin se gjatė 4 javėve tė
ardhshme, dy partitė do tė pėrpiqen tė bien dakort pėr njė platformė
tė pėrbashkėt politike. Ne do tė vazhdojmė bisedimet me
social-demokratėt pėr koalicionin e madh. Baza pėr kėtė janė
bisedimet dhe marrėveshja e tanishme. Kristian-demokratėt do tė kenė
postin e kancelarit dhe tė dyja partitė do tė kenė njė numėr tė
barabartė ministrash, tha zonja Merkel.
Si
Angela Merkel edhe kryetari i Partisė Social-Demokrate, Franz
Muentefering theksuan se qėllimi kryesor i qeverisė sė re do tė jetė
ulja e papunėsisė, qė nė Gjermani ka arritur 12 pėrqind. Tė dyja
partitė janė dakort pėr reforma ekonomike, por kanė dallime se sa tė
thella duhet tė jenė reformat.
Analisti Thomas Kielinger, i cili shkruan pėr gazetėn Die Welt,
thotė se tė dyja partitė kanė pėrpara negociata tė vėshtira.
Marrėveshja ėshtė vetėm zgjidhja e ēėshtjeve personale, se ēfarė
posti do tė merte secila parti. Pėr kėtė nuk ishte shumė e vėshtirė.
Koalicioni do tė vihet tani nė provė nga programi qė do tė jenė nė
gjendje tė miratojė, tha analisti.
Zoti Kielinger dhe analistė tė tjerė kanė paralajmėruar prej kohėsh,
se njė qeveri koalicioni e dy partive mė tė mėdha gjerman,e do tė
ishte kaq i pėrēarė, sa qė nuk do tė ishte nė gjendje tė merrte
vendime tė vėshtira pėr tė rigjallėruar ekonominė e vendit.
Negociatat pėr politikat e qeverisė sė re pritet tė zgjasin deri nė
mes tė nėntorit.
|