|
11 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (10.2005)
Intervistoi Isabela Ēoēoli, Uashington
Nė
njė intervistė me Zėrin e Amerikės pėr procesin e ardhshėm tė
bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar, ligjvėnėsi amerikan Eliot
Engel, diskutoi edhe pėr ndėrrimin e udhėheqjes nė Shqipėri dhe tė
njė rezolute qė ai dhe ligjvėnės tė tjerė do t'i paraqesin Kongresit
sė shpejti, nė tė cilėn populli shqiptar vlerėsohet pėr strehimin
dhe mbrojtjen e hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Zoti Engel,
theksoi edhe njė herė se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė ta
ndihmojnė Shqipėrinė nė rrugėn e saj drejt demokracisė. Tė ndjekim
intervisėn e koleges sonė, Isabela Ēoēoli, me ligjvėnėsin amerikan,
Eliot Engel.
Zėri i Amerikės:
Kongresmen Engel, kohėt e fundit ju ishit nė Shqipėri pėr tė ndjekur
zgjedhjet parlamentare qė sollėn nė pushtet njė qeveri tė re tė
kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, ish Presidenti i vendit para
tetė vjetėsh. Si e shikoni ju kėtė mandat tė ri tė Dr. Berishės?
Eliot Engel: Ky
ėshtė me tė vėrtetė njė kthim mahnitės. Shumė rrallė, nė ēdo
demokraci, njė udhėheqės humbet pushtetin dhe pas disa vjetėsh fiton
pėrsėri zgjedhjet dhe kthehet nė pushtet. Ky ėshtė njė fat i madh
pėr Dr. Berishėn dhe njėkohėsisht njė fakt qė tregon se ai punoi me
kėbėngulje pėr tė rifituar besimin e votuesve.
Unė e takova Dr.
Berishėn kohėt e fundit nė New York, kur ai erdhi pėr tė marrė pjesė
nė takimin e Asamblesė sė Pėrgjithėshme tė Kombeve tė Bashkuara, nė
njė mbledhje nė distriktin tim me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Unė e kam njohur Dr. Berishėn prej vitesh dhe e konsideroj njė mik
shumė tė mirė. Jam shumė i kėnaqur qė atij i jepet pėrsėri rasti tė
udhėheqė Shqipėrinė nė rrugėn drejt demokracisė sepse ai ėshtė njė
mik i mirė i Shteteve tė Bashkuara. Nga ana e tij edhe Dr. Berisha
e vlerėson lart kėtė miqėsi.
Zėri i
Amerikės:
Qeveria e Dr. Berishės ka pėrballė probleme tė tilla
tė vėshtira si korrupsioni, krimi i organizuar, papunėsia, ēėshja e
pronave. Sa serioze janė kėto probleme pėr udhėheqjen e tij?
Eliot Engel:
Sfida qė ai ka pėrballė ėshtė shumė serioze. Sė
pari, ai duhet tė tregojė se ėshtė i vendosur pėr tė goditur
korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ka patur akuza nga mė tė
ndryshmet se korrupsioni dhe krimi i organizuar ka qėnė i panishėm
edhe nė nivelet mė tė larta qeveritare gjatė disa viteve tė fundit,
megjithėse zyrtarėt shqiptarė i hidhnin poshtė kėto akuza.
Dr.
Berisha duhet tė veprojė shpejt pėr tė ērrėnjosur nocionin se
korrupsioni ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme e qeverisė shqiptare
dhe tė ndėshkojė rėndė korrupsionin dhe krimin e organizuar, pėr ta
bėrė Shqipėrinė njė vend tė sigurt pėr tė jetuar dhe pėr tė
investuar. Pėr mendimin tim, Shqipėria ka njė potencial tė madh pėr
investime dhe kam shumė besim se Dr. Berisha do tė punojė me
kėmbėngulje nė kėtė drejtim. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėria do
tė vazhdojnė tė jenė partnerė.
Unė
do tė jap ndihmesėn time kėtu nė Uashington, do tė bisedoj me
zyrtarėt e administratės sė Presidentit Bush dhe ne Kongres, pėr
ti inkurajuar ta tė punojnė sa mė ngushtė me Shqipėrinė dhe ti
japin asaj sė mė shumė ndihmė qė tė jetė e mundur. Siē e kam thėnė
gjithmonė, asnjė popull nė botė nuk ėshtė aq pro-ameriakan sa janė
shqiptarėt.
Zėri i Amerikės: Ju
keni pėrgatitur njė rezolutė nė tė cilėn vlerėsohen pėrpjekjet e
popullit shqiptar pėr strehimin dhe mbrojtjen e hebrejve gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore. Ēfarė ju nxiti ta nxirrni nė pah kėtė fakt
historik tani?
Eliot Engel: Ky
ėshtė njė fakt, tė cilin unė e kam ditur prej kohėsh. Ėshtė me
shumė rėndėsi qė ky fakt tė bėhet i ditur botėrisht, se hebrejtė qė
jetonin nė Shqipėri, megjithėse nė njė numėr tė vogėl, ishin tė
sigurt dhe tė mbrojtur gjatė periudhės sė Holokaustit. Ėshtė me
shumė rėndėsi qė populli amerikan dhe Kongresi amerikan ta dinė se
shqiptarėt gjithmonė kanė qėnė njė popull me vullnet tė mirė, njė
popull kurajoz gjatė ditėve mė tė errėta tė Luftės sė Dytė
Botėrore.
Nė qoftė se edhe popuj tė tjerė do tė kishin treguar tė njejtėn
kurajo si shqiptarėt gjatė luftės, mė shumė hebrej do ti kishin
shpėtuar Holokaustit.
|