|
10
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (09.10.2005)
Ardita
Simiēia
Ish-diplomati amerikan, William Walker, i cili drejtoi Misionin
Verifikues tė OSBE-sė pėr Kosovėn nė vitin 1998, dhe ishte i pari qė
bėri publike masakrėn e Raēakut tė kryer nga forcat serbe ndaj
popullsisė civile nė Kosovė, ndodhet aktualisht nė Kosovė ku nesėr
do tė marrė pjesė nė pėrurimin e qytetit tė ri studentor tė
Univeristetit Amerikan tė Kosovės.
Zoti Walker e cilėson kėtė institucion si njė vegėl tė vlefshme nė
pėrgatitjen e brezit tė ri pėr njė ekonomi moderne dhe pėr tė marrė
pėrsipėr kompetenca gjithnjė e mė tė mėdha drejtimi.
Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė ka aktualisht nė shqyrtim raportin e
tė dėrguarit tė Sekretari tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kai Aide mbi
gjendjen nė Kosovė. Nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės para
udhėtimit tė tij nė Kosovė, ambasadori Walker shprehu besimin se
raporti do tė pasohet me njė pėrshpejtim tė pėrgatitjeve pėr
procesin e negociatave mbi statusin pėrfundimtar:
Zėri i Amerikės:
Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara,
zotit Kai Aide sapo ka paraqitur raportin e tij. Ēfarė vlerėsimi,
mendoni se i ka bėrė ai situatės nė Kosovė dhe cilat mendoni se janė
rekomandimet qė ka bėrė ai pėr situatėn?
Uilliam Uokėr:
Raporti i z. Kai Aides mendoj se do tė jetė relativisht pozitiv, por
ashtu si nė tė gjithė raportet ndėrkombėtare do tė janė argumenta
kundėrthėnėse, pra duke ia lėnė vetė lexuesit tė nxjerrė njė
pėrfundim. Por unė e njoh mirė zotin Aide dhe mendoj se ai do tė
japė njė vlerėsim tė saktė.
Disa nga
standartet qė iu vunė Kosovės ishin jo-realiste dhe nuk plotėsohet
as nga shumė prej vendeve tė Kombeve tė Bashkuara. Pėrse atėherė
duhet ti kėrkohet kėsaj pjese tė vogėl nė Evropė pa pėrvojė nė kėto
ēėshtje, pėrmbushja e kėtyre standarte?
Kam besim se
zhvillimet aktuale do tė pėshpejtojnė ritmet e fillimit tė
negocitave shumė mė tepėr se ēmendohej njė vit mė parė. Gjashtė
muaj apo njė vit mė parė komuniteti ndėrkombėtar preferonte tė
priste pėr tė parė nėse populli i Kosovės po pėrmbushte standartet
qė ishin parashtruar.
Por gjatė
muajve tė fundit, politikanėt e angazhuar nė ēėshtjen e Kosovės kanė
arritur nė pėrfundimin se duhet vepruar pa humbur kohė. Fuqitė
perėndimore nuk ishin angazhuar seriozisht nė zgjidhjen e statusit
pėrfundimtar tė Kosovės, por ky qėndrim po ndryshon dhe kėtė e
shohim edhe kėtu nė Uashington.
Mendoj se
nėse nuk zgjidhet statusi i Kosovės, vetė rajoni i Ballkanit do tė
jetė nė njė gjendje tė paqėndrueshme siē po shohim aktualisht.
Zėri i Amerikės:
Gjatė qėndrimit tuaj nė Kosovė, a
keni planifikuar takime me autoritetet e Kosovės dhe me grupet e
punės qė po pėrgatiten pėr diskutimet e statusit? Cilat do tė ishin
kėshillat qė do tė kishin ju pėr kėto grupe pune dhe a mendoni se
kanė avancuar sa duhet pėrgatitjet pėr negociatat e statusit?
Uilliam Uokėr:
Shpresoj se do tė kem kontakte tė shumta, dhe kjo ėshtė njė ndėr
arsyet qė po shkoj nė Kosovė. Do tė pėrpiqem tė takohem me shefin e
UNMIK-ut, zotin Peterson. Mendoj se ėshtė pa vend tė thuhet se
shqiptarėt nuk janė tė pėrgatitur pėr bisedimet.
Mė parė unė
fajėsoja klasėn politike qė nuk ishte angazhuar mė shumė pėr tė
formuar njė strategji tė pėrbashkėt pėr bisedimet dhe pėr ta pasur
tė qartė se ēfarė tė kėrkojė. Tė gjithė shqiptarėt nė Kosovė kanė
njė objektiv tė qartė: ata kėrkojnė pavarėsinė. Por duhet ditur se
ēfarė rruge do tė merret pėr tė arritur kėtė. Do tė vihem nė kontakt
me grupet e punės pėr tė diskutuar mbi pėrpjekjet qė po bėjnė nė
kėtė drejtim.
Zėri i Amerikės:
Cili ėshtė qėndrimi i
administratės sė Shteteve tė Bashkuara ndaj ēėshtjes sė Kosovės dhe
sa e angazhuar mendoni se ėshtė kjo administratė nė zgjidhjen e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės?
Uilliam Uokėr:
Po filloj tė dėgjoj zėra tė shumtė nė Uashington se Amerika duhet tė
fillojė ta shqyrtojė kėtė ēėshtje, tė diskutojė qėndrimin e saj dhe
rrugėn pėr arritjen e tij. Kohėt e fundit Uashingtoni ėshtė treguar
i pėrmbajtur nė pritje tė qėndrimit qė do tė mbanin fuqitė evropiane.
Unė do tė sugjeroja qė Uashingtoni tė dilte haptazi dhe pa vonesė
pėr ti bėrė tė njohur botės qėndrimin amerikan. Njė qėndrim i tillė
sė paku do tė ndizte mė shumė diskutime pėr kėtė ēėshtje, gjė qė nuk
po ndodh aktualisht.
Zėri i Amerikės:
Cila do tė ishte formula juaj pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės,
pasi kemi dėgjuar terma tė ndryshme dhe shumė prej tyre duken mjaft
tė mjegullta. A do tė kishit ju njė rekomandim specifik pėr
zgjidhjen e kėtij statusi?
Uilliam Uokėr:
Formula e vetme pėr zgjidhje qė kam unė ėshtė pavarėsia, pavarėsi e
plotė, e pastėr dhe pa kushte. Disa nga termat qė pėrdoren si
formulė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės janė shumė tė mjegullta.
Unė besoj se mbarė populli i Kosovės, meriton shansin tė tregojė se
ēfarė mund tė bėjė si njė pjesė e pavarur, por e integruar e
Ballkanit. Njė shembull tė tillė ofron Bashkimi Sovjeti, i cili u
shpėrbė, por shumė nga republikat ish-sovjetike, tė cilat tani janė
tė pavarura vazhdojnė tė ruajnė lidhjet me njėra-tjetrėn. Diēka e
ngjashme mund tė ndodhė edhe nė Ballkan.
Zėri i Amerikės:
Gjatė qėndrimit nė Kosovė, ju do
tė merrni pjesė nė inaugurimin e kampusit tė ri tė Universitetit
Amerkan tė Kosovės. Duke pasur parasysh nivelin e lartė tė
papunėsisė, veēanėrisht nė radhėt e tė rinjve, sa i vlefshėm mendoni
se do tė jetė ky institucion pėr hapjen e perspektivave tė reja pėr
brezin e ri nė Kosovė?
Uilliam Uokėr:
Kuptohet qė objektivi ynė afatgjatė ėshtė tė pėrgatisim brezin e ri
tė Kosovės tė futen nė njė ekonomi moderne, e cila aktualisht i
mungon Kosovės. Partneriteti me Institutin e Teknologjisė nė
Rochester ėshtė shumė i vlefshėm pėr tu ofruar studentėve pėrvojė
pune, gjatė periudhės sė studimeve.
Pėr shembull,
gjatė verės sė kaluar 100 pėr qind e studentėve qė shprehėn dėshirė,
gjetėn punė nė banka, nė firma sigurimesh, nė qeveri. Pra,
megjithėse papunėsia ėshtė shumė e lartė nė radhėt e brezit tė ri,
ka vende punėsimi pėr tė rinj tė arsimuar qė dinė anglishten dhe
kanė aftėsi nė ekonomi dhe biznes. Statusi i papėrcaktuar i Kosovės
pėrbėn problem nė tėrheqjen e investimeve. Sapo tė pėrcaktohet
statusi nė Kosovė do tė shkojnė shumė investitorė dhe tė hapen
perspektiva tė reja.
Zėri i Amerikės:
UNMIK-ut i janė bėrė vazhdimisht thirje qė tė kalojė mė shumė
kompetenca nė duart e autoriteteve tė Kosovės. A ka Kosova njė
kuadėr tė mjaftueshėm specialistėsh pėr tė marrė pėrsipėr kėto
kompetenca?
Uilliam Uokėr:
Unė vetė kam njė besim tė madh tek populli i Kosovės, edhe nėse nuk
i janė dhėnė kompetencat e nevojshme aktualisht, ai ti fitojė ato
shumė shpejt sapo ti jepet mundėsia tė punojė nė kėta sektorė.
Tė mos
harrojmė se pėr mė shumė se njė dekadė njė brez i tėrė nė Kosovė nuk
pati mundėsi tė shkonte nė universitet tė fitonte aftėsitė e
nevojshme, prandaj arritėm nė pėrfundimin se Universiteti Amerikan
ėshtė shumė i nevojshėm pėr Kosovėn nė kėto kushte.
Nė Kosovė
vazhdon transferimi i kompetencave dhe mendoj se kosovarėt janė nė
gjendje tė marrin pėrsipėr kėto pėrgjegjėsi dhe pėr mė tepėr ti
kryejnė ato mė mirė se administrata ndėrkombėtare.
|