|
-
Tiranė,
1O tetor 2005 /TN /QIK - Kryeministri
i Shqipėrisė Sali Berisha ka thėnė se mbėshtet plotėsisht
deklaratėn e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj,
pėr pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės. Kėto komente Berisha i
bėri dje nė Tiranė gjatė prezantimit tė stafit tė kėshilltarėve
tė tij, duke u pėrgjegjur interesimit tė gazetarėve lidhur me
qėndrimin e Shqipėrisė pėr pavarėsisė e Kosovės.
"E kam theksuar dhe e theksoj se, nėse ėshtė fjala pėr kushte,
unė nė fakt nuk di pavarėsi tė pakushtėzuar. Natyrisht duhet tė
jemi realistė. Kėtu mund tė ketė disa udhėzime specifike, tė
cilat absolutisht nuk cėnojnė aspak lirinė e qytetarėve tė
Kosovės dhe shtetit tė Kosovės", ka sqaruar Berisha.
Kryeministri shqiptar theksoi se qeveria qė ai drejton mbėshtet
zgjidhjen e kėtij problemi madhor nė pėrputhje me vullnetin e
popullit tė Kosovės dhe nė bashkėpunim me autoritetet
ndėrkombėtare qė, sipas tij, nė tė gjitha variantet, qytetarėt e
Kosovės janė pėrcaktuar pėr pavarėsi.
"Komuniteti ndėrkombėtar nuk ėshtė shprehur kundėr kėsaj ėndrre
legjitime tė qytetarėve tė Kosovės, por natyrisht komuniteti
ndėrkombėtar insiston nė disa kushte, tė cilat, mendoj unė,
veēse e maturojnė mė shumė pavarėsinė e njė vendi qė synon tė
integrohet nė BE", ėshtė shprehur Berisha, i cili ka mbėshtetur
plotėsisht raportin e ambasadorit Kai Eide pėr Kosovėn, duke e
cilsuar si "njė dokument shumė tė rėndėsishėm, tė ekulibruar, i
cili jo vetėm paraqet njė analizė tė hollėsishme dhe tė
shkėlqyer tė zhvillimeve nė rajon, por edhe hap njė kapitull tė
ri drejt paqes, stabilitetit dhe integrimit tė Kosovės dhe
rajonit nė BE".
-
- "Kam
bindjen se ecja drejt statusit final nė pėrputhje me vullnetin e
popullit tė Kosovės dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin
ndėrkombėtar shėnon njė arritje tė madhe jo vetėm pėr qytetarėt
e Kosovės, por pėr mbarė rajonin e Ballkanit e mė gjerė", tha
Berisha.
|
|