|
09 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.10.2005)
Ilirian Agolli
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, deklaroi
tė shtunėn nė mbrėmje dorėheqjen nga posti i dytė mė i rėndėsishėm i
partisė mė tė madhe opozitare nė Shqipėri, nė reagim tė menjėhershėm
ndaj rrėzimit me votim nga Kongresi tė paketės sė ndryshimeve
statutore tė propozuar nga Edi Rama, nė qendėr tė tė cilave
qėndronte parimi Njė anėtar njė votė.
Dorėheqja e zotit Ruēi merr njė rėndėsi tė veēantė nė kėto ēaste
sepse ai kryente pėrkohėsisht funksionet e drejtuesit kryesor tė
partisė pas dorėheqjes nė gusht tė ish-kryetarit Fatos Nano. Ai
deklaroi nė fjalėn e tij tė shkurtėr pak ēaste pas njoftimit tė
komisionit kongresual tė votimit pėr ndryshimet statutore, se me
kėtė votim delegatėt nuk kishin nxjerrė asnjė fitues, por vetėm
kishin zgjatur mė tej agoninė e Partisė Socialiste.
Ai
theksoi se kongresi i jashtėzakonshėm, si forumi mė i lartė drejtues
i partisė, aktualisht i mbledhur, duhet tė zgjedhė nė seancėn e
nesėrme njė kryetar dhe njė sekretar tė ri tė pėrgjithshėm.
Delegatėt e kongresit tė jashtėzakonshėm tė PS rrėzuan me 242 vota
pro, 196 pro dhe 9 abstenime ndryshimet nė statut tė propozuara nga
kandidati pėr kryetar i PS, Edi Rama. Kėto ndryshime synuan
pėrfshirjen nė statut tė parimit njė anėtar, njė votė pėr ti
hapur rrugėn praktikės sė zgjedhjes sė drejtuesve tė rinj tė partisė
drejtpėrsėdrejti nga votimet e anėtarėve.
s
Diferenca e ngushtė e votave pro dhe kundėr kėtyre amendamenteve,
tregoi, sipas analistėve politikė, mėdyshjen e delegatėve tė
kongresit nėse duhet tė mbėshtetnin qėndrimet e ish-kryetarit Fatos
Nano, apo ato tė zotit Edi Rama.
Delegatėt e kėtij kongresi janė po ato delegatė qė disa vjet mė parė
nė kongresin e mėparshėm rizgjodhėn Fatos Nanon, pėr tė disatėn herė
kryetar tė PS. Pėr shumė komentatorė tė shtypit, grupi i pėrkrahėsve
tė kryebashkiakut Edi Rama nga pikėpanmja mediatike dukej mė i fortė
dhe pėr shumė ditė u krijua pėrshtypja se ai tashmė kishte siguruar
njė mbėshtetje tė gjerė pėr tė ndryshuar statutin e partisė si dhe
pėr tė kandiduar pėr postin e kryetarit.
Por kundėrshtarėt e Edi Ramės brenda PS vėrtet nuk kanė qenė aktivė
me shpalosjen e pikėpamjeve tė tyre nė publik, dhe nga ana tjetėr, e
kishin lėnė ta bėnin zgjidhjen e tyre nė kutinė e votimit.
Votimi i fshehtė vazhdoi pėr afro 3 orė, dhe procedura e votimit
ishte transparente me praninė e shumė telekamerave dhe vėzhgimit tė
ethshėm tė tė gjithė delegatėve tė pranishėm. Tani e tutje kongresi
i Partisė Socialiste do tė duhet ta zgjedhė kryetarin e ri sipas
procedurave tė njohura tė mėparshme, pra nga votat e vetė delegatėve
tė kongresit.
Rrėzimi i tė mbiquajturės paketa Rama mund tė vėrė nė dyshim
kėmbėnguljen e tij pėr tė vazhduar rrugėn e kandidimit pėr kryetar
tė PS, dhe nga ana tjetėr mund ti hapė rrugėn e kandidimit pėr
kėtė post edhe emrave tė tjerė nė PS.
|