|
09 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės
(08.10.2005)
Shkencėtarėt kanė deshifruar strukturėn gjenetike tė
virusit tė gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona
njerėzve menjėherė pas Luftės sė Parė Botėrore. Ky lajm nuk ėshtė
thjesht njė kuriozitet historik. Me frikėn e tanishme rreth njė
epidemie botėrore tė gripit tė shpendėve, njė zbulim i tillė i njeh
njerėzit me strukturėn e viruseve vdekjeprurės qė mund tė ēojnė mė
vonė nė krijimin e vaksinave mė tė mira kundėr tyre.
Nė vitin 1918, njė virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri
nė 50 milion njerėzve nė botė. Andrew Jakomas ėshtė njėri prej atyre
qė mbijetuan.
"Nė atė kohė arkivolėt e vegjėl pėr bebet ishin aq tė shumtė sa qė
shtriheshin pėrgjatė 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti
Jacomas.
Por
pėrse ishte ky virus kaq vdekjeprurės dhe ku e kishte origjinėn?
Pikėrisht kėtė kėrkon tė gjejė doktor Xhefri Tautenberger i
Institutit tė Patologjisė pranė Forcave tė Armatosura.
"Ne duam tė nxjerrim mėsime nga studimi i virusit tė vitit 1918 pėr
tė kuptuar se si formohen epidemitė botėrore tė gripit dhe ēfarė
duhet bėrė pėr ti parandaluar."
Shkencėtarėt po pėrpiqen ta rikrijojnė virusin e 1918-s nė
laborator. Ata kanė gjetur mostra indesh tė ushtarėve tė vdekur nga
gripi gjatė Luftės sė Parė Botėrore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por
ushtria amerikane ka ruajtur inde tė ushtarėve tė prekur tė asaj
kohe dhe Dr. Taubenberger thotė se shkencėtarėt kanė arritur tė
analizojnė tė gjitha gjenet e kėtyre viruseve.
"Kjo ėshtė si tė zgjidhėsh njė gjėzė ose tė ndėrtosh njė mozaik,"
thotė shkencėtari.
Vitin e kaluar, shkencėtarėt britanikė zbuluan se si virusi i vitit
1918, gjithashtu njė virus shpendėsh, arriti tė pėrhapet tek
njerėzit dhe tė kthehet nė epidemi botėrore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombėtar britanik pėr Studimet
Mjeksore, thotė se studiuesit britanikė kanė arritur tė deshifrojnė
strukturėn e njėrės prej proteinave tė virusit.
"Kjo proteinė ka rėndėsi sepse ka rol nė lidhjen e virusit pas
qelizave. Pėr shembull, kur viruset kalojnė nga shpendėr te
njerėzit, kjo proteinė pėson njė farė ndryshimi, kėshtu qė nė vend
qė tė lidhet vetėm me qelizat e zogjve, ajo mund tė lidhet tani edhe
me qelizat njerėzore dhe ti infektojė ato."
Kjo
ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishėm tė gripit tė shpendėve por
zyrtarėt janė tė shqetėsuar se ajo mund tė pėrsėritet.
Pulat dhe rosat nuk janė tė vetmit qė mund ta transmetojnė virusin,
thotė Taubenberger.
"Nė botė ekziston njė rezervuar jashtėzakonisht i madh virusesh dhe
ne njohim vetėm majėn e ajsbergut, thotė shkencėtari.
Ka
disa vjet qė shkencėtarėt po paralajmėrojnė se njė tjetėr epidemi
gripi do tė shpėrthejė nė botė.
Nėse ata arrijnė tė gjejnė se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918,
ata mund tė mėsojnė se si ti ēaktivizojnė viruset e tanishme dhe tė
parandalojnė njė epidemi tė re.
Shtetet e Bashkuara dhe Azia
bashkėpunojnė kundėr gripit tė shpendėve
09 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.10.2005)
Sekretari i Departamentit amerikan tė Shėndetėsisė Mike Leavitt,
niset sot pėr nė Azi pėr njė seri takimesh lidhur me gripin e
shpendėve.
Ai
do tė takohet me zyrtarė tė shėndetėsisė nė Tajlandė, Kamboxhia,
Vjetnam dhe Laos, me tė cilėt do tė diskutojė rreth planeve pėr njė
bashkėpunim ndėrkombėtar kundėr gripit tė shpendėve, nėse virusi
merr forma qė e venė nė rrezik jetėn e njerėzve.
Ekspertėt thonė se ekziston rreziku real qė ky virus i cili pėrhapet
nga shpendėt nė Azi, tė kthehet nė njė epidemi globale, duke
kėrcėnuar jetėn e miliona njerėzve.
Ndėrkohė, gazeta Nju Jork Tajms thotė se i ka rėnė nė dorė projekti
i njė plani tė administratės pėr tė pėrballuar njė shpėrthim tė
mundshėm tė gripit tė shpendėve mes njerėzve nė Shtetet e Bashkuara.
Nė raport thuhet se vendi ėshtė mjaft i papėrgatitur dhe aty
pėrshkruhet njė tabllo e tmerrshme e asaj qė mund tė ndodhte.
Gazeta thotė se nė rastin mė tė keq do tė gjenin vdekjen qindra
mijra njerėz, do tė ndodhnin trazira nė qendrat e vaksinimit dhe
spitalet do tė mbusheshin tej kapacitetit.
Plani i administratės kėrkon shtimin dhjetėfish tė numrit tė
vaksinave tė prodhuara nė Shtetet e Bashkuara.
|