|
09
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.10.2005)
Jim Bertel
08-10-2005
Njė
ish-zyrtar amerikan i UNMIK-ut nė Kosovė thotė se tani qė ėshtė
rekomanduar fillimi i negociatave pėr statusin, vėmendja duhet tė
kthehet tek zgjidhja e problemeve tė pėrditshme duke filluar qė nga
politika e deri tek ekonomia. Gary Mathews, ish - zv/shef i misionit
tė Kombeve tė Bashkuara thotė se shqiptarėt dhe serbėt nuk duhet tė
lejojnė qė tu ikė nga duart shansi pėr integrim nė Bashkimin
Evropian.
Zėri i
Amerikės:
Ēfarė duhet tė realizohet pėrmes bisedimeve pėr statusin
pėrfundimtar?
Gary Mathews:
Ėshtė bėrė njė punė e konsiderueshme pėr standardet. Kėshtuqė nuk
ėshtė befasi pėr shqiptarėt e Kosovės, ose serbėt dhe komunitetet
dhe grupet e tjera etnike nė Kosovė. Por sigurisht tani qė ėshtė
rekomanduar fillimi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar, ata
duhet ta kthejnė vėmendjen tek ēėshtjet qė mbeten, pėr tė cilat kanė
kohė qė diskutojnė. Dhe nuk do tė jetė ndonjė befasi pėr asnjė nga
palėt.
Nėse do tė mė duhej ti pėrmblidhja kėto ēėshtje do tė thoja se
duhet pėrqendruar vėmendja tek qėndrueshmėria, pėrfshirė atė
rajonale, zhvillimi ekonomik dhe pėrparimi politik. Dhe pastaj
rėndėsi tė veēantė zė respekti pėr pakicat, sepse pėr tė qenė tė
pavarur apo pėr ta vazhduar atė rrugė, ēka do tė ishte e vėshtirė
pėr ēdo shtet, veēanėrisht shtetet e vogla, duhet tė arrihet
mirėkuptim pėr kėto ēėshtje tė tjera.
Zėri i
Amerikės:
Qeveria serbe ka lėnė tė kuptohet se ėshtė herėt pėr bisedimet pėr
statusin pėrfundimtar, pasi janė tė shqetėsuar pėr plotėsimin e
standardeve, veēanėrisht pėr sigurinė e pakicės serbe nė Kosovė. A
mendoni se mund tė jetė herėt pėr fillimin e bisedimeve pėr
statusin?
Gary Mathews:
Jo dhe mendoj se nėse do tė bisedonit privatisht me zyrtarė tė lartė
serbė, ata do ta pranonin se ky moment ka ardhur prej kohėsh. Dhe
Kai Eide pa dyshim do tu kishte dhėnė peshėn e duhur pikėpamjeve
dhe parimeve qė kanė shfaqur bashkėbiseduesit e tij serbė. Por
mendoj se po tė shohėsh qė nga koha kur misioni i OKB-sė filloi
misionin e vet para 6 vjetėsh ėshtė bėrė shumė punė dhe tani ėshtė
njė moment shumė i pėrshtatshėm.
Zėri i
Amerikės:
Pra nuk bėhet fjalė pėr faktin se qeveritė e Ballkanit janė lodhur
tani me Ballkanin?
Gary Mathews:
Jo, absolutisht jo, pasi ky ka qenė njė proces shumė i gjerė dhe
intensiv gjatė disa vjetėve, veēanėrisht vitin e fundit, pėrfshirė
njė numėr tė madh diskutimesh dhe pune pėrgatitore me tė gjitha
palėt, pėrfshirė ato nė Serbi. Kėshtu unė mendoj se megjithėse ata
mund tė thonė se do tė donin tė prisnin edhe mė shumė, ata e dinė qė
ka ardhur prej kohėsh momenti i pėrshtatshėm.
Megjithatė mbetet problemi i pakicave, para sė gjithash i pakicės
serbe. Pastaj janė sigurisht ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me
pėrkufizimin e integritetit territorial, tė njė Kosove tė pavarur.
Dhe kjo sjell ēėshtjen e kombėsive. Por duhet patur kujdes qė tė mos
krijosh entitete jofunksionale nė njė shtet tė vogėl sovran.
Zėri i
Amerikės:
Shqiptarėt e Kosovės thonė se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje,
ndėrsa serbėt thonė se ajo duhet tė mbetet pjesė e Serbisė dhe Malit
tė Zi. Cili mendoni se duhet tė jetė statusi pėrfundimtar?
Gary Mathews:
Unė nuk ta marr me mend se cili do tė jetė rezultati. Po thuhet se
Martti Ahtisaari, ish-presidenti i Finlandės do tė drejtojė
negociatat. Ai do tė ishte njė person i pėrshtatshėm pėr ta bėrė
njė gjė tė tillė. Mendoj gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe
anėtarėt e tjerė tė Grupit tė Kontaktit do tė kenė pėrfaqėsues me
peshė dhe vėmendja do tė jetė e madhe. Mendoj se do tė jetė njė
proces shumė i mirėorganizuar.
Zėri i
Amerikės:
Kur gjithēka tė vendoset dhe Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja tė jenė
tėrhequr, a mendoni se shqiptarėt dhe serbėt do tė mund tė
bashkėjetojnė?
Gary Mathews:
Po ta shohėsh gjendjen e tanishme me njė papunėsi 40-50 pėr qind,
dukuri si mes shqiptarėve edhe serbėve, si edhe problemet e tjera
ekonomike, duket qartė se e ardhmja e Kosovė, si edhe pjesėve tė
tjera tė ish-Jugosllavisė ėshtė tek Bashkimi Evropian, i cili i ka
kushtuar dhe po i kushton njė vėmendje tė madhe Ballkanit. Kėshtuqė
mesa kuptoj unė populli i Kosovės e kupton qė kjo ėshtė e ardhmja
dhe nuk mund ta lėnė kėtė shans ti ikė.
Prandaj mendoj se kjo do tė jetė shtysa dhe jo edhe aq shumė se
ēfarė vendimi do tė marrė Kėshilli i Sigurimit, qė sigurisht do ti
duhet tė ndryshojė rezolutėn 1244, apo tė miratojė njė tė re. Por
mendoj se roli i BE-sė do tė jetė pėrcaktues.
|