|
-
9 tetor 2005 /TN
-
-
Lira Sejdini*
-
-
Vetėvrasja ka njė
domethėnie tė veēantė nė debatet mbi shėndetin mendor dhe
pabarazitė pėr dy arsye. Sė pari, nė disa raste pėrbėn matjen
kryesore qeveritare per shendetin mendor tė popullsisė. Si
shembull mund tė pėrmendim qė nė Britani gjatė viteve 90-tė, si
qeveria konservatore ashtu dhe ajo laboriste e caktuan
reduktimin e rasteve tė vetėvrasjeve si qėllimin kryesor tė
pėrmirėsimit tė shėndetit mendor nė nivel shoqėror. Mė 1998,
reduktimi i vetėvrasjeve ishte prioritet edhe i Organizatės
Botėrore pėr Shėndetin.
-
-
Sė dyti, vazhdon
tė ekzistojė njė debat i konsiderueshėm pėr sa i pėrket
marrdhėnies ndėrmjet psikopatologjisė apo mekanizmave
psikologjike individuale dhe kushteve shoqėrore qė shoqėrojnė
tentativat pėr vetėvrasje dhe vetėvrasjet e realizuara.
-
-
Sipas
kėndvėshtrimit psikiatrik, vetėvrasja ėshtė njė produkt i njė
mendjeje tė shqetėsuar dhe mund tė shpjegohet vetėm duke
pėrdorur koncepte dhe emėrtime psikiatrike. Nė fakt pjesa mė e
madhe e vetėvrasjeve tė realizuara nuk janė kryer nga ata qė
kanė qenė tė diagnostikuar sė fundmi me njė sėmundje mendore,
ndonėse ka njė korrelacion tė lartė me kontaktin nė tė shkuarėn
tė shėrbimeve tė shėndetit mendor. Nje pėrqasje e tille ndaj
shpjegimit tė vetėvrasjes ėshtė karikaturuar si Molla e prishur:
-
-
Nėse mollėt e
prishura (vetėvrasėsit) do tė mund tė dalloheshin nga mollėt e
mira, atėhere duke identifikuar krimbin qė ēon nė vetėvrasje,
atyre do tu ofrohej terapia e duhur nė njė fazė tė hershme.
Sipas kėndvėshtrimit sociologjik, vetėvrasja vjen si rezultat i
impaktit tė shoqerisė mbi individin. Kjo qasje fokusohet tek
efektet e faktorėve tė ndryshėm socialė. Njė kėndvėshtrim i
tretė ėshtė ai psikologjik qė e vė theksin nė faktorėt personalė
tė cilėt do ti diskutojmė mė poshtė.
-
-
Por ajo qė ėshtė
mė qenėsishme pėr problemin e vetėvrasjes dhe mė e rėndėsishme
pėr tė vlerėsuar nė kėto perspektiva disiplinore ėshtė ēėshtja e
parashikueshmėrisė. Si mund ti paraprijmė ngjarjes sė rradhės?
Si mund ta parashikojmė ditėn kur dikush vendos ti japė fund
jetės sė tij?
-
-
Historikisht,
pjesa mė e madhe e kėrkimeve mbi sjelljen vetėvrasėse ėshtė
fokusuar nė faktorėt e riskut social-demografikė dhe klinikė, tė
ekzaminuar nė njė kornize biomjekėsore. Vetėvrasja ėshtė pa
dyshim njė formė violence. Ashtu sikurse ndodh me violencėn ndaj
tė tjerėve, ajo nuk ėshtė vetėm pjesėrisht e parashikuar nga
gjendja mendore por gjithashtu e parashikuar nga variabla
jo-psikiatrikė, si varfėria, mosha, seksi dhe statusi i
punėsimit.
-
-
Megjithatė, ka
rezultuar qė vetėvrasja ėshtė e shoqėruar mė fuqishėm me njė
diagnozė tė shėndetit mendor sesa violenca ndaj tė tjerėve.
-
-
-
Theksimi i
modelit biomjekesor ka sjellė si rezultat
-
-
(a) medikalizimin
dhe anormalizimin e sjelljes suicidale dhe (b) pėr njė pjesė
tė madhe, pėrjashtimin e lidhjes psikologjike. (Keq)paraqitja e
aktit si anormal ka kontribuar nė ruajtjen e stigmės qė shoqėron
sjelljen suicidale. Sipas OConnor pavarėsisht nga kriteri pėr
normalitetanormalitet, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve
vetėvrasja nuk ėshtė anormale, por njė pasojė fatkeqe e njė
ndėrveprimi kompleks tė faktorėve tė riskut dhe precipituesve.
-
-
Faktorė tė tillė mund tė shtyjnė ēdokėnd qė ti japė fund jetės.
-
-
Modeli
biomjekėsor i vetėvrasjes, gjithashtu, shpesh, nuk merr nė
konsideratė kompleksitetin e precipituesve. Nuk shpjegon pėrse,
pėr shembull, personi A kryen vetėvrasje pavarėsisht se ka tė
njėjtėn diagnozė klinike dhe predispozicion biologjik si personi
B, i cili nuk kryen vetėvrasje. Nė dy dekadat e fundit ka patur
njė pranim pothuaj universal tė modelit biopsikosocial si dhe
njė njohjeje gjithnjė e nė rritje tė rolit tė faktorėve
psikologjikė nė shėndet dhe sėmundje.
-
-
Ndėr faktorėt
personalė tė implikuar nė ideimin ose tė menduarit suicidal (Nekanda-Trepka
et al., 1983), parasuicidet e pėrsėritura (pėrfshirja nė
vetė-lėndime tė qėllimshme) (Petrie et al., 1988), dhe
vetėvrasjen e kryer (Beck et al., 1989) pėrmendet nė rradhė tė
pare mungesa e shpresės. E pėrkufizuar si shkalla nė tė cilėn
njė individ ėshtė pesimist pėr tė ardhmen, mungesa e shpresės
mendohet tė ndėrmjetėsoje marrdhėnien ndėrmjet depresionit dhe
sjelljes suicidale.
-
-
Mungesa e
shpresės nuk ėshte thjesht njė konstrukt psikologjik i trilluar.
Ka evidencė tė mungesės sė shpresės dhe tė dhimbjes psikologjike
tė padurueshme nė mbi 90% tė shėnimeve suicidale-dokumentet mė
pranė mendjes suicidale qė mund tė disponohen (Leenaars, 1996;
OConnor et al., 1999b).
-
-
Faktore tė tjerė
psikologjikė kanė tė bėjnė me stilet e tė menduarit, kujtesės
dhe tė zgjidhjes sė problemeve. Stili konjitiv, pėr njė kohė tė
gjatė, ka qene i implikuar si njė faktor risku pėr depresionin
dhe sjelljen suicidale. Personi suicidal shpreh modele negative
tė tė menduarit pėr sa i pėrket (a) sensit tė tyre tė vetes, (b)
tė ardhmes sė tyre, dhe (c) ambientit qė i rrethon. Individet
depresivė dhe suicidalė tentojnė tė fajėsojnė vetveten pėr
ngjarje negative (stil atribuimi i brendshėm), ata mendojnė qė
shkaqet do tė jenė gjithmonė prezente (atribuim i qėndrueshėm)
dhe do tė interferojė me tė gjitha aspektet e jetės sė tyre nė
tė ardhmen (atribuim global).
-
-
Ky model i tė
menduarit ėshtė mė i fuqishėm kur aplikohet pėr shpjegimin e
ngjarjeve ndėrpersonale negative (p.sh. krizat e marrdhėnies) se
sa ngjarje qė lidhen me dėshtime (p.sh humbja e punės). Njė
model i tillė tė menduarit mbėshtet gjendjen negative tė
individit dhe dėmton aftėsinė e tij pėr tė zgjidhur problemin
(p.sh. pėr tė zgjidhur njė krizė ndėrpersonale), duke ruajtur
keshtu mungesėn e tij tė shpresės dhe duke rritur rrezikun pėr
vetėvrasje.
-
-
Roli i dėmtimit
tė aftėsisė pėr tė zgjidhur probleme si njė faktor risku suicidi
ka qenė i njohur prej disa kohėsh. Nė menyrė intuitive nuk ėshtė
e ēuditshme qė njė person suicidal-dikush qė ėshtė konjitivisht
rigid, me vizion tuneli-ka mė pak tė ngjarė tė marrė nė
konsideratė zgjidhje alternative pėr problemet e tij tė
perceptuara dhe qė kėtu ka mė tepėr tė ngjarė ta shohė
vetėvrasjen si njė opsion qė funksionon.
-
Nė veēanti,
individėt me rrezik tė lartė suicidi tentojnė tė jenė tė dėmtuar
nė aftėsitė e tyre problem zgjidhėse sociale ose ndėrpersonale.
Individi vetėvrases duket tė ketė vėshtirėsi tė konsiderueshme
nė konceptualizimin, identifikimin dhe formulimin e zgjidhjeve
tė duhura tė problemeve sociale deri diku tė drejtpėrdrejta.
-
-
Njė literaturė mė
e vonė ėshtė zhvilluar pėr sa i pėrket rolit tė kujtesės
autobiografike nė proēesin e zgjidhjes sė problemit. Sipas Mark
Williams individėt suicidalė (dhe tė depresuar), kur iu jepen
stimuj kyē, priren tė prodhojnė kujtime biografike shumė tė
pėrgjithshme dhe iu duhet njė kohe mė e gjatė pėr tė sjellė ndėr
mend kujtime pozitive nė krahasim me grupin e kontrollit
(Williams, 1997; Williams & Broadbent, 1986).
-
-
Sipas tij, kėta
njerėz janė tė mberthyer nė njė nivel tė ndėrmjetėm tė
kujtesės, dhe janė nė gjendje tė aksesojnė kujtime tė
pėrgjithshme, por jo specifike. Keto njėanshmeri tė kujtesės
mendohet tė jenė tė lidhura me aftėsine pėr tė zgjidhur probleme
(Evans et al., 1992). Nese nuk jemi nė gjendje qė tė gjenerojmė
kujtime specifike, dhe na duhet njė kohė mė e gjatė pėr te
sjellė ndėr mend kujtime pozitive, atėhere kur prezantohemi me
njė problem ne do tė kemi veshtirėsi pėr tė gjetur zgjidhje tė
cilat nga natyra e tyre janė specifike.
-
-
Konkluzione dhe
drejtime pėr tė ardhmen Vetėvrasja nuk ėshtė domosdoshmėrisht,
apo as zakonisht, njė simptomė e njė sėmundjeje mendore tė
kohėve tė fundit, por megjithatė ata me njė histori psikiatrike
janė mė tė rrezikuar se sa ata pa njė histori tė tillė.
-
-
Variablat socialė
tė cilėt parashikojnė vetėvrasjen janė tė ngjashėm, por jo
identikė me ata qė janė tė implikuar nė violencėn ndaj tė
tjerėve.
-
-
Vetėvrasja ėshtė
njė ngjarje diskrete por kushtet e saj paraprake kanė nevojė tė
konceptualizohen si proēese sociale dhe psikologjike.
-
-
Vetėvrasja e
suksesshmei jep fund njė skenari ku gjendja duket se ėshtė pa
shpresė. Ky i fundit ėshtė krijuar pjesėrisht nga forca jashtė
individit dhe pjesėrisht nga stili i tyre konjitiv apo njė
trajektore biografike e vetė-shkatėrrimit.Vetėvrasja ėshtė njė,
por jo e vetmja, pėrgjigjė ndaj pėrvojės sė tė ndjerit nė kurth,
-
-
-
Te dallojme
tentativėn per vetevrasje nga parasuicidi
-
-
Tentativė pėr
vetėvrasje quhet ēdo veprim jo i zakonshem, me rezultat jo
fatal, qė iniciohet dhe kryhet me qėllim nga individi i
pėrfshire nė tė dhe qė shkakton dėm tė vetes ose do tė shkaktojė
vetėdėmtim nėse tė tjerėt nuk ndėrhyjnė apo konsiston nė
gėlltitjen e njė substance nė njė sasi mė tė madhe se sa doza
terapeutike e miratuar.
-
-
Parasuicid quhet
ēdo veprim qė i ka tė tėra karakteristikat e tentativės pėr
vetėvrasje, por nė dallim nga ajo rezultati konsiderohet nga
aktori si instrumental pėr tė sjellė ndryshimet e dėshiruara ne
vetėdije dhe/ose kushtet sociale.
-
-
Mite mbi vetėvrasjen
-
-
Kėtu do tė
pėrmendim shtatė mite tė pėrhapura mbi vetėvrasjen si dhe
argumentat qė i sfidojnė kėto mite.
-
-
1. Nėse dikush
bėhet suicidal njėhere, ai do te mbetet suicidal gjithmonė
Njerėzit tė cilėt duan tė vrasin veten janė suicidalė vetėm pėr
periudha te limituara kohore. Gjatė kėsaj kohe ata ose marrin
ndihmė dhe ecin pėrpara, ose vdesin.
-
-
2. Nėse dikush
ėshtė pėrpjekur njėherė tė kryejė vetėvrasje, ka njė gjasė shumė
mė tė vogėl qė ai/ajo ta provojė sėrish.
-
Nė tė vėrtetė 80%
e vetėvrasjeve tė realizuara kanė ndodhur pas tentativave tė
mėparshme. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtete pėr tė rinjtė.
-
-
3. Njerėzit
suicidalė qartėsisht duan tė vdesin.
-
Ambivalenca ėshtė
njė tipar i dallueshėm i pacientit suicidal. Shumė nuk duan tė
vdesin, por thjesht kėrkojnė njė mėnyrė pėr ti shpėtuar njė
situate tė padurueshme.
-
-
4. Eshtė njė ide
e keqe ti pyesesh njerėzit nėse janė suicidalė. Tė folurit
rreth vetėvrasjes mund tju japė idenė qė ata duhet tė vrasin
veten.
-
Njerėzit mund tė
mendojnė qė nuk ėshtė e sigurt qė tė flasėsh pėr vetėvrasjen me
dike qė ėshtė duke e konsideruar kėtė. Nė tė kundėrt, tė folurit
do ti ndihmoje ata tė merren me ato ēėshtje tė rėnda tė
pėrfshira dhe pėr tė shpėrndarė tensionin.
-
-
5. Nėse njė
person i depresuar ose suicidal ndjehet mė mirė kjo zakonisht
nėnkupton qė problemi ka kaluar.
-
Nėse dikush qe ka qenė depresiv ose suicidal befas shfaqet i
lumtur, mos supozoni se rreziku ka kaluar.
-
Nje person, qė ka vendosur tė vrasė veten, mund tė ndjehet mė
mire ose tė ketė njė ndjenjė ēlirimi pas marrjes sė vendimit.
Gjithashtu, njė person shumė depresiv mund tė mos ketė energjinė
e duhur pėr ti zbatuar mendimet e tyre suicidale. Sapo ata
fitojnė energjitė, ata mund ta kryejne atė.
-
-
6. Tė rinjtė janė
mė tė rrezikuarit pėr tė vrarė veten.
-
Meshkujt e moshės 18-24 vjeē i pėrkasin grupit me shkallėn mė tė
lartė tė rritjes sė vetėvrasjes, por meshkujt e vjetėr janė mė
tė rrezikuarit pėr tė vrarė veten.
-
-
7. Njerėzit tė
cilėt flasin pėr vetėvrasjen nuk do ta bėjnė kurrė kėtė. Ata qė
vrasin veten normalisht nuk flasin pėr kėtė, por thjesht e bėjnė
atė.
-
Shumica e njerėzve ose flasin ose bėjnė diēka pėr tė treguar se
kanė ndėrmend tė vrasin veten. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė
fajėsoni veten se nuk e keni vėnė re diēka tė tillė.
-
Shenja paralajmeruese te sjelljes suicidale
-
-
Vetėvrasja rrallė
ndodh si rezultat i njė vendimi tė momentit. Nė ditėt dhe orėt
qe i paraprijnė vetėvrasjes, zakonisht ka disa shenja
paralajmėruese.
-
Shenjat mė tė forta dhe mė shqetėsuese janė ato verbale.
Shprehjet Nuk mund ta shtyj me, Asgje nuk ia vlen mė ose Po
mendoj ti jap fund etj duhen marrė gjithnjė seriozisht.
-
-
Shenja tė tjera
paralajmėruese pėrfshijnė: tė qėnit i depresuar ose i tėrhequr;
sjellje frenetike; vėnia e gjėrave nė rregull dhe falja e
gjėrave tė ēmuara; shfaqja e njė ndryshimi tė dukshėm nė sjellje,
qėndrime dhe paraqitje; abuzimi me drogat ose alkolin; vuajtja
nga njė humbje e madhe ose njė ndryshim jetėsor.
-
-
Lista e mėposhtme
jep shembuj te tjerė, tė cilat mund tė pėrbėjne shenja qė dikush
ėshtė duke menduar pėr vetėvrasje. Sigurisht, nė pjesėn mė tė
madhe tė rasteve, kėto situata nuk ēojnė nė vetėvrasje. Por, nė
pėrgjithėsi, sa mė tepėr shenja shfaq njė njeri aq mė i lartė
ėshtė rreziku i vetėvrasjes.
-
-
Situata
precipituese: histori familjare suicidi ose violence; abuzim
seksual ose fizik; vdekja e njė anėtari tė familjes ose e njė
shoku tė ngushtė; divorc ose ndarje, pėrfundimi i njė
marrdhėnieje; dėshtim nė performancėn akademike, afrimi i
provimeve, rezultatet e provimeve; humbja e punes, probleme ne
punė; pritja njė vendimi ligjor; i sapoburgosuri ose ai/ajo nė
pritje tė lirimit
-
-
Sjellje: tė qara;
zėnka; shkelje e ligjit; impulsivitet; vetė-lėndime; shkrime mbi
vdekjen dhe vetėvrasjen; sjellje suicidale tė mėparshme; sjellje
ekstreme; ndryshime nė sjellje; ndryshime fizike; mungesė
energjie; stile tė shqetėsuara gjumi fle shumė ose pak;
mungesė oreksi; humbje ose fitim nė peshė i papritur; rritje e
sėmundjeve minore; ndryshime tė interesit seksual; ndryshime tė
papritura nė paraqitje; humbje interesi pėr paraqitjen
-
-
Mendime dhe
Emocione: mendime suicidi; vetmi mungesė mbėshtetjeje nga
familja ose miqtė; refuzim, tė ndjerit i marxhinalizuar;
dėshpėrim ose ndjenjė faji e thellė; jo nė gjendje tė shohė
pėrtej njė fokusi tė ngushtė; ėndrra me sy hapur; ankth dhe
stress; pafuqishmėri; humbje e vetė-vlerėsimit
-
-
Si tė ndihmojmė njė tė afėrm suicidal
-
-
Nėse dikush
ndjehet i depresuar ose suicidal, regimi ynė i parė ėshtė
pėrpjekja pėr tė ndihmuar. Ne ofrojmė kėshilla, ndajmė
eksperiencat tona, pėrpiqemi tė gjejmė zgjidhje.
-
-
Ne do tė bėnim mė
mirė tė tregoheshim tė qetė dhe tė dėgjonim. Njerėzit tė cilėt
ndjehen suicidalė nuk kanė nevojė pėr pėrgjigje apo zgjidhje.
Ata kanė nevojė pėr njė vend tė sigurt ku tė shprehin frikėrat
dhe ankthet e tyre, tė jenė vetėvetja.
-
-
Tė dėgjosh
vėrtet tė dėgjosh nuk ėshtė e lehtė. Ne duhet tė kontrollojmė
nxitjen pėr tė thėnė diēka- pėr tė bėrė njė koment, pėr tė
shtuar njė histori ose pėr tė ofruar njė kėshillė. Ne duhet tu
vemė veshin jo vetėm fakteve qė personi na tregon, por edhe
ndjenjave qė fshihen pas tyre. Ne kemi nevojė ti kuptojmė
gjėrat nga perspektiva e tyre, jo nga e jona.
-
-
-
Pėr ēfarė kanė
nevojė njerėzit qė ndjehen suicidalė?
-
-
Pėr dikė qė ti
dėgjojė. Pėr dikė qė do harxhoje kohė pėr ti dėgjuar. Pėr dikė
qė nuk do ti gjykojė, nuk do tė japė kėshilla apo opinione, por
qė do ti kushtojė vėmendjen ekskluzive.
-
-
Pėr dikė tė cilit
ti besojė. Pėr dikė qė do ti respektojė dhe nuk do pėrpiqet
ti drejtojė. Pėr dikė qė do tė trajtojė gjithshka me konfidencė
tė plotė.
-
-
Pėr dikė i cili
pėrkujdeset. Pėr dikė qė ėshtė nė dispozicion, qė e bėn personin
tė ndjehet rehat dhe tė flasė qetėsisht. Pėr dikė qė e qetėson,
e pranon dhe e beson.
-
-
Ēfarė nuk duan njerėzit qė ndjehen suicidalė ?
-
-
Tė jenė vetėm.
Refuzimi mund ta bėjė problemin tė duket 10 herė mė i keq. Tė
kesh dikė tė cilit ti drejtohesh pėrbėn tėrė diferencėn. Vetėm
dėgjoni.
-
-
Tu japėsh mend.
Leksionet nuk ndihmojnė. As sugjerimet pėr tu ēelur apo ndonjė
qetėsim i lehtė se ēdo gjė do tė shkojė mirė. Mos analizoni,
krahasoni, kategorizoni apo kritikoni. Vetėm dėgjoni.
-
-
Tė merren nė
pyetje. Mos ndryshoni subjektin, mos shprehni keqardhje apo
denigroni. Tė flasėsh pėr ndjenjat ėshtė e vėshtirė. Njerėzit qe
ndjehen suicidalė nuk duan tė shtyhen apo tė vihen nė mbrojtje.
Vetėm dėgjoni.
-
-
-
*Psikologe,
Qendra Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumės dhe Torturės
|
|