|
08
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (07.10.2005)
I dėrguari i
posaēėm i OKB-sė nė Kosovė, Kai Eide, nė raportin qė i dorėzoi
Sekretarit tė Pėrgjithshėm Kofi Annan shprehej se ka ardhur koha pėr
hapjen e procesit tė statusit tė Kosovės. Nė raportin e zotit
Eide, u bazua zoti Anann pėr ti sugjeruar Kėshillit tė Sigurimit qė
tė autorizojė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės:
Zoti Eide thotė se megjithėse nė Kosovė mbetet ende shumė punė pėr
tė bėrė, kushtet janė tė pranueshme pėr tė filluar bisedimet pėr
statusin. Sipas tij asnjėherė mund tė mos jetė momenti i pėrkryer
pėr bisedimet pėr kėtė ēėshtje e cila do tė vazhdojė tė jetė shumė
delikate politikisht, por zoti Eide thekson se njė vlerėsim i
pėrgjithshėm tė sjell nė pėrfundimin se procesi duhet tė fillojė. Ai
paralajmėron se tani qė ėshtė hyrė nė rrugėn e shpresės nuk mund tė
lejohet mė njė rikthim tek amullia e mėparshme.
Zoti Eide thotė se Kosova ka hyrė nė njė periudhė tė re tė njė
zhvillimi dinamik dhe se procesi politik ka hyrė nė njė rrugė
gjithnjė e mė energjike. Ky proces sipas tij hap perspektivėn pėr
procesin e statusit.
Pėrsa u takon standardeve, soti Eide vlerėson se pėrparimi nuk ka
qenė njėlloj nė tė gjitha drejtimet.
Ai
thotė se ėshtė urgjente qė tė shėnohet pėrparim nė zbatimin e
mėtejshėm tė standardevem por shton se nuk ka gjasa qė shtyrja e
procesit tė statusit tė sjellė nė rezultate tė mėtejshme dhe tė
prekshme.
Ai
paralajmėron qė tė mos hiqet vėmendja nga standardet pėr shkak tė
statusit. Ai thekson nevojėn qė procesi tė zhvillohen nė njė kohė
kur komuniteti ndėrkombėtar ka ende njė prani tė konsiderueshme nė
Kosovė. Megjithatė ai thotė se nuk duhen vendosur afate artificiale
pėr pėrcaktimin e tij.
Zoti Eide vlerėson rolin qė ka luajtur deri tani UNMIK-u, por thotė
se pesha e rolit tė tij tani po bie. Zoti Eide thotė se meqė Kosova
ėshtė nė Evropė, Bashkimi Evropian duhet tė luajė nė tė ardhmen
rolin kryesor atje, pasi do tė ketė ndikimin e duhur dhe mund tė
ofrojė perspektivėn e integrimit.
Statusi pėrfundimtar duhet tė shoqėrohet nga shprehja e qartė e
komunitetit ndėrkombėtar e vendosmėrisė pėr tė vazhduar praninė, pėr
tė mbėshtetur procesin, si edhe rezultatin. BE-ja duhet tė rrisė
praninė nė terren dhe kur tė pėrcaktohet statusi, duhet ta rrisė
kėtė rol. Edhe NATO-ja duhet tė vazhdojė praninė dhe prania
amerikane nė KFOR do tė jetė thelbėsore pėr tė treguar qartė se
angazhimi amerikan vazhdon. Ai thotė gjithashtu se edhe OSBE-ja
duhet tė ketė rolin e saj nė terren.
Zoti Eide e sheh suksesin nė drejtim tė kuadrin e konsolidimit tė
institucioneve, pėrfshirė pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe tė
drejtėsisė, si edhe nė nivelet lokale.
Zoti Eide e vė theksin gjithashtu edhe tek transferimi i
kompetencave, por tėrheq vėmendjen se zhvillimi i institucioneve
minohet nga njė prirje e fortė mes politikanėve pėr ta konsideruar
veten pėrgjegjės para partive tė tyre politike, nė vend qė tė
ndjehen pėrgjegjės para publikut tė cilit i shėrbejnė. Ai thotė se
pėr kėtė arsye emėrimet shpesh bėhen mbi bazat e lidhjebe politike
dhe klanore dhe jo aftėsive.
Nė
raport thuhet se serbėt e Kosovės kanė vendosur tė mos marrin pjesė
nė institucionet politike dhe tė mbajnė struktura. Ai thotė se
shqiptarėt nuk kanė bėrė pėrpjekjet e mjaftueshme pėr ti pėrfshirė
ata, por shton se do tė ishte nė interesin e serbėve tė merrnin
rolin e tyre politik.
Pėrsa i takon ekonomisė, zoti Eide thotė se ėshtė arritur sukses,
por gjithsesi gjendja nuk lė vend pėr shumė optimizėm, duke qenė se
papunėsia ėshtė e lartė dhe varfėria po ashtu. Por ai thekson se
fillimi i procesit tė statusit do tė ndikonte pozitivisht edhe nė
pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike.
Zoti Eide pėrmend problement me vendosjen e rendit dhe thekson se
gjyqėsori konsiderohet institucioni mė i dobėt. Ai thotė se qeveria
nuk ka marrė masat e duhura pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe
korrupsionin.
I
dėrguari i posaēėm thotė se pakėsimi qė po i bėhet pranisė sė
gjykatėsve dhe prokurorėve ndėrkombėtare ėshtė i parakohshėm dhe
duhet rimarrė menjėherė nė konsideratė.
Zoti Eide e sheh tė zymtė gjendjen pėrsa i takon ndėrtimit tė njė
shoqėrie shumė-etnike. Ai sugjeron qė udhėheqėsit e Kosovės dhe
komuniteti ndėrkombėtar tė marrin masa urgjente pėr ta pėrmirėsuar
kėtė gjendje.
Ai
thotė se pėr tė rregulluar situatėn krimet duhet tė luftohen mė me
forcė, por nga ana tjetėr Beogradi duhet tė heqė dorė nga komentet
tensionuese qė mund tė ndikojnė edhe mė shumė.
|