|
08
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (07.10.2005)
Intervistoi Isabela Ēoēoli
, Uashington
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, thotė
se do ti rekomandojė Kėshillit tė Sigurimit se bisedimet pėr tė
ardhmen e Kosovės duhet tė fillojnė shumė shpejt. Zoti Annan u tha
gazetarėve nė Bernė tė Zvicrės, se ēėshtja autonomi apo pavarėsi pėr
Kosovėn do tė shtrohet pėr diskutim. Ai tha se do ti dėrgojė sot
(7 tetor) rekomandimet e tij pėr kėtė ēėshtje Kėshillit tė
Sigurimit.
Administratori i Kosovės, Soren Jesen-Petersen, shprehu besimin se
bisedimet do tė fillojnė nga fundi i vitit. I dėrguari i posaēėm i
OKB-sė, diplomati norvegjez, Kai Eide, i dorėzoi zotit Annan tė
martėn (4 tetor) raportin mbi situatėn nė Kosovė. Kolegia jonė
Isabela Ēoēoli bisedoi dje me ligjvėnėsin amerikan, Eliot Engel
lidhur me kėtė zhvillim, gjatė njė interviste pėr disa ēėshtje
shqiptare.
Zėri i Amerikės:
Kongresmen Engel, diplomati norvegjez Kai Eide i dorėzoi Sekretarit
tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, raportin lidhur
me standardet pėr Kosovėn. Zoti Annan tha se mund tė rekomandonte
fillimin e bisedimeve pėr statusin. Si e prisni ju kėtė deklaratė?
Eliot Engel:
Mė gėzon shumė kjo deklaratė, pasi bisedimet pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė kishin filluar shumė kohė
mė parė. Megjithatė, mė mirė vonė se kurrė. Unė e kam thėnė pėr
vite me radhė se nuk ka alternativė tjetėr veē pavarėsisė sė
Kosovės.
Komuniteti ndėrkombėtar nuk do qė tė qendrojė nė Kosovė pėrgjithmonė
dhe as nuk do qė ajo tė mbetet protektorat ndėrkombėtar. Kosova nuk
mund ti kthehet kurrė mė Serbisė dhe tė administrohet nga
Beogradi. Populli i Kosovės nuk mund ta pranojė kurrė kėtė.
Pra, e vetmja alternativė ėshtė pavarėsia dhe sa mė shpejt qė tė
njihet ajo, aq mė mirė do tė ishte. Unė kurrė nuk e kam mbėshtetur
idenė standardet para statusit, sepse kam bindjen se kjo ėshtė njė
mėnyrė pėr tė penguar vetėqeverisjen nė Kosovė.
Zėri i Amerikės:
Ju
jeni njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė pavarėsisė sė
Kosovės. Natyrisht qė kjo ėshtė diēka qė shqiptarėt e dėshirojnė,
por janė diskutuar edhe variante tė tjera nė forume tė ndryshme.
Serbėt kėrkojnė autonomi tė zgjeruar, por jo pavarėsi. Ministri i
jashtėm i Shqipėrisė ka hedhur idenė e njė pavarėsie tė kushtėzuar.
A shikoni ju ndonjė zgjidhje tjetėr qė do tė ishte e pėrshtatshme
pėrveē pavarėsisė?
Eliot Engel:
Jo. Nė qoftė se pavarėsi e kushtėzuar do tė
thotė se pavarėsia ėshtė e padiskutueshme, por po punohet pėr
kushte ideale, kjo ėshtė e pranueshme. Por nė qoftė se ideja e
pavarėsisė sė kushtėzuar do tė ishte njė justifikim pėr ta penguar
pavarėsinė, justifikim pėr ta vonuar atė, duke vėnė standarde nga mė
tė ndryshmet qė ėshtė e pamundur tė pėrmbushen plotėsisht, unė jam
kundėr saj.
Zgjidhja mė e mirė do tė ishte tė caktohej njė datė dhe pavarėsia e
Kosovės tė shpallej nė atė datė. Dua tė theksoj se kur flas pėr
pavarėsi, unė kam parasysh gjithė Kosovėn, jo njė Kosovė tė ndarė
apo tė copėtuar. Mitrovica nuk mund tė jetė njė qytet i ndarė.
Kufijė e Kosovės nuk mund tė ndryshojnė, se kjo do ti hapte rrugėn
ndryshmit edhe tė shumė kufijve tė tjerė, si pėr shembull shkėputja
nga Serbia e Luginės sė Preshevės. Kosova duhet tė qendrojnė 100%
ashtu siē ėshtė dhe duhet tė jetė e pavarur. Asnjė zgjidhje tjetėr
nuk ėshtė e pėrshtatshme dhe kjo duhet shprehur qartė e prerė. Por,
pavarėsia ka edhe pėrgjegjėsitė e veta.
Unė
e kam theksuar edhe shumė herė tė tjera se ėshtė detyrim i shumicės
qė tė respektojė tė drejtat e pakicave. Serbėt e Kosovės nuk mund
tė jetojnė nė enklava tė vogla dhe tė ndjehen tė kėrcėnuar pėr jetėn
e tyre nėse dalin prej andej. Por njė shtet i pavarur duhet
patjetėr tė lejohet tė drejtojė punėt e veta. E vetmja zgjidhje
ėshtė shteti plotėsisht i lirė dhe i pavarur i Kosovės.
|