|
07 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (06.10.2005)
Armand Mero
Nė
Shqipėri policia mundi sot tė arrestojė Frederik Durdėn, tė
burgosurin pėr trafik ndėrkombėtar droge, i cili u arratis dje nga
njė spital nė kryeqytet.
Kapja e tij brenda njė kohe shumė tė shkurtėr u ndihmua nga shuma e
madhe prej 100 mijė dollarėsh qė Ministria e Drejtėsisė kishte vėnė
nė dispozicion. Pėr kėtė ēėshtje janė arrestuar tre punonjėsit e
burgut tė Peqinit qė shoqėronin dje Durdėn, janė shoqėruar 5 persona
qė e kanė ndihmuar dhe strehuar atė si dhe janė shkarkuar dy zyrtarė
tė Administratės sė Burgjeve.
Nuk
ka zgjatur as 24 orė liria pėr Frederik Durdėn, njė nga tė
burgosurit e procesit mė tė rėndėsishėm tė Drejtėsisė shqiptare pėr
trafikun ndėrkombėtar tė drogės. Njė informatė e dhėnė pas joshjes
nga njė shumė prej 100 mijė dollarėsh e ka ēuar policinė drejt e nė
banesėn ku Durda ishte fshehur. Ai u gjet nė njė apartament nė njė
lagje jo larg maternitetit tė kryeqytetit prej nga ai mundi tė
arratisej dje ndėrsa kishte shkuar tė vizitonte bashkėshorten e tij.
Nė
operacionin pėr arrestimin e Durdės rreth orės 9.30 tė mėngjesit tė
sotėm, siē njoftoi Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Bajram Ibraj,
u angazhuan forcat e policisė sė Tiranės dhe ato tė njėsive speciale
tė Reneas. Qė nga momenti i arratisjes tė tė burgosurit policia
kishte ngritur postoblloqe tė shumta dhe kishte shpėrndarė menjėherė
foton e tij nėtė gjtha pikat e kalimit kufitar. "Bazuar nė tė
dhėnat e grumbulluara nė rrugė operative nga strukturat e policisė
mbi vendndodhjen e kėtij shtetasi, mngjesin e ditės sė sotme u
organizua operacioni pėr kapjen e tij. Shtetasi Frederik Durda u
gjet i strehuar nė banesėn e shtetasit Skėnder Perloshaj nė lagjen
Ali Demi" shpjegoi Ibraj.
Krahas Durdės nė polici ėshtė shoqėruar pronari i banesės ku Durda u
gjet i fshehur poshtė njė krevati. Po ashtu janė shoqėruar dhe katėr
persona tė tjerė qė u gjetėn nė banesė nė momentin e operacionit tė
policisė. Nė pranga kanė pėrfunduar ndėrkohė qė prej ditės sė
djeshme tre punonjėsit e burgut tė Peqinit tė cilėt e shoqėruan atė
nė Tiranė, ndėrsa Ministria e Drejtėsisė njoftoi sot se ka shkarkuar
nga puna drejtorin e Burgut tė Peqinit si dhe Drejtorin e
poėrgjithshėm tė Policisė sė Burgjeve.
Frederik Durda, i dėnuar me 16 vjet burg, ishte njė ndėr figurat
kryesore tė njė organizate qė merrej me trafikun ndėrkombėtar tė
Kokainės nga Kolumbia pėr nė Europė. Ai u arrestua nė shkurt tė
vitit 2001 sė bashku dhe me njė nga zyrtarėt e lartė tė Prokurorisė
sė Pėrgjithshme Sokol Kociu.
|