|
07 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (06.10.2005)
Linda Karadaku-Ndou
Zėri i
Amerikės:
Zoti Shala, ju
sot ishit nė takim me zotin Rugova dhe me delegacionin qė do tė
pėrfaqėsojė Kosovėn nė negociatat pėr statusin e saj pėrfundimtar.
Cila do tė jetė platforma e kėtyre bisedimeve?
Blerim Shala:
Mendoj qė qėndrimi i palės kosovare ėshtė fare i qartė. Ėshtė thėnė
nga tė gjithė liderėt tonė, qė ishin sot edhe nė mbledhjen e
delegacionit tė Kosovės, pra qėndrimi i kosovarėve ėshtė qė
pavarėsia duhet tė realziohet gjatė vitit tė ardhshėm dhe tė njihet
ndėrkombėtarisht, kėshtu qė shpresojmė qė nė 1 janar tė vitit 2007,
Kosova tė jetė anėtare fuqiplotė e Kombeve tė Bashkuara.
Tė gjitha materialet, tė gjitha propozimet, dokumentet qė do tė
pėrgatiten prej nesh e tė cilat do tė jenė pjesė pėrbėrėse e
platformės negociatore, do tė kenė si pikėnisje dhe pikėmbėrritje
pėr pavarėsinė e Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Atėherė, ēfarė do tė negociohet, pėr ēfarė ēėshtjesh specifike do
tė negociohet?
Blerim Shala:
Kemi tė bėjmė me njė sėrė problemesh, me njė sėrė ēėshtjesh, tė
cilat janė pjesė pėrbėrėse e akomodimit tė pavarėsisė sė Kosovės nė
kėtė rajon ku jemi sot dhe akomodimit tė brendshėm tė pavarėsisė sė
Kosovės. Ēfarė do tė thotė kjo, ne duhet tė pėrgatisim kushtetutėn e
njė shteti liberal demokratik, ku tė drejtat e tė gjithė qytetarėve,
duke pėrfshirė dhe tė komunitetit nė pakicė, duhet tė jenė tė
respektuara. Kosova duhet tė jetė shembull stabiliteti nė rajon.
Duhet tė ketė stabilitet dhe qėndrueshmėri tė brendshme edhe nė
aspektin ekonomik, duhet tė kontribuojnė pėr stabilitetin e rajonit,
duhet ti njohė kufijtė e tė gjitha shteteve nė rajon dhe nė kėtė
aspekt, ta japė kontributin e saj, qė i gjithė rajoni ti
bashkėngjitet Bashkimit Evropian dhe paktit tė NATO-s.
Zėri i
Amerikės:
Ēfarė vendi do
tė zerė nė kėtė platformė negociatore ajo qė Kosova i ofron
pakicave, veēanėrisht pakicės serbe?
Blerim Shala:
Mendoj qė ju e dini qė ėshtė bėrė njė pėrvojė mjaft e mirė nė tri
vitet e kaluara pėrsa i pėrket pakos sė standarteve pėr Kosovėn, tė
cilat u transformuan prej standarteve para statusit nė standarte dhe
status, shumė elemente qė janė nė kėtė program janė tė mirėseardhura
dhe nė periudhėn e ardhshme me siguri qė do tė shtohen edhe ēėshtje
tė tjera.
Kemi tė bėjmė edhe me adresimin e disa ēėshtjeve specifike siē janė
kishat, manastiret, trashėgimia kulturore dhe shumė ēėshtje tė
tjera; por duhet ta dimė tė gjithė ne, qė Kosova pėrveēse duhet tė
jetė shtet funksional nė aspektin e njohjes ndėrkombėtare, duhet tė
jetė shtet funksional edhe pėrsa i pėrket funksionimit tė pushtetit
tė saj.
Prandaj kushtetuta e Kosovės do tė garantojė qė nuk do tė ketė
kurrfarė konflikti interesash midis pushtetit qėndror dhe pushtetit
lokal dhe nė kėtė kontekst mendoj qė mund tė pėrgatisim njė
kushtetutė shumė tė mirė.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Shala,
Serbia vazhdon tė theksojė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e
papranueshme tė, ndėrkohė qė pėr shqiptarėt e Kosovės, siē ėshtė
thėnė, pavarėsia ėshtė ēėshtje e panegociueshme. Ēfarė lloj
kompromisi do tė mund tė gjendet midis dy qėndrimeve diametralisht
tė kundėrta?
Blerim Shala:
Mendoj qė, edhe presidenti Rugova e tha sot qė kompromisi pėr
Kosovėn ėshtė pavarėsia e saj, duke ditur kontekstin historik,
zhvillimet politike dhe historike nė vend gjatė 15 vjetėve tė
fundit.
Pėrsa i pėrket Serbisė, e dini fare mirė qė bashkėsia ndėrkombėtare
ka thėnė nė mėnyrė shumė tė qartė qė ajo nuk ka tė drejtė tė vetos
nė kėtė proces. Ajo ka interesa pėrsa i pėrket akomodimit tė pakicės
serbe nė Kosovė dhe raporteve fqinjėsore; shpresojmė se edhe Kosova
do tė jetė shumė e interesuar qė tė ketė raporte tė mira me tė
gjitha fqinjėt e saj dhe nė kėtė kontekst ne mund tė respektojmė
interesat e saj legjitime edhe pėrsa i pėrket ēėshtjes sė kishave,
manastireve dhe ēėshtjeve tė tjera.
Por pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje qė do tė negociohet as
midis nesh edhe bashkėsisė ndėrkombėtare sepse mendoj qė edhe nė
bashkėsinė ndėrkombėtare siē e dini, shenjat janė fare tė qarta qė
pikėpamja e cila mbizotėron ėshtė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė
zgjidhja mė e mirė. Ju kujtoj qė zoti Solana para disa ditėsh tha qė
ēelėsi pėr statusin e Kosovės do tė jetė ēfarė ndikimi do tė ketė ai
status nė stabilitetin e rajonit.
Kur i dimė tė gjitha opsionet e mundshme pėr statusin e Kosovės
mendoj qė tė gjithė sė bashku mund tė konkludojmė qė pikėrisht
pavarėsia e Kosovės me kufijtė e njohur nga kushtetuta e vitit 1974
ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr stabilitetin e rajonit dhe pėr vetė
qytetarėt e Kosovės.
|
|