|
07
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (06.10.2005)
Ilirian Agolli
Parlamenti shqiptar diskutoi sot me shqetėsim pėr situatėn e
vėshtirė energjetike qė po kalon vendi kėto ditė tė para tė tetorit,
kur shirat e rrėmbyer nuk kanė dhėnė asnjė pėrmirėsim tė rezervave
ujore nė hidrocentralet e mėdhenj mbi lumin Drin.
Gjatė njė seance tė hapur pėr ēdo diskutim, shumė nga deputetėt
shprehėn pakėnaqėsinė e tyre pėr reduktimet e ndjeshme qė po bėhen
nė furnizimin me energji tė zonave tė tyre zgjedhore, tė cilat nė
disa qytete e fshatra shkojnė deri nė 14 orė nė ditė. Ata kėrkuan
zgjidhje tė shpejtė tė situatės, ndėrkohė qė dimri ėshtė nė prag,
dhe vendi rrezikon pėrsėri tė zhytet nė njė krizė tė re energjitike,
e ngjashme me atė tė 2-3 vjetėve mė parė.
Disa deputetė qė janė edhe specialistė tė inxhinierisė dhe
energjetikės, pohuan se kjo gjendje nuk mund tė kalohet me importime
tė pjesshme nga vendet fqinje, por nevojitet njė menaxhim mė i mirė
i punės nė Korporatėn Elektro - Energjetike, si edhe i rezervave nė
hidrocentrale.
Qeveria vendosi tė blejė me urgjencė energji elektrike nga Bullgaria
e Rumania, ndėrkohė qė disa tenderė pėr blerje energjie kanė
dėshtuar muajt e fundit, dhe kur rezervat ujore nė hidrocentralet tė
mėdhenj nė veri mbi lumin Drin sa vjen e keqėsohen, duke shkuar
drejt minimumit.
Deputetėt e opozitės kritikuan vendimin e qeverisė pėr tė blerė
energji pa tender ndėrkombėtar, duke theksuar nga ana tjetėr se, qė
nga qershori kur gjendja ishte e mirė, ka patur njė keqmenaxhim tė
burimeve energjetike, dhe liqenet e hidrocentraleve janė zbrazur
ndjeshėm.
Nė
fakt, megjithė ndonjė pėrmirėsim tė pėrkohshėm, sistemi energjetik i
vendit vuan prej afro njė dekade nga keqmenazhimi i burimeve ujore
nė hidrocentrale, nga humbjet e mėdha tė energjisė nė rrjet si dhe
nga mospagimi i faturave tė prapambetura tė energjisė sė konsumuar
nga popullata.
|