|
07 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (06.10.2005)
Besim Abazi
Qeveria e Kosovės dhe Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės
janė pajtuar sot qė ti jepet fund grevės sė mbi 30 mijė punonjėsve
tė arsimit dhe tė shėndetėsisė. Por ky vendim ende nuk ėshtė pranuar
nga Sindikatat e Bashkuara tė Arsimit, Shkencės e Kulturės sė
Kosovės.
Zėvendėskryeministri i Kosovės Adem Salihaj tha sot se marrėveshja e
nėnshkruar nga ai vetė si dhe shefat e Bashkimit tė Sindikatave dhe
Kėshillit Grevist, parasheh ndėrmarrjen e disa veprimeve nga ana e
qeverisė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e punonjėsve tė kėtyre
sektorėve.
Ai
tha se qeveria do tė fillojė zbatimin e pjesshėm tė kontratės
kolektive si dhe do tė shqyrtojė sėrish ēėshtjen e nivelizimit tė
pagave pėr punonjėsit e arsimit ndėrsa pėr ata tė shėndetėsisė tė
mundėsojė financimin nga tė hyrat vetanake.
Tė
gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me pagat do tė shqyrtohen nga
komisione tė pėrbashkėta tė qeversiė, Sindikatave si dhe mekanizmave
ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Zyrtarė tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura thanė se marrėveshja
tashmė e pranuar me qeverinė, nuk pėrmbushė nė tėrėsi kėrkesat e
tyre, por paraqet njė ofertė tė mirė dhe shpresė pėr ndryshim tė
gjendjes, prandaj ata e shpallin tė mbyllur grevėn e filluar tė
hėnėn.
Por, me kėtė vendim nuk janė pajtuar zyrtarėt e sindikatės sė
bashkuara tė arsimit tė cilėt kėrkojnė pėrmbushje tė plotė tė
kėrkesave tė tyre.
|