|
-
Prishtinė, 7 shtator 2005 /TN
/QIK -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka pritur dje nė orėt e
pasditės nė rezidencėn e tij ministrin sllovak Eduard Kukan dhe
ka kėrkuar njohjen direkte tė pavarėsisė sė Kosovės.
"Unė insistoj pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės
nga Unioni Evropian, nga Shtetet e Bashkuara, qė do ta qetėsonte
kėtė pjesė tė Evropės dhe botės", ka thėnė Presidenti Rugova.
-
-
Ai ka shtuar se me pavarėsinė Kosova
do tė kishte njė zhvillim mė tė madh ekonomik. "Njė Kosovė e
integruar nė NATO, nė Bashkimin Evropian dhe nė miqėsi
permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke mbrojtur tė
gjitha minoritetet dhe qytetarėt e Kosovės".
-
Ndėrkaq, ministri sllovak Kukan ka thėnė se Sllovakia do tė jetė
aktive gjatė bisedimeve tė ardhshme pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės. Ai theksoi se negociatat e ardhshme kanė rėndėsi tė
madhe pėr popullin e Kosovės, pėr shtetet e rajonit dhe pėr
dimensionet mė tė gjera evropiane.
-
Ndėrkaq kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci nė takimin qė
pati me ministrin e Punėve tė Jashtėm tė Sllovakisė, Eduar
Kukan, ka theksuar se liderėt politikė dhe institucional tė
Kosovės janė tė vendosur pėr realizimin e pavarėsinė sė vendit.
Ai ka ripėrsėritur qėndrimin se ēėshtja e statusit tė Kosovės
ėshtė e panegociueshme, por se mund tė bisedohet rruga e
realizimit tė pavarėsisė.
-
Duke folur pėr liritė e tė drejtat e minoriteteve, Daci ka
pohuar se serbėt nė Kosovė, me vetėm pesė pėr qind tė
popullsisė, kanė edhe arsim universitar nė gjuhėn e tyre amtare.
Ai, ndėrkaq, ka pėrmendur se mbi 2O pėr qind tė territorit nuk
kontrollojnė as UNMIK , as Qeveria e Kosovės, por institucionet
paralele serbe tė mbėshtetura nga Beogradi.
-
Ministri i Jashtėm i Sllovakisė, Eduar Kukan, ka theksuar se
vendi i tij, si anėtar i Unionit Evropian ėshtė shumė i
interesuar pėr qėndrueshmėrinė e rajonit dhe tė mos pėrsėritėn
mė ngjarjet tragjike nė fundshekullin e kaluar.
-
Kukan e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci se Sllovakia do tė
hapė zyrėn e saj nė Prishtinė.
|
|