|
-
Vjenė,
7 tetor 2005 /TN /QIK
- Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu,
deklaroi nė Vjenė se vendi i tij mbėshtet pavarėsinė e Kosovės,
duke tėrhequr vėrejtjen qė tė mos kishte mė vonesa nė kėtė
drejtim. Kėto komente ai i bėri pas takimit me presidentin e
Austrisė, Heinz Fischer.
-
-
Zoti Moisiu tha se pavarėsia nuk
duhet tė paraqesė problem pėr askėnd pasi sipas tij sllovenėt
dhe kroatėt, "tė cilėt janė shumė mė tė afėrt me serbėt e
malazezėt nga pikėpamja gjuhėsore dhe kulturore fituan
pavarėsinė".
-
-
"Na duhet njė zgjidhje qė do
eleminonte ēdo problem nė tė ardhmen", tha Moisiu dhe shtoi se
prej 7 milionė shqiptarėve, nė Shqipėri jetojnė vetėm gjysma e
tyre, prandaj sipas tij kjo paraqet dėshmi se nė tė kaluarėn
shqiptarėt kanė pasur rol stabilizues nė Evropė.
-
-
Zoti Moisiu tha se Shqipėria ėshtė
faktor stabiliteti pėr gjithė rajonin, i cili deri para disa
vitesh ishte jostabil.
-
-
Presidenti austriak Fischer tha se
ėshtė nė interes tė Evropės qė pėr ēėshtjen e hapur tė Kosovės
tė gjendet njė zgjidhje e qartė qė do tė mbėshtetej nė
konsensus.
-
-
Ai mė tej tha se "nė demokraci duhet
tė arrihen zgjidhje qė do respektonin si interesat e shumicės
ashtu dhe ato tė pakicės."
-
I pyetur nga gazetarėt nėse Austria do mbante tė njėjtin qėndrim
si nė rastin e Turqisė dhe ndaj Shqipėrisė kur tė diskutohej
hapja e bisedimeve pėr anėtarėsi nė Bashkimin Evropian,
presidenti austriak theksoi se kėto raste nuk mund tė krahasohen
"kur dihet dallimi i madh nė numėr mes popullsisė sė Shqipėrisė
dhe asaj tė Turqisė."
|
|