|
-
06 tetor 2005
/ TN
-
-
Skėnder LIMANI
-
-
Ėshtė kafiteri interesante nė Prishtinė. Nė dukje tė parė, duket
sikur ato kafiteritė ku ti, thjeshtė, shkon aty pėr nja kafe ose
makiato, ku kalon pushimin e drekės ose ku e lexon gazetėn
ditore, aty ku shihesh me shokun ose shoqen, me tė dashurėn ose
dashurin, etj., etj. Po, Papilloni i ka tė gjitha kėto tipare tė
zakonshme tė njė kafiterie tė zakonshme, por prapė, ofron mė
shumė sesa njė vend pėr kafe e relaksim.
-
-
Pas kohės sė luftės edhe qytetin e Prishtinės e vėrshuan
refugjatė nga anembanė Kosova. Kėta njerėz e familje mund tė
thirren refugjatė sipas statusit tė menjėhershėm qė merret nė
momentin kur ndėrrohet vendbanimi.
-
-
Paskėtaj, ai qė ka ndėrruar vendbanimin ka nevojė pėr disa
mėsime tė pėrshtatjes nė vendbanimin e ri. Ka nevojė qė tė
njihet me rrethinėn, fqinjėsinė, pra, bashkėsinė e re nė
pėrgjithėsi.
-
-
Askush nuk ka pritur qė qyteti i Prishtinės tė vėrshohet aq
shumė nga ardhacakė nga pjesė tė tjera tė Kosovės. Natyrisht,
kėtu ndihma e pėrkohshme e vendosjes pėr shkak tė kushteve tė
vėshtira ekonomike nuk llogaritet. Ata kanė ardhur kėtu,
thjeshtė, pėr tė jetuar.
-
-
Askush kėtu nė Prishtinė nuk ka organizuar ndonjė orė mėsimi pėr
ardhacakėt e ri, qė tiu shpjegohen disa veti tė tė jetuarit nė
Prishtinė, tė mėnyrės sė tė jetuarit kėtu. Jo pse Prishtina
ėshtė qytet me kulturė tė zhvilluar dhe atė botėrore, por
thjeshtė, kėto mėsime tė zhvillohen e tė shėrbejnė pėr shkak tė
lehtėsimit tė komunikimit mes fqinjėve tė ri, pra, pėr shkak tė
lehtėsimit tė jetesės sė pėrbashkėt.
-
-
Ka
shumė thashetheme pėr Prishtinėn. Nuk ėshtė me rėndėsi nėse ato
janė tė vėrteta ose jo. Prishtina, pra qytetarėt e Prishtinės,
fajėsohen pėr tė gjitha, pėr ēkado qė dikujt i bie ndėrmend, si
pėr dėshtimet politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj.,
etj. Sillen thua se vetė qytetarėt e Prishtinės vendosin pėr tė
gjitha. E ndonjėherė ndodhesh nė njė situatė ku thua se e tėrė
Kosova ėshtė nga Prishtina. Kėdo qė e ndalon nė rrugė, si nė
Prishtinė, Pejė, Gjakovė, Gjilan etj., etj., do tė tė thotė se
ėshtė nga Prishtina. Sic!
-
-
Prishtina ėshtė vend i rok-end-rollit, muzikės, sportit,
politikės, kulturės nė pėrgjithėsi, sepse kėto gjėra janė pjesė
pėrbėrėse natyrore tė tė jetuarit nė kryeqytet. Vend ku beli i
shpalosur i femrave ėshtė pėrditshmėri, ku prostitucioni ėshtė
normal, kur sharja, mallkimi, vrasjet, plaēkitjet janė normale.
-
-
Vend ku fillon dhe mbaron zhvillimi i kulturės nė pėrgjithėsi.
Vend ku, tek e fundit, filloi edhe lufta pėr Kosovėn dhe mė pas
u pėrhap nė pjesė tė tjera tė Kosovės. Sė pari rok-en-rolli
ishte pėrhapėse e fuqishme e kėsaj ideje. Ajo qė nuk u arrit
pėrmes ēiftelisė u zėvendėsua lehtė nga kitara elektrike.
-
-
Prishtina ėshtė qytet qė asnjėherė nuk u qeverisė nga
Prishtinalitė. E ky ėshtė edhe mallkimi mė i madh i saj. Vend ku
ardhacakėt marrin rol aktiv nė vendimmarrje pėr Prishtinėn dhe
krejt Kosovėn.
-
-
Tė
shkruarit pėr Prishtinėn nuk pėrfundon asnjėherė. Por vendet si
Papilloni janė tė mirėseardhura sepse aty edhe ardhacakėt e rinj
qė vijnė pėr tė studiuar nė Prishtinė, e qė asnjėherė nuk
kthehen nė shtėpi tė tyre pėr tė zhvilluar bashkėsinė e tyre,
lehtė mund tė marrin mėsime pėr integrimin qė pastaj mė lehtė tė
integrohen mė tutje, p.sh. nė Bashkimin Evropian (BE).
-
-
Pse ne nga Prishtina do tė kemi gjithnjė kėtė rol?
|
|