|
-
Prishtinė,
6 tetor 2005
/TN /QIK - I vetmi kompromis pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia,
dhe ky ėshtė optimumi i gjithė shqiptarėve nė rajon, tha sot
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova pas takimit me Grupin
negociator pėr statusin, nė rezidencėn e tij nė Velani.
-
Presidenti Rugova takimin e quajti tė frytshėm, konstruktiv e
miqėsor, ndėrsa tha se kanė biseduar pėr planin operativ tė
funksionimit tė delegacionit tė Kosovės, pėr dokumentet e
ndryshme qė do tė aprovohen.
-
-
"Natyrisht do tė kem njė dozė tė
besueshmėrisė tė njė diskrecioni sepse ėshtė delegacion
shtetėror dhe pėr gjėra tė rėndėsishme do t'ju njoftojmė", tha
Presidenti. "Ne do tė vazhdojmė punėn mbi kėtė plan apo skicė tė
punės tė delegacionit tė Kosovės.
-
-
Pėrcaktimi ynė dhe vullneti politik
i popullit ėshtė pavarėsia e Kosovės, pra kėto biseda janė pėr
pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa unė edhe tė gjithė ne insistojmė
pėr njė njohje tė drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovė qė do
tė ishte edhe mė e lehtė sepse do ta qetėsonte popullin tonė
edhe kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės", u shpreh pas takimit
Presidenti Rugova.
-
-
Ai bėri tė ditur se Grupi, pėr ēdo
rast, po pėrgatitet, dhe se tė gjithė janė dakord qė nėse fillon
zgjidhja e statusit nė rrugė ndėrkombėtare, nėpėrmjet
negociatave, atėherė, delegacioni do tė jetė "i gatshėm, i aftė
dhe i pėrgatitur", ta udhėheqė Kosovėn drejt bėrjes sė
pavarėsisė.
-
-
Pyetjes nėse mund tė ketė kompromis
rreth statusit tė Kosovės, Presidenti Rugova u pėrgjegj nė
mėnyrė kategorike, duke thėnė: "Kompromis pėr Kosovėn ėshtė
pavarėsia e saj dhe ky ėshtė optimum i gjithė shqiptarėve nė
rajon, andaj nuk kemi kėrkuar njė bashkim me Shqipėrinė qė do tė
krijonte probleme tė reja. Prandaj njė Kosovė e pavarur do tė
qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės", nėnvizoi
Presidenti Rugova, duke ripėrsėritur bindjen e plotė se nuk ka
shteg tjetėr veē pavarėsimit tė vendit.
-
Ndėrkaq nė pyetje tjetėr nėse grupi do tė ketė platformėn pėr
bisedime, Presidenti ėshtė pėrgjigjur qartazi: "Ne platformen e
kemi dhe ajo ėshtė pavarėsia. Neve na duhet operacionalizimi i
punės sė kėtij grupi apo delegacionit tė Kosovės nėse do tė ketė
biseda pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tė ardhmen e Kosovės. Ne
insistojmė nė njohje tė drejtpėrdrejtė dhe ajo pakoja
pėrcjellėse qė do tė ketė pavarėsia e Kosovės", tha Presidenti
Rugova.
-
Kryekuvendari i Kosovės, Nexhat Daci, sukses mė tė madh e ka
quajtur qė Grupi Negociator, apo siē e quajti ai, pesėshja dhe
koordinatori i grupit, "janė absolutisht nė njė frekuencė".
-
"Ky delegacion i Kosovės do ta marrė mandatin nė parlamentin e
Kosovės dhe kufiri mė i ulėt siē e tha Presidenti ėshtė
pavarėsia e Kosovės", tha Daci. Ai theksoi se ēdo gjė do tė
rrjedhė nėpėrmjet Parlamentit, ndėrsa deputetėt do tė informohen
pėr punėn e delegacionit. Delegacioni do t'ia japė mendimet dhe
udhėzimet e veta koordinatorit, i cili pastaj mendimet
profesionale i sjell, dhe pas miratimit nga delegacioni i
Kosovės, ato bėhen publike edhe pėr parlamentin".
-
Lideri i PDK-sė Hashim Thaēi u shpreh se delegacioni i Kosovės
duhet tė prezantojė fuqinė politike tė partive politike nė
Kosovė, duke shtuar se ēdo dokument i delegacionit nė mėnyrė
konsensuale dhe me miratimin e Kuvendit tė Kosovės duhet tė
fuqizohet dhe tė institucionalizohet, dhe pastaj tė prezantohet
edhe nė raport me ndėrkombėtarėt.
-
"Besoj se javėn e ardhshme do tė jemi sė bashku edhe nė
parlamentin e Kosovė sashtu siē jemi zotuar se do ta ruajmė atė
unitet tė qėndrueshėm pėr rikonfirmimin e vullnetit tė
qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran", tha
Thaēi.
-
Ndėrkaq lideri i ORA-s, Veton Surroi tha se platforma e grupit
ėshtė e qartė. "E ka pikėnisjen, e ka pasur dhe do ta ketė pėr
pavarėsinė. Eshtė njė elaburim mė i gjatė, i cili ka konsensus
tė plotė dhe duhet tė paraqitet nė Kuvendin e Kosovės. Si i
tillė bėhet obligues pėr ēfarėdo procesi negociator", tha
Surroi.
|
|