|
-
Prishtinė,
6 tetor 2005 /TN /QIK
- Bisedimet pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės
duhet tė pėrfundojnė nė pajtim me vullnetin e popullit tė
Kosovės dhe me inkurajimin e paqes rajonale, ka deklaruar sot
ministri i Punėve tė Jashtme tė Sllovakisė, Eduard Kukan pas
takimit me kryeministrin e Kosovės Bajram Kosumi dhe shefin e
UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.
-
Gjatė takimit shefi i diplomacisė sllovake, z.Kukan, i ka ofruar
ndihmė kryeministrit Kosumi, nė ndėrtimin e sektorit financiar
dhe bankar.
-
Sipas kryeministrit Kosumi ēėshtja qė ėshtė disktuar me interes
tė veēantė, ėshtė ēėshtja e bisedimeve, fazėn e re nė tė cilėn
po hyn Kosova, pas dorėzimit tė raportit tė ambasadorit Eide.
"Biseduam pėr pikėpamjet tona dhe mundėsitė tona qė tė ecim dhe
tė pėrfundojmė kėtė proces me sukses, si dhe pėr angazhimin e
Qeverisė sė Sllovakisė nė kuadėr tė Bashkimit Evropian", tha
Kosumi.
-
-
Kryeministri pėrsėriti qėndrimin se
Qeveria e Kosovės dhe popullit tė Kosovės qė tė bisedojė me
bashkėsinė ndėrkombėtare pėr krijimin e shtetit tė Kosovės,
ndėrsa me Beogradin "pėr tė zgjidhur disa probleme qė janė
thelbėsore nė mes Kosovės dhe Serbisė, siē ėshtė ēėshtja e
minoritetit serb nė Kosovė, ajo e trashėgimisė kulturore,
fetare".
-
Kryeministri ėshtė shprehur pozitivisht ndaj ofertės sė
diplomatit sllovak pėr tė ndihmuar nė ngritjen e sistemit
finaciar dhe bankar tė Kosovės, sipas modelit tė Sllovakisė, qė
sipas informacioneve tė Kryeministrit, ajo ka njė prej sistemeve
mė tė pėrkryera financiare, jo vetėm nė rajon, por gati nė
gjithė Evropėn. "Ministri Kukan ofroi shėrbimin e mirė,
gatishmėrinė e ekspertėve sllovakė qė tė vijnė kėtu nė
bashkėpunim me Qeverinė e Kosovės qė tė ndihmojnė nė
perfeksionimin e sistemit financiar", tha Kosumi.
-
"Ofrova ndihmesėn e mundshme tė Sllovakisė nė ndėrtimin e
sektorit financiar dhe bankar nė Kosovė, pėr shkak se ne kemi
njė pėrvojė tė freskėt nė kėtė aspekt pas ndarjes sė
ish-Ēekosllovakisė", tha ministri sllovak Kukan.
-
Diplomati sllovak, tha se vendi i tij dėshiron qė tė jetė aktiv
nė rajonin e Ballkanit, i cili rajon ėshtė mesin e prioriteteve
tė diplomacisė sllovake, dhe se nė kėtė kontekst vendi i tij
dėshiron tė luajė njė rol nė zgjidhjen e situatės nė kėtė pjesė
tė Ballkanit.
-
Sllovakia, e cila ėshtė anėtare e BE-sė, pret qė nga njė janari
i vitit tė ardhshėm tė zgjedhet edhe anėtare e Kėshillit tė
Sigurimit tė OKB-sė. "Ky ėshtė shkaku, pse ėshtė shumė e
rėndėsishme pėr ne qė tė dimė dhe tė marrim sa mė shumė
informata qė ėshtė e mundshme, nė mėnyrė qė tė marrim njė
pozicion tė pėrgjegjshėm nė bisedimet e ardhshme", tha ai, duke
konfirmuar se ėshtė pėr njė zgjidhje proevropiane.
-
"Ne duam qė tė jemi tė inkuadruar nė kėto bisedime shumė serioze
qė duhet tė rezultojnė me kurajimin e stabilitetit nė rajon dhe
duhet tė jenė nė pajtim me vullnetin e popullit tė Kosovės", tha
ministri Kukan. Ai ka tėrhequr vėrejtjen se domosdoshmėrisht
duhet tė tregohet pėrgjegjėsi e lartė, sepse "ēėshtja qė duhet
tė zgjidhet mund tė ndikojė shumė nė situatėn nė kėtė rajon dhe
mund tė ketė konsekuenca edhe nė tėrė kontinentin e Evropės".
-
Shefi i diplomacisė sllovake fillimisht pati njė takim me
kryeadministratorin Soren Jesen Petersen, tė cilin e vlerėsoi tė
qėlluar, nė kohėn kur i duhet Kosovės.
-
Kukan tha se Sllovakia do tė jetė aktive gjatė bisedimeve tė
ardhshme pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, por siē tha,
ndėrkohė duhet tė merren parasysh shumė faktorė si dhe tė
respektohet vullneti i popullit, tha Kukan pas takimit me
Petersenit.
-
"Ne konsiderojmė se negociatat e ardhshme kanė rėndėsi tė madhe
pėr popullin e Kosovės, pėr vendet e rajonit dhe pėr dimensionet
mė tė gjera evropiane", tha Kukan.
-
Pyetjes direkte nėse Sllovakia e mbėshtet pavarėsinė e Kosovės,
Kukan u pėrgjegj duke thėnė se duhet respekuar vullnetin e
popullit. "Ne do tė jemi aktivė nė negociata dhe pas tyre
situata do tė jetė mė e qartė dhe mendoj se zgjidhja
pėrfundimtare duhet tė jetė e pranueshme nga tė gjithė. Ndryshe
nėse bėhet pa vullnetin e disa grupeve atėherė do tė krijojė
probleme potenciale nė tė ardhmen", u shpreh Kukan.
-
Petersen tha se BE do tė luajė njė rol tė madh dhe nė kėtė
drejtim edhe Sllovakia si anėtare e saj, prandaj edhe minsitrit
Kukan ėshtė bėrė nė kėtė kohė, tha Petersen.
-
Ministri i Jashtėm sllovak Eduard Kukan u takua edhe me
kryeparlamentarin Nexhat Daci, ndėrkaq pasdite takohet me
Presidentin Ibrahim Rugova.
|
|